Shëndeti Mendor I Foshnjave

Shëndeti mendor i foshnjave është studimi i shëndetit mendor dhe ju aplikohet foshnjave, vogëlushëve dhe familjeve të tyre.

Kjo fushë heton zhvillimin social dhe emocional optimal të foshnjave dhe familjeve të tyre në tre vitet e para të jetës. Zhvillimi kognitiv apo zhvillimi njohës dhe zhvillimi i aftësive motorike mund të konsiderohen gjithashtu pjesë e shëndetit mendor të foshnjës. Megjithëse interesi për jetën mendore të foshnjave në kontekstin e marrëdhënieve të tyre të hershme mund të gjurmohet në punën e Anna Freud, John Bowlby dhe Donald Winnicott në Britaninë e Madhe, shëndeti mendor i foshnjës si një lëvizje e politikës së shëndetit publik, hulumtim empirik (dmth. vëzhgimi i fëmijëve) dhe ndryshim në praktikën klinike paralelizoi si me lëvizjen e grave ashtu edhe me rritjen e vetëdijes për përhapjen dhe pasojat e neglizhencës dhe abuzimit të fëmijëve gjatë viteve 1960 dhe 1970. Literatura e gjerë që ka dalë që nga origjina e kësaj fushe është rishikuar në disa tekste kryesore. Parimet themelore të vlerësimit dhe trajtimit të shëndetit mendor të foshnjave përfshijnë konsiderimin e të paktën tre pacientëve: prindi(ërit), fëmija dhe marrëdhënia e tyre, duke pasur në mendje zhvillimin e shpejtë e formues të trurit dhe mendjes në vitet e para të jetës së tyre.

Organizatat

Në të gjithë botën, Shoqata Botërore për Shëndetin Mendor të Foshnjeve Arkivuar 30 janar 2009 tek Wayback Machine (WAIMH) dhe bashkëpunëtorët e saj janë aktiv në adresimin e shqetësimeve të shëndetit mendor të foshnjës, dhe punojnë drejt studimit shkencor dhe klinik të vazhdueshëm të zhvillimit të foshnjës dhe ndikimin e tij në zhvillimin e mëvonshëm. WAIMH organizon një kongres botëror çdo të dytin vit me numër çift.

Në Shtetet e Bashkuara, organizata Zero-to-Three: Qendra Kombëtare e Foshnjave, Vogëlushëve dhe Familjeve (Nation Center for Infants, Toddlers, and Families) gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në kërkimin dhe mbrojtjen për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Zero-to-Three ishte përgjegjëse për krijimin e Klasifikimit Diagnostik: 0-3 (DC: 0-3), versioni i rishikuar (DC: 0-3R), dhe në 2016 DC: 0-5 që lejon profesionistët e shëndetit mendor të jepin një diagnozë të shëndetit mendor tek foshnjat, fëmijët e vegjël dhe marrëdhëniet e tyre me kujdestarët e tyre kur vuajtja dhe jofunksionaliteti arrijnë një nivel sugjerues të psikopatologjisë që kërkon ndërhyrje. Të mbështetur nga hulumtimet empirike, Zero-to-Three dhe WAIMH të dy këto organizata kanë mbrojtur idenë se thjeshtë sepse foshnjat nuk mund t'ju tregojnë simptomat e tyre, nuk do të thotë që ata nuk vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Një numër i shteteve kanë organizata të shëndetit mendor të foshnjave të lidhur me WAIMH dhe Zero-to-Three.

Këto organizata botojnë gazeta dhe revista të tilla si "Zero në Tre" (Zero to Three) dhe organizojnë konferenca dhe evente trajnimi për individët që punojnë me fëmijë të vegjël dhe familjet e tyre.

"Revista e Shëndetit Mendor të Fëmijëve" (Infant Mental Health Journal) botohet nga Wiley dhe është në pronësi të Shoqatës Michigan për Shëndetin Mendor të Foshnjeve (Michigan Association for Infant Mental Health) .

Shëndeti mendor i foshnjës më së shpeshti nënkupton praktikën ndërdisiplinore që filloi me punën e Selma Fraiberg dhe artikullit të saj "Fantazmat në kopështin e fëmijëve" (Ghosts in the Nursery) midis figurave të tjera kryesore. Praktikuesit e shëndetit mendor të foshnjave ofrojnë ndërhyrje të përqendruara në marrëdhënie me prindërit, prindërit kujdestarë dhe kujdestarët e tjerë parësor, së bashku me foshnjat e tyre dhe fëmijët e vegjël. Mbështetja dhe kujdesi shëndetësor mendor ofrohet për t'i ndihmuar prindërit të përfshihen me foshnjat dhe fëmijët e vegjël dhe të kuptojnë më mirë humbjet e pazgjidhura nga e kaluara e tyre në mënyrë që të jenë më të disponueshëm emocionalisht për fëmijët. Një qëllim kryesor i ndërhyrjes së shëndetit mendor të foshnjave është të arrihet një marrëdhënie më e kënaqshme midis prindit(ve) dhe foshnjës/vogëlushit, si dhe siguri më të madhe të lidhjes.

Referime

Linqe të jashtme

Tags:

EmocioniFoshnjaShëndeti mendor

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Arma bërthamorePashallëqet shqiptareAgnosticizmiEnergjia dielloreNdotja e ajritHistoria e ÇamërisëNistatinLista e lumenjve në ShqipëriVjosaAeroporti i PrishtinësBurgu i SpaçitKrishtërimiLogopediaDerriHormonetKurban BajramiJemeniAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveKundrinoriShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraKëshilli i EvropësPrilliOlen CesariQeniLista e filmave të ShqipërisëGrupet e gjakutIsmail KadareAustriaForcat e Mbrojtjes të IzraelitAdriatik LapajSadam HuseiniPasaporta e KosovësLista e Kryeministrave të ShqipërisëHemoglobinaFusha magnetikeSulejman PitarkaOrganizata e Kombeve të BashkuaraDializaMaqedonia e VeriutTuberkuloziMagneziumiVeshiPrejardhja e shqiptarëveFiset shqiptareKanceri në mushkëriBosnja dhe HercegovinaForcaEritrocitiLista e aktorëve të teatrit shqiptarShenjat e qarkullimit rrugorPejgamberët në IslamAdi KrastaDepresioni psikotikEozinofiliaRomeo VeshajItaliaAzem GalicaEpitetiVitamina B12Andon Zako ÇajupiAsdren GjikolliËAdolf HitleriMorfinaKafshëtPipi ÇorapegjataBakteriHaxhillëkuSistemi i tretjesIrakuLushnjaEgjipti i lashtëKush e solli Doruntinën (roman)Perandoria RomakeEmra pellazgë🡆 More