Sistemi Shtetëror Në Shqipëri

Shqipëria është një Republikë parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie Kryetarit të Këshillit të Ministrave (kryeministrit).

Këshilli i Ministrave, zgjidhet një herë në katër vjet nga Parlamenti i cili del përmes Zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare. Kryetar i shtetit është Presidenti, i cili zgjidhet nga Parlamenti çdo 5 vite. Pushteti Gjyqësor ushtrohet përmes Gjykatave. Organi më i lartë i gjyqësorit është Gjykata Kushtetuese, që përbëhet nga 9 anëtarë, e cila zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 28 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarsisë së Republikës nga Perandoria Osmane është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës së Shqipërisë.

Kushtetuta

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".

Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.

Presidenca

Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është Presidenti Ilir Meta.

Në Kushtetutën e Republiks së Shqipërisë është përcaktuar mënyra e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës.

Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri.

Tags:

Shqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi operativMyrteza ÇaushiIPhoneMatilda MakoçiTrashëgimia kulturoreLista e shfaqjeve teatraleLista e festave në ShqipëriOlta XhaçkaSarajet e bardhaMercedes-BenzLista e vendeve sipas sipërfaqesVllehëtYmer Agë Ulqini (këngë)QelizaPozicioni mashkulli-sipërThe DamnedKarbohidratetNapoleon BonapartiUkrainaAeroporti i PrishtinësVideosexNoizyLufta e TrojësKushtetuta e Kosovës (1974)ParisiPozicioni kalorëseDita e TokësMushkëriaNeurologjiaMona LizaHarta e BotësKëshilli i EvropësKalaja e GjirokastrësBetametazoniIsaiMetodat e kërkimitLezhaPlaku dhe detiThethiLasgush PoradeciPrek CaliMeshariLabëriaOqeaniFK Partizani TiranaFluturaKanceri i gjiritLëkuraMolosëtMjedisiLindja e MesmeAustriaZënia e Diellit (Eklipsi)Nikola TeslaFerizajiBombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe NagasakitIslandaAdem JashariLibrat e shenjtë islamMicrosoft WordIlir Shaqiri (këngëtar)Mali i TomoritLufta Izrael-Gaza 2023ShkencaMorfinaYlliGravitetiDemografia e ShqipërisëKrishtërimiRadha e veprimeve matematikoreSadam HuseiniPrincipata e ArbëritLedion LiçoNamazi i IqindisëTiranaFormat e shtjelluara të foljes🡆 More