Simone Lucie Ernestine Marie Bertrand de Beauvoir (shqip: Simonë dë Bovuar; shqiptimi frëngjisht: ( dëgjoni); 9 janar 1908 – 14 prill 1986) ishte një shkrimtare franceze, intelektuale, filozofe ekzistencialiste, aktiviste politike, feministe dhe teoriciente shoqërore. Megjithëse ajo nuk e konsideronte veten një filozofe, ajo pati një ndikim të madh në ekzistencializmin dhe teorinë feministe.
Simone de Beauvoir
Beauvoir në 1967
Emri
Simone Lucie Ernestine Marie Bertrand de Beauvoir
Lindja
(1908-01-09)9 janar 1908
Vendlindja
Paris, France
Vdekja
Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
De Beauvoir shkroi novela, ese, biografi, autobiografi dhe monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjet sociale. Ajo ishte e njohur për traktatin e saj të vitit 1949, "Seksi i Dytë" (fr:Le Deuxième Sexe ose Gjinia e dytë), një analizë e hollësishme e shtypjes së grave dhe një traktat themelor i feminizmit bashkëkohor; gjithashtu njihet për romanet e saj, duke përfshirë "Mikesha" (fr:L'Invitée) dhe Mandarins (fr:Les Mandarins). Ajo ishte e njohur për marrëdhënien e saj të hapur me filozofin francez Jean-Paul Sartre.
Simone de Beauvoir u lind në Paris më 9 janar 1908. Prindërit e saj ishin Georges Bertrand de Beauvoir, një sekretar ligjor i cili dikur aspironte të bëhej aktor dhe Françoise de Beauvoir (Brereur), vajza e një bankieri të pasur dhe katolike e devotshme. Motra e Simone-s, Hélène, lindi dy vjet më vonë. Familja luftoi për të ruajtur statusin e tyre borgjez edhe pas humbjes së pasurisë menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Asokohe Françoise (Fransuaza) këmbënguli që të dyja vajzat të dërgoheshin në një shkollë prestigjioze të manastirit. De Beauvoir vetë ishte fetare, kur ishte fëmijë sa që synonte të bëhej murgeshë. Ajo përjetoi një krizë besimi në moshën 14-vjeçare, pas së cilës ajo mbeti ateiste për pjesën tjetër të jetës së saj.
Vitet e mesme
Nga viti 1929 deri më 1943, De Beauvoir dha mësim në lice në mënyrë që të mos mbështetej jo vetëm nga të ardhurat e shkrimeve të saj. Ajo dha mësim në Lycée Montgrand (Marsejë), Lycée Jeanne-d'Arc (Rouen) dhe Lycée Molière (Paris) (1936-39).
Gjatë tetorit të 1929-ës, Jean-Paul Sartre dhe De Beauvoir u lidhën dhe pas një ballafaqimi me babain e saj, Sartri i kërkoi asaj të martohej me të. Një ditë, ndërsa ata ishin ulur jashtë Luvrit, ai tha, "Le të nënshkruajmë një kontratë dyvjeçare". Afër fundit të jetës së saj, de Beauvoir tha: "Martesa ishte e pamundur, nuk kisha asnjë dhunti." Kështu, ata kishin në një marrëdhënie të gjatë. De Beauvoir zgjodhi të mos martohej kurrë dhe të mos krijonte një familje me Sartrin. Ajo nuk kishte fëmijë.
Çmimet
Prix Goncourt, 1954
Çmimi i Jerusalemit, 1975
Çmimi Austriak për Letërsinë Evropiane, 1978
Veprat
Lista e publikimeve (jo i plotë)
L'Invitée (1943) (Ajo erdhi për të qëndruar) [roman]
Pyrrhus et Cinéas (1944) [nonfiction]
Le Sang des autres (1945) (Gjakun i të tjerëve) [roman]
Who Shall Die? (1945)
Tous les hommes sont mortels (1946) (Të gjithë njerëzit janë të vdekshëm) [roman]
Pour une moralin e de l'ambiguïté (1947) (Etika e paqartësive) [nonfiction]
Le Deuxième Sexe (1949) (anglisht – E Dytë Seksi) [nonfiction]
L'Amérique au jour le jour (1954) (Amerika nga dita në ditë)
Les Mandarins (1954) [roman]
Must We Burn Sade? (1955)
The Long March(1957) [nonfiction]
Memoirs of a Dutiful Daughter (1958)
The Prime of Life (1960)
Force of Circumstance (1963)
A Very Easy Death (1964)
Les Belles Images (1966) [novel]
The Woman Destroyed (1967) [novel]
The Coming of Age (1970) [nonfiction]
All Said and Done (1972)
When Things of the Spirit Come First (1979) [novel]
Adieux: A Farewell to Sartre (1981)
Letters to Sartre (1990)
Journal de guerre, Sept 1939–Jan 1941 (1990);
A Transatlantic Love Affair: Letters to Nelson Algren (1998)
Diary of a Philosophy Student, 1926–27 (2006)
Cahiers de jeunesse, 1926–1930 (2008)
Referime
Appignanesi, Lisa, 2005, Simone de Beauvoir, London: Haus, ISBN 1-904950-09-4
Bair, Deirdre, 1990. Simone de Beauvoir: A Biography. New York: Summit Books, ISBN 0-671-60681-6
Rowley, Hazel, 2005. Tête-a-Tête: Simone de Beauvoir and Jean-Paul Sartre. New York: HarperCollins.
Suzanne Lilar, 1969. Le Malentendu du Deuxième Sexe (with collaboration of Prof. Dreyfus). Paris, University Presses of France (Presses Universitaires de France).
Fraser, M., 1999. Identity Without Selfhood: Simone de Beauvoir and Bisexuality, Cambridge and New York: Cambridge University Press.
Axel Madsen, Hearts and Minds: The Common Journey of Simone de Beauvoir and Jean-Paul Sartre, William Morrow & Co, 1977.
Hélène Rouch, 2001–2002, Trois conceptions du sexe: Simone de Beauvoir entre Adrienne Sahuqué et Suzanne Lilar, Simone de Beauvoir Studies, n° 18, pp.49–60.
Seymour-Jones, Carole (2008). A Dangerous Liaison (në anglisht). Arrow Books. ISBN978-0-09-948169-0.
Simone de Beauvoir, Marguerite Yourcenar, Nathalie Sarraute, 2002. Conférence Élisabeth Badinter, Jacques Lassalle & Lucette Finas, ISBN 2-7177-2220-3.
Burimet bibliografike
Beauvoir, Simone de. Woman: Myth & Reality
in Jacobus, Lee A. (ed.). A World of Ideas. Bedford/St. Martins, Boston 2006. 780–795.
in Prince, Althea, and Susan Silva Wayne. Feminisms and Womanisms: A Women's Studies Reader. Women's Press, Toronto 2004 p.59–65.
Lexime të mëtejshme
"Le Malentendu du Deuxième Sexe", by Suzanne Lilar, 1969
"Feminist theory & Simone de Beauvoir," by Toril Moi, 1990
Feminist theory: a philosophical anthology (në anglisht), 2005.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Simone de Beauvoir, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.