Sistemi Shtetëror Në Shqipëri

Shqipëria është një Republikë parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie Kryetarit të Këshillit të Ministrave (kryeministrit).

Këshilli i Ministrave, zgjidhet një herë në katër vjet nga Parlamenti i cili del përmes Zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare. Kryetar i shtetit është Presidenti, i cili zgjidhet nga Parlamenti çdo 5 vite. Pushteti Gjyqësor ushtrohet përmes Gjykatave. Organi më i lartë i gjyqësorit është Gjykata Kushtetuese, që përbëhet nga 9 anëtarë, e cila zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 28 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarsisë së Republikës nga Perandoria Osmane është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës së Shqipërisë.

Kushtetuta

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".

Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.

Presidenca

Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është Presidenti Ilir Meta.

Në Kushtetutën e Republiks së Shqipërisë është përcaktuar mënyra e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës.

Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri.

Tags:

Shqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LëvizjaValët elektromagnetikeTargat e automjeteve të ShqipërisëAlkaloidetLazeriAli PodrimjaAventurat e Tom SojeritLigji i OmitArsimi në ShqipëriHolokaustiAriLahutaSyriKristofor KolombiEnergjia elektrikeLuljaVolejbolliPunime artizanaleMetriAutizmiUEFA Liga e Kampionëve - statistikatMuzika populloreLlojet e vargjevOutlook.comLushnjaYmer ElshaniPozita gjeografike e ShqipërisëFruthiAleksandër Stavre DrenovaÇamëriaKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeNumri piKuvendi EvropianFan NoliPrincess ArgjiroMbipeshaEpoka para gjyqitZgjebjaMarko BoçariFyelliHimni i FlamuritVlerësimi i nxënësveStambolliPaneli diellorSëmundja e LeukemisëKukësiEvropa VerioreHendbollTuberkuloziBunkerët në ShqipëriLegjenda e gurit të “Bletës”RomaHistoria e ÇamërisëPylliGravitetiGjeniRepublika Popullore e ShqipërisëGreqia e lashtëBarnatVideosexPlazma e gjakutNikotinaMitrush KuteliLumi i DanubitFC BarcelonaYlberiKarakteristikat e së gjallësHemoglobinaEvolucioniLista e shkrimtarëve shqiptarëElena GjikaMadeleine AlbrightBletaZvicraMamuthi leshatorDitar (Anne Frank)EpilepsiaLeonardo da VinçiFjodor Dostojevski🡆 More