FIFA 100 është një listë e futbollistit legjendar brazilian Pelé për futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave që jetojnë.
E prezantuar më 4 mars 2004 në një ceremoni gala në Londër të Anglisë, FIFA 100 ishte pjesë e festimeve të 100 vjetorit të themelimit të Fédération Internationale de Football Association (FIFA), organi qeverisës ndërkombëtar i futbollit.
Shifra 100 i referohet njëqindvjetorit të themelimit të FIFA-s dhe jo numrit të lojtarëve të përzgjedhur në listë, e cila është 125; Pelés ju kërkua të zgjidhte 50 lojta aktiv dhe 50 të pensionuar, duke bërë gjithsej 100, por ai e pati të vështirë të zgjidhte vetëm 50 lojtarë të pensionuar. Lista përmban 123 futbollista burra dhe 2 futbolliste gra. Në kohën kur lista FIFA 100 po përpilohej, 50 lojtarë ishin ende aktivë kurse 75 ishin të pensionuar.
Kritikat
Disa vëzhgues futbolli e kanë vënë në pikpyetje metodologjinë e përzgjedhjes së listës. David Mellor, një politikan i cili u bë ekspert futbolli, shkruajti në kolonën e tij në Evening Standard se ai mendonte që përzgjedhja ishte bërë në mënyrë politike sesa në bazë të aftësive të lojtarëve. Ai sygjeroi se përzgjedhjet dukeshin vepër e Sepp Blatter sesa vepër e Pelés. Për t'a vërtetuar këtë, Mellor vuri në dukje shpërndarje gjeografike të lojtarëve; ai nënvizoi se një përzgjedhje e vërtetë do të përqëndrohej më shumë në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Këto teza u mbështetën edhe nga gazetari i BBC, Tim Vickery.
Një nga shokët e vjetër të Pelés, Gérson, i cili gjithashtu ka qënë një ish lojtar i kombëtares braziliane, reagoi për mungesën e tij në listë duke grisur një kopje të listës në një program televiziv brazilian. Marco van Basten dhe Uwe Seeler refuzuan të merrnin pjesë në projekt.
Lista
Lista e mëposhtëme tregon të përzgjedhurit e Pelés si pjesë e "FIFA 100" për "futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave që jetojnë".
Lojtarët aktivë në atë kohë kanë shenjën (*).
Lojtarët që ishin ende gjallë në atë kohë jan të shënuar me shkronja të pjerrta.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article FIFA 100, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.