Spartak Braho: Politikan shqiptar

Spartak Braho (lindur më 17 korrik 1951) është politikan shqiptar dhe deputet i Partisë Socialiste.

Braho ka qënë deputet në Kuvendin e Shqiperisë për 4 Legjislatura.

Biografia

Spartaku ka përfunduar studimet si gazetar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike. Braho ka edhe titullin “Jurist”, nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1981).

Angazhimi politik

Braho ka qënë drejtues i strukturave të PS-se, Tiranë dhe Durrës. Prej shtatorit 2009 deri në 2013 ka qënë Këshilltar ligjor i grupit parlamentar të LSI-së. Prej vitit 2004 e në vijimë është zgjedhur në forumet drejtuese dhe Kryesinë e LSI-së. Në tetor 2017, Braho emërohet këshilltar për parlamentin i kryeministrit Edi Rama.

Braho u betua si deputet i kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së ish-deputetit Saimir Tahir. Braho ishte kandidati i 19 në listën shumemërore të PS-së për Qarkun Tiranë, ndërsa në KQZ mori 7 vota pro.

Akuza për krime gjatë komunizmit

Gjatë viteve 1981‐1987, Spartak Braho ka punuar si gjykatës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ai është akuzuar publikisht për infiltirmin e tij në strukturat e Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Gjatë një interviste për portalin Kujto.al, ish i dënuari politik Gjergj Hani ka rrëfyer se është dënuar në 1985 nën akuzën për tradhëti ndaj atdheut, në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar. Sipas dëshmisë, dënimin e tij e firmosi Spartak Braho, asokohe gjyqtar i kolegjit ushtarak në kohën e diktaturës komuniste.

Studiuesi Agron Tufa ka publikuar një dokument që pretendon se Spartak Braho ishte prokuror dhe ka vendosur për vrasje, kur ishte gjyqtar i kolegjit ushtarak.

Konfrontimet me figura publike

Spartak Braho është përfshirë në një debat publik me ish-drejtuesin e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa. Braho e ka akuzuar Tufën se përmes punës pranë ISKK ka shtrembëruar historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Në prill të 2019, në Komisionin e Ligjeve Braho ka kërkuar shkarkimin e Tufës nga posti i Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Më tej, gjatë raportimit në Kuvend nga Tufa mbi veprimtarinë vjetore të ISKK për 2018, është akuzuar nga Braho si neo-fashit që sipas tij e ka kthyer Institucionin në celulë të Ballit Kombëtar.

Referime

Tags:

Spartak Braho BiografiaSpartak Braho Akuza për krime gjatë komunizmitSpartak Braho Konfrontimet me figura publikeSpartak Braho ReferimeSpartak BrahoPartia Socialiste e Shqipërisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sheshi i Skënderbeut (Shkup)MuzikaTeatri në ShqipëriMetaletGjuhët indo-evropianeEkonomia e ShqipërisëMustafa Qemal AtaturkuHistoria e TokësAlkooliSëmundjaTargat e automjeteve të KosovësKinaDita Ndërkombëtare e PunëtorëveGlobalizimiGjitariBioteknologjiaLumi i NerodimësIsmail QemaliEnergjiaLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneMuri i Madh KinezLufta e TrojësNdarja administrative e ShqipërisëJaponiaPanairi i botësCikli menstrualLibriFosiletKallëzuesiOrkideaLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësRepublika Popullore e ShqipërisëHerodotiGjeometriaKryqëzatatAleksandri i MadhShqipëria OsmaneInternetiEmrat e bukur të AllahutSinonimiLista e shteteve të EvropësHIV/AIDSZbulimi i zjarritStalaktitet dhe stalagmitetZef PllumiAutobiografiaMitologjiaLufta e FtohtëNdajfoljaKosovaFeja në ShqipëriKadri RoshiXhubletaNaim FrashëriTërmetiInfeksioni seksualisht i transmetueshëmEvropaNeptuniUlçera në stomakKongresi i ManastiritDermatiti atopikKarakteristikat e zeritShiu acidikZemraZhurmat në veshArsimi në ShqipëriPashallëqet shqiptareRrethi i DibrësPopullsia botëroreRevolucioni i dytë industrialMangaAcidet dhe BazatLogopediaLetërsia romantike shqiptareShahuBosnja dhe HercegovinaDrini i BardhëRespekt per te moshuarve🡆 More