Shyqyri Alushi

Shyqyri Alushi (Shkodër, 10 maj 1934 - 18 mars 2019) ka qenë këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane në gjysmën e dytë të shek.

XX. Me titullin "Artist i Merituar" më 1984 dhe "Çmimi i karrierës" më 1997, mbahej si këngëtari i fundit i ahengut shkodran.

Biografia

Prej të atit, Alushit, i cili ishte gjithashtu këngëtar dhe muzikant, spikat në instrumentat, fyell dhe zumare. Si dhe këngëtarët e brezit të tij, dhe jo vetëm, edhe Shyqyri Alushi hedh hapat fillues në artin e këngës duke debutuar në ambjentet muzikore të shtëpive dhe lagjeve të Shkodrës. Inspirim për ëndrrën e tij do të ishin mjeshtrat e ahengut, Shuk Prifti, Sadik Spahija, Marku i Kranjanes, Sait Hoxha, Hasan Prezën etj.

Në moshën 10 vjeçare këndoi me shokët e lagjes dhe më 1956 këndon këngët e para popullore në koncertin me rastin e inagurimit të kinema “Republikës” në Shkodër. Për një kohë të gjatë këndon si këngëtar nëpër dasma në Shkodër dhe në të gjithë fshatrat e NënShkodrës, më lulishte, lokale të ndryshme si dhe në shtëpinë e oficerave. Në lulishten “1 Maji”, Shyqyriu shoqërohej nga orkestra popullore e Adil Ujkashit. Në vitin 1974-1986 këndoi si këngëtar profesionist pranë Estradës së Shkodrës deri sa doli në pension. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Ka marrë pjesë gjithashtu edhe në shumë turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj.

Më 1984 i jepet titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1996 në festivalin e këngës popullore qytetare i jepet “Çmimi i Karrierës”. Me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin “Krenaria e Qytetit”. Gjatë gjithë jetës së tij artistike ka marrë edhe shumë çmime dhe dekorata të tjera. Në Shkodër të gjithë i thërrasin “mjeshtri i ahengut shkodran”. Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Shkodrës. U nda nga jeta më 18 mars 2019.

Referime

Tags:

10 Maj18 Mars19342019AhenguShkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TeatriHidrocentraletPelikani kaçurrelSionizmiKalaja e Drishtit15 PrillÇiljeta XhilagaArmond MorinaHistoria e TiranësUjiLista e vendeve sipas sipërfaqesVolejbolliLuledielliHolokaustiBundesligaNjohja ndërkombëtare e KosovësSistemi operativSterjo SpasseKompjuteriKalaja e RodonitPlakatVaginaShqipëria OsmaneRepublika ÇekeLibaniOrgazmaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Lufta e KosovësLeje DrejtimiKurban BajramiVeshjet popullore shqiptareLegjendaRrotullimi i TokësThyesaShtatë mrekullitë e botës së lashtëFiset ilireLista e maleve të ShqipërisëLidhëza bashkërenditëseGjitariAfrika verioreSinonimiEnergjia potencialeBullizmiPlaku dhe detiZorra e trashëGravitetiSistemi i tretjesArma bërthamoreVia EgnatiaGjeografia e KosovësPenicilinaKali arabKomuna e GjilanitNjeriuKlima e ShqipërisëDrogaTumori i truritArmët e SkënderbeutPeshkuVjosaFusha magnetikeAdolf HitleriDemografia e IranitAtenaAmerikaMacja24 PrillPrilliMentor PetrelaKanabisi (Drogë)Instrumenti muzikorLasgush PoradeciDynymLista e kafshëve të egraLista e filmave të ShqipërisëArabia SauditeHaidiAnesteziaSiria🡆 More