Sistemi shtetëror në Arabinë Saudite
Arabia Saudite është Monarki islame absolute e udhëhequr nga Mbreti Fahd bin Abd al-Aziz Al Saud i cili ka edhe funksionin e kryeministrit. Princi kandidat për mbret tani kryen punët e qeverisë për shkak se mbreti është i sëmurë që nga 1995-ta. Që nga shpallja e mbretërisë kanë sunduar pesë mbretër, të gjithë nga familja Al Saud, emërimi i një mbreti të ri bëhet nga kuvendi i Pleqve të familjes mbretërore. Mbretit i nënshtrohet kuvendi i ministrave i themeluar në vitin 1993 që ka 120 anëtarë me mandate prej katër vitesh. Të gjithë anëtarët e kuvendit të ministrave zgjidhen personalisht nga mbreti. Kuvendi nuk ka fuqi legjislative apo juridike por luan funksionin e kabinetit të këshilltarëve të mbretit. Postet kyçe të pushtetit i mbajnë princat e kurorëzuar. Ndikimin më të madh në popull kanë Ulemët, klerikë që predikojnë në xhamitë e vendit.
Vendi është ndarë në 13 rrethe administrative (viti 1993) të cilat administrohen nga një i dërguar personal i mbretit. Qytezat dhe fshatrat udhëhiqen zakonisht nga kuvendi i Pleqve. Kushtetuta e vendit në formë të shkruar është që nga 1992 ku është përpiluar dokumenti me 83 paragrafë të bazuara në Sheriat. Po ashtu ligji i Arabisë Saudite është i bazuar edhe në Kuran dhe “Sunai”. Rregullat e këtyre librave praktikohen rreptësisht.
Deri më tani Arabia Saudite ka pasur marrëdhënie shumë të mira me ShBA-të të cilat janë ftohur paksa pas sulmeve të 11 shtatorit. Përndryshe Arabia Saudite ishte edhe një ndër vendet kooperuese në dy luftuat e Gjirit Persik
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Sistemi shtetëror në Arabinë Saudite, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.