Sonila Qato: Politikane

Sonila Qato ka lindur në Tiranë, më 19 shtator 1977.

Në periudhën katërvjeçare 2013-2017, ka shërbyer si Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP).

U diplomua si juriste në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe që prej vitit 2005 mban titullin “Avokat”. Në vitin 2007 ndoqi kualifikime në fushën e Prokurimeve Publike, organizuar nga Banka Botërore, të cilat i përmbylli me titullin “Eksperte”. Në vitin 2008 mbrojti Masterin Shkencor për Studime Evropiane pranë Universitetit të Tiranës. Një sërë kualifikimesh i shtohen formimit profesional dhe shkencor të saj, mes të cilave vlen të përmenden kursi “Lufta kundër korrupsionit në Prokurimet Publike” organizuar nga Word Learning/USAID (Budapest, Hungari); Trajnime mbi Prokurimin Publik, organizuar nga ITAP në bashkëpunim me APP, në kuadër të programit TAIEX etj.

Karriera e saj profesionale, prej vitit 1999 e deri më sot, është formësuar mes përvojave të rëndësishme juridike në hartimin e kuadrove ligjorë si dhe marrëdhënieve me sipërmarrje në fusha të ndryshme, sikundër në fushën e Planifikimit Urban, Zhvillimit të Territorit etj. Ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit Urban dhe Kontrollit të Territorit, Bashkia Tiranë (2008-2011). Kësaj detyre i parapriu funksioni i mbajtur si Përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve të Infrastrukturës, Drejtoria e Prokurimit Publik, Bashkia Tiranë (2002-2007).

Gjithashtu, ka shërbyer si sekretare e Këshillit të Rregullim Territorit të Qytetit të Tiranës (KRRT; 2008-2011); Kryetare e Komisionit të Licencimit të Transportit Qytetas, Ndërqytetas e Rrethqytetas, Bashkia Tiranë; Kryetare e Komisionit të Apelimit Administrativ të Gjobave, Këshilli Bashkiak i Tiranës (2008-2011); Kryetare e Këshillit Teknik Urbanistik, Këshilli Bashkiak i Tiranës; Anëtare e Task-Forcës për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pasurive të paluajtshme shtetërore, pranë Kryeministrit (2014-2016).

Ka qenë po ashtu pedagoge e jashtme dhe bashkautore e lëndës “Urbanistikë Ligjore” pranë Universitetit Polis, Fakulteti i Arkitekturës dhe Fakulteti i Planifikimit Urban. Për periudhën 2012-2013 ka shërbyer si Drejtore e Kabinetit të Kryetarit të PSSH. Po ashtu, ajo është organizatore e disa tryezave të diskutimit me grupet e interesit të përfshira në çështjen e pronave, si dhe raportuese përpara Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë. Në shtator 2017 zgjidhet Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Tags:

19 shtator1977

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lojërat Olimpike VeroreLegjenda e gurit të “Bletës”VitaminaAriSinonimiApoloniaAhmet KrasniqiDita e ÇlirimitLeonardo da VinçiMëlçiaKanceri në mushkëriLista e kafshëve të egraForca e Sigurisë së KosovësFabulaTargat e automjeteve të KosovësEkosistemiRryma elektrikeDemokraciaErnest HemingwayLahutaUNESCOAutobiografiaShkollaPjetër BudiKarnavaletSami FrashëriKostandin KristoforidhiMargarita TutulaniTrupi i njeriutVlera ushqyeseParalelogramiPeshaSkizofreniaKostandini i MadhOksigjeniNjerëz dhe FateTermometriLiqeni i ShkodrësDibraEkonomiaOsmani IIlirëtDritëro AgolliTërmetiBunkerët në ShqipëriSuediaEpoka e IluminizmitAmerika VerioreWilliam ShakespeareMitrush KuteliMitologjiaHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Drini i BardhëShenjat astrologjikeCikli i UjitEshtrat e njeriutMësonjëtorja e KorçësSindroma DownSkënderbeuPneumoniaSistemi operativKontaminimi i tokësNdarja administrative e ShqipërisëBashkia TiranëLiburnaDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutMbreti Zogu IElena GjikaLista e personaliteteve shqiptareKukësiBektashiMikroorganizmatNdotja akustikeGjeografia e ShqipërisëHumanizmiLaguna e KaravastasëTenisi🡆 More