Sideritis: Gjini e bimëve

Sideritis, i njohur ndryshe me emrin Çaji i malit, apo ne arberisht skutina e Shen Merise është një barishte e mrënjohur për vetitë mjekësore.

Çaji i Malit
Sideritis: Gjini e bimëve
Sideritis syriaca
Klasifikimi shkencor
mbretëria: Bimë
ndarja: Angiosperms
klasa: Magnoliopsida
rendi: Lamiales
familja: Lamiaceae
gjinia: Sideritis
lloji: Sideritis syriaca
Emërtimi shkencor:Sideritis syriaca

Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan. Sideritis është bima i njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra.

Përdorimi

Shumë popullore në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale. Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe si të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj.

Sideritis: Gjini e bimëve 
Çaj mali

Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant. Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone.

Kultivimi

S. raeseri është kultivari më i zakonshëm i sideritis në Shqipëri, Greqi dhe Republika e Maqedonisë. Hibride të avancuara të tij ekzistojnë gjithashtu. Mbjellja rekomandohet gjatë dy periudhave (tetor-nëntor ose shkurt-mars në hemisferën veriore) dhe mblidhet në korrik, kur është në lulëzim të plotë. Bimë është zakonisht e tharë para përdorimit.

Sideritis: Gjini e bimëve 
sideritis raeseri

LLojet kryesore

  • Sideritis aranensis (Font Quer) D.Rivera & Obón - Crapaudine du Val d'Aran
  • Sideritis bubanii Font Quer
  • Sideritis caureliana (Obón & Rivas Goday) Coulomb
  • Sideritis chamaedrifolia Cav.
  • Sideritis endressii Willk. - Crapaudine d'Endress, crapaudine du Roussillon
  • Sideritis fruticulosa Pourr. - Crapaudine faux Scordium
  • Sideritis glabrata (Benth.) Coulomb
  • Sideritis hirsuta L. - Crapaudine hirsute, Crapaudine hérissée
  • Sideritis hyssopifolia L. - Crapaudine à feuilles d'Hysope - Thé des Alpes - Thé des montagnes - Crapaudine des Alpes
  • Sideritis incana L.
  • Sideritis lanata L.
  • Sideritis montana L. - Crapaudine des montagnes
  • Sideritis peyrei ssp.guillonii Crapaudine de Guillon
  • Sideritis peyrei Timb.-Lagr.
  • Sideritis romana L. - Crapaudine de Rome
  • Sideritis rossii Peris, Stübing, Jury & Rejdali
  • Sideritis scardica Griseb.
  • Sideritis spinulosa Barnadez ex Asso
  • Sideritis syriaca L.
  • Sideritis scordioides L.Crapaudine Faux-Scordium
Sideritis: Gjini e bimëve  Commons: Sideritis – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Tags:

BallkanMesdheuÇaji i malit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sami FrashëriHistoria e ÇamërisëÇesk ZadejaNaum VeqilharxhiLëvizjaNumri piMusine KokalariHepatitiJulia IlirianiAlfabeti shqipMorfinaKompjuteriLumiDesktopiRreth botës për 80 ditëVitamina B12Outlook.comAeroplaniLista e gjeografive të shteteveAortaLiqeni i OhritRrethiSazaniDreriLista e komunave në KosovëEkologjiaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)MolekulaAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveKanadajaVera (stinë)ShëndetiMutacioniGjenerali i ushtrisë së vdekurLepuriEritrocitiPrizreniIliadaCristiano RonaldoBakteriDynymFusha elektrikeFieriÇifteliaDiskriminimiFutbolliKarboniFormat e pashtjelluara të foljesAkiliMatilda MakoçiHans Kristian AndersenHistoria e TiranësArmando BrojaPavel NedvědKombëtarja shqiptare e futbollitArteriaVenaStreptokoketLedion LiçoDita e VerësBurimet e dritësGjon BuzukuMuri i BerlinitYlliRrahman RamaBektashiBaltimoreBimëtRiciklimiDemokraciaKuvendi i ShqipërisëKaliumiAventurat e Tom SojeritLufta e Dytë BotëroreGëzim KameHidrogjeniKongresi i Lushnjes🡆 More