Film Shutter Island: Film

Shutter Island është një film triller-psikologji i gjiruar në vitin 2010 dhe i drejtuar nga regjisori i mirënjohur Martin Scorsese.

Filmi është i bazuar në novelën me të njejtin titull nga autori Dennis Lehane. Personazhi kryesor në film është aktori Leonardo DiCaprio në rrolin e Marshallit Edward "Teddy" Daniels. Bazuar ne IMDb (International Movie Database), Shutter Island ka vlerësim 8.1/10, duke u renditur i 195 në Top 250 filmat më të mirë. Filmi ka pasur një sukses shumë të madhë, duke arritur të fitoj rreth $128 million nga kinematë, si dhe $166 million nga burimet e tjera. Filmi është realizuar nga Paramount Pictures dhe është lansuar më 19 shkurt 2010.

Shutter Island
Film Shutter Island: Ngarja, Aktorët, Xhirimi
Regjia ngaMartin Scorsese
Shkruar ngaLaeta Kalogridis, Steven Knight
ProdhuesiAlison Scott, Bradley J. Fischer, Mike Medavoy, Arnold W. Messer
LuajnëLeonardo DiCaprio, Mark Ruffalo, Ben Kingsley, Michelle Williams, Patricia Clarkson, Max von Sydow
KinematografiaRobert Richardson
MontazhiThelma Schoonmaker
MuzikaRhino Records

Kompanitë prodhuese
Appian Way Productions, Phoenix Pictures, Sikelia Productions
Shpërndarë ngaParamount Pictures
Data e publikimit
19 shkurt 2010
Kohëzgjatja
138 min
ShtetiShtetet e Bashkuara te Amerikes
GjuhaAnglisht

Ne gusht te vitit 2014, Paramount Pictures dhe HBO kanë raportuar se do të gjirojnë serinë televizive te quajtur Ashecliffe, e cila do të jetë origjinë e filmit Shutter Island.

Ngarja

Film Shutter Island: Ngarja, Aktorët, Xhirimi 
Leonardo DiCaprio në Festivalin Ndërkombetarë të filmit në Berlin

Më 1954, dy Marshallë Amerikan, Edward "Teddy" Daniels dhe partneri i tij i ri, Chuck Aule, shkojnë në spitalin psikiatrik Ashecliffe, në Shutter Island që ndodhet në portin e Bostonit. Ata janë pjesë e një hetimi rreth zhdukjes së pacientit Rachel Solando, i cili është burgosur për mbytjen e tre fëmijëve të tij. I vetmi shënim i lënë nga Solando është nje letër ku shkruan "Ligji i 4-shit; kush është 67-shi?". Pas arritjes në ishull, Danielsi has në konfrontim me stafin e spitalit. Psikiatri kryesorë, Dr. John Cawley, refuzon ti jap të dhënat e punonjësve të spitalit, mjeku i Solondos, Dr. Lester Sheehan, largohet me pushime pas zhdukjes së pacientit, kurse Daniels-it dhe partnerit të tij i ndalohet të shkojnë në Zonen C, kurse për fanarin pranë detit i thonë se kanë kontrolluar, prandaj nuk ka nevojë të shkojnë. Kur Danielsi është duke e marrur në pyetje një paciente, ajo me qëllim i kërkon Chuck-it ti sjell një gotë me ujë, për ti shkruajtur Danielsit në një copë letër fjalën "Ik".

Nga ajri i rëndë, Danielsit i shfaqet migrena, duke i shkaktuar kokëdhembje, kujtimin të skenave gjatë pjesëmarrjes në luften për lirimin e kampit Dachau, si dhe ëndërra me gruan e tij, Dolores Chanal, e cila u vra nga një zjarr i shkaktuar nga maniaku i zjarreve i quajtur Andrew Laeddis. Në një ëndërr, gruaja e tij i thotë që Solondo dhe Leaddis ndodhen akoma në ishull. Pas një kohe Danilesi i tregon partnerit të tij se Leaddis-i ishte një nga motivet që e shtyu të merrte këtë rast.

Pas një kohe, Solondo gjendet nga stafi i spitalit, pa ndonjë sqarim. Kështu Danielsi vendos që të shkon ne Zonen C, ku takon pacientin George Noyce. Ky i fundit e paralajmëron Danielsin se në Ashecliffe janë duke u ekzekutuar disa eksperimente në pacientë. Ai thotë se pacientet e pashërueshem janë duke u derguar tek fari pranë detit dhe janë duke u lobotomizuar, prandaj kërkimet nuk u zhvilluan në atë zonë. Kur Danielsi është duke u larguar, Noyce i thotë se të gjithë në ishull, perfshirë edhe Chuck-in, janë duke luajtur një lojë të krijuar për Daniels-in.

Pas bashkimit të Daniels-it me parnerin e tij, ata nisen drejt farit, por ndahen gjatë rruges. Danielit i duket se sheh trupin e partnerit të tij dhe lëshohet në shkëmbinje, por nuk gjen Chuck-in. Duke u kthyer mbrapa, ai takon nje grua, e cila thotë se është Rachel Solando e vërtetë. Ajo thotë se ka qenë psikiatre në këtë spital, por pasi ka zbuluar eksperimentet që po zhvilloheshin, ajo është regjistruar si paciente në mënyre që të mos largohet nga spitali. Pasi te kthehet Daniels-i në spital, Dr.Cawley pretendon se Daniels-i ka ardhur në ishull i vetëm, pa ndonjë evidencë të partnerit të tij, Chuck-it.

Danielsi me vendosmëri shkon te fari, i bindur që partneri i tij është dërguar aty, për tu eksperimentuar. Pasi të arrin aty, Danielsi takon Dr. Cawley, që është aty duke e pritur atë. Ai i thotë Danielsit qe Leaddis-i është vetë Daniels-i. Dr.Cawley e paraqet Danielsin, përkatësisht Leaddisin, si "pacienti më i rrezikshëm ", i cili u fut në Zonen C pas vrasjes së gruas se tij maniake, e cila i kishte mbytyr tre fëmijët e tij. Njëkohesisht, rrjedh qe Solodo është gruaja e tij, tashmë e vdekur. Edward Daniels dhe Rachel Solando janë anagrame per Andrew Laeddis dhe Dolores Chanal ("Ligji i të 4-tit), dhe Leaddis është pacienti i 67. Gjithashtu, vajza që shfaqej në ëndërrat e Daniels-it është vajza e tij.

Sipas Dr. Cawley, këto ngjarje te zhvilluara janë të montuara në mënyre që të ndërprenin konspiracionin e Leaddis-it. Dr.Sheehan kishte luajtur rrolin e partnerit të tij, Chuck Aule, kurse rrolin e Rachel Solando e ka luajtur një infermiere. Gjithashtu, migrena i është shkaktuar nga ilaqet që i ishin dhënë ati. Leaddis-it i bie te fiket kur kupton të vërtetën dhe që Daniels-i ka qenë vetëm personazh i krijuar në mendjen e tij.

Leaddis zgjohet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Këta te fundit e pyesin Leaddis-in rreth historisë së tij dhe ai e tregon atë në mënyrë koherente. Kjo i kënaq doktorrët pasiqë shohin një progres në gjendjen e Leaddis-it. Ndërkohë, Dr.Cawley i tregon Leaddis-it që ata kanë arritur këtë progres edhe para 9 muajve, por ai është kthyer shpejt në gjendjen e mëparshme, si dhe kjo është mundësia e fundit që po i ipet ati.

Pas një kohe, Leaddis-i është i ulur me Dr.Sheehan, por i referohet ati me Chuck dhe i thotë që duhet të largohen nga ishulli. Sheehan lëkund koken duke shiquar Cawley-n, i cili i bën me shenjë korriereve në drejtim të Leaddis-it. Kur ata afrohen ta marrin Leaddis-in, ky i bën një pyetje Dr.Sheehan-it, "Cila do te ishte më keq? Të jetoje si një përbindesh, apo të vdisje si një njeri i mirë?", duke lënë të kuptohet që keqësimi i gjendjes është vetëm një aktrim. Pas kësaj, Leaddis-i largohet qetësisht së bashku me korrierët për tu lobotomizuar.

Aktorët

  • Leonardo DiCaprio si Edward "Teddy" Daniels/ Andrew Laeddis
  • Mark Ruffalo si Chuck Aule / Dr. Lester Sheehan
  • Ben Kingsley si Dr. John Cawley
  • Max von Sydow si Dr. Jeremiah Naehring
  • Michelle Williams si Dolores Chanal
  • Emily Mortimer si Rachel Solando
  • Patricia Clarkson si Dr. Rachel Solando
  • Jackie Earle Haley si George Noyce
  • Ted Levine si Drejtori
  • John Carroll Lynch si Zëvendës Drejtori McPherson
  • Elias Koteas si Andrew Laeddis (në vizione)
  • Jill Larson si Old Manacled Woman
  • Ken Cheeseman si Mjeku 1
  • Ruby Jerins si Vajza e vogël
  • Robin Bartlett si Bridget Kearns
  • Christopher Denham si Peter Breene
  • Matthew Cowles si Kapiteni Ferry Boat

Xhirimi

Film Shutter Island: Ngarja, Aktorët, Xhirimi 
Foto e regjisorit Martin Scorsese dhe aktorit protagonist Leonardo DiCaprio

Të drejtat e novelës së Dennis Lehane -Shutter Island, së pari i'u ofruan Columbia Pictures në vitin 2003. Këtyre të fundit nuk i bëri shumë përshtypje ky projekt prandaj e refuzuan, ku më pas i'u shit Phoenix Pictures. Se bashku me Laeta Kalogridis, ata e zhvilluan ngjarjen e filmit brenda një viti. Regjisori Martin Scorsese dhe aktori Leonardo DiCaprio shfaqen interesim për këtë projekt. Prodhimi filloi më 6 Mars 2008. Filmi u gjirua në Massachusetts, perkatesisht në Taunton u gjiruan skenat kur paraqisnin kujtime të shkurtëra të protagonistit, DiCaprio. Objekt tjetër i rëndësishëm gjatë gjirimit ishte Spitali Shtetëror i Medfield-it ne Medfield, Massachusetts. Në atë objekt u bënë disa ndryshime në mënyrë që të përshtatet me ngjarjen e filmit. Ekipi realizues shprehi interesim që realizimi të bëhet në Spitalin Shtetërorë të Worcester, por shkatërrimi i objekteve për rreth e bëri te pa mundur. Fari pranë detit u gjitua në East Point në Nahant, Massachusetts. Xhirimet perfunduan me 2 korrik 2008.

Muzika

Muzika për Shutter Island, nga Paramount Pictures është lancuar me 2 gusht 2010, nga Rhino Records. Bashkëpunëtori i Scorsese-s, Robie Robertson krijoi një tërësi nga materialet e inqizuara më herët dhe i vendosi ne film.

Më poshtë janë të listuara të gjitha këngët që janë ne film.

    Disku 1
  1. "Fog Tropes" (Ingram Marshall) – (Orchestra of St. Lukes & John Adams)
  2. "Symphony No. 3: Passacaglia – Allegro Moderato" (Krzysztof Penderecki) – (National Polish Radio Symphony & Antoni Wit)
  3. "Music for Marcel Duchamp" (John Cage) – (Philipp Vandré)
  4. "Hommage à John Cage" – (Nam June Paik)
  5. "Lontano" (György Ligeti) – (Wiener Philharmoniker & Claudio Abbado)
  6. "Rothko Chapel 2" (Morton Feldman) – (UC Berkeley Chamber Chorus)
  7. "Cry" – (Johnnie Ray)
  8. "On the Nature of Daylight" – (Max Richter)
  9. "Uaxuctum: The Legend of the Mayan City Which They Themselves Destroyed for Religious Reasons – 3rd Movement" (Giacinto Scelsi) – (Vienna Radio Symphony Orchestra)
  10. "Quartet for Strings and Piano in A Minor" (Gustav Mahler) – (Prazak Quartet)
    Disku 2
  1. "Christian Zeal and Activity" (John Adams) – (The San Francisco Symphony & Edo de Waart)
  2. "Suite for Symphonic Strings: Nocturne" (Lou Harrison) – (The New Professionals Orchestra & Rebecca Miller)
  3. "Lizard Point" – (Brian Eno)
  4. "Four Hymns: II for Cello and Double Bass" (Alfred Schnittke) – (Torleif Thedéen & Entcho Radoukanov)
  5. "Root of an Unfocus" (John Cage) – (Boris Berman)
  6. "Prelude – The Bay" – (Ingram Marshall)
  7. "Wheel of Fortune" – (Kay Starr)
  8. "Tomorrow Night" – (Lonnie Johnson)
  9. "This Bitter Earth"/"On the Nature of Daylight" – (Dinah Washington & Max Richter; Arrangement by Robbie Robertson)

Lansimi

Film Shutter Island: Ngarja, Aktorët, Xhirimi 
Aktori Ben Kinsley në premierë e filmit në Berlin(2010)

Premiera e filmit u bë në Festivalin e 60-të Ndërkombëtarë të filmit në Berlin, më 13 shkurt 2010.

Filmi është lansuar me 19 shkurt 2010 në Kanadë dhe Amerikë. Pramount Pictures kishte paralajmëruar se lansimi do të bëhej me 2 tetor 2009, por për disa arsye atyre u është dashur ta shtyejnë atë. Shtyerja e datës së lansimit është bërë për shkak të mungesës së fondeve për te bërë marketing të mjaftueshëm te filmit, si dhe pamundësia e DiCaprio-s për të bërë promovimin ndërkombëtar të filmit. Gjithashtu, Paramount Pictures shpresonte që ekonomia do te rimekëmbej deri në shkurt të vitit 2010.

Përfitimet

Që në fillim të lansimit, filmi ishte i pari në Top lista për sa i përket përfitimeve. Nga filmi u mblodhën 41 milion dollarë në javën e parë. Edhe në javën e dytë Shutter Island mblodhi 22.2 milion dollarë duke mbetur i pari në ranglistë me më së shumti perfitime. Ky ishte suksesi më i madhë edhe për regjisorin Scorsese, sa i përket radhitjes në ranglista të përfitimeve, në javët e para.Në Amerikën Verionre, Shutter Island mblodhi gjithsej $128,012,934, dhe $166,790,080 në vendet e tjera, ku ne total i bie $294,803,014. Për regjisorin Scorsese ky është filmi i dytë me më së shumti fitime.

Referime

Lidhjet e jashtme

Tags:

Film Shutter Island NgarjaFilm Shutter Island AktorëtFilm Shutter Island XhirimiFilm Shutter Island MuzikaFilm Shutter Island LansimiFilm Shutter Island ReferimeFilm Shutter Island Lidhjet e jashtmeFilm Shutter IslandIMDbLeonardo DiCaprioMartin Scorsese

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dita e VerësLuigj GurakuqiGjakuShpella e piratëve (roman)SportiHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)KarboniLibrazhdiFustanellaAtmosferaLista e markave të automobilaveRobin HoodAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianKushtetutaAriu polarMozaiku i TiranësLista e elementeve kimikëShpikjaPlazma e gjakutFolkloriPashallëku i JaninësShqiptarët në Maqedoninë e VeriutBesimet folklorike shqiptareSiguria e të dhënaveYlberiShkencaTeknologjiaRrethi i TropojësTuberkuloziInternetiÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriSarandaHepatiti BFiset shqiptareKanuni i Lekë DukagjinitLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoLogopediaViti i RiAli AhmetiPerandoria OsmaneLista e vullkaneve aktivë në botëGjitariMalësorjaAustriaBarokuBalenaAbdyl FrashëriLlojet e vargjevMetriPiramida e KeopsitRryma elektrikeFamiljaThanaPikësimiArbëria në MesjetëAlgjebraSistemi i qarkullimit të gjakutNexhmije PagarushaKarnavalet brazilianeRevolucioni industrialRilindja Kombëtare ShqiptareLista e elementeve kimike sipas numrit atomikHistoria e arteveSkeleti i njeriutMitologjiaEgla CenoTemperaturaAlbert AjnshtajniHistoria e Jehudëve në ShqipëriNumrat e plotëRrethi i DibrësYndyraShenjat astrologjikeFutbolliAnesteziaRiciklimiPianoja🡆 More