Shuajb ose Shuaipi (arabisht شعيب) ishte profet arab dhe ishte biri i Medjenit, birit të Medjanit, birit të Ibrahimit a.s.
Kështu, ai është nga pasardhësit e profetit Ibrahim a.s. Në Kuran ai përmendet 11 herë. Ai u dërgua tek populli i Medjanit të cilët ishin njohur si Njerëzit e pemës, pasi që ata e adhuronin pemën.
Shuajbi lindi dhe u rrit në fisin Medjen dhe në fshatin Medjen. Fshati i tij Medjen, ndodhej pranë qytetit Mean, në afërsi me liqenin e Lutit, ku ishte ndëshkuar populli i Lutit a.s. Ky liqen ishte formuar pasi Zoti e ndëshkoi popullin e Sedomit. Kur Xhibrili a.s e ngrit lart vendbanimin e tyre dhe e përmbysi, nga forca e madhe e përplasjes, aty u formua një gropë gjigande dhe më pas u mbush me ujë duke formuar një liqen, që njihet si liqeni i Lutit. Populli i Shuajbit ishin popull jobesimtar dhe kriminelë. Ata adhuronin idhujt dhe plaçkitnin udhëtarët. Ata kishin ngritur dogana në rrugë dhe kushdo që kalonte, duhej t'u paguante një të dhjetën e pasurisë. Nëse dikush refuzonte, ia merrnin forcërisht. Populli i Shuajbit merreshin me tregti, por mashtronin dhe bënin me hile.
Kurani thotë që Shuajbi u bë profet tek njerëzit të cilit jetonin në Malin Tur, njerëzit e Medijanit. Pasi u bë profet, ai i tha popullit të tij që të mos adhurojnë idhujt. Ai u tha popullit të vet: O populli im, adhuroni Allahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij (Araf 7:85). Edhe pse i paralajmëroi dhe u foli mbi pasojat e mosbesimit, ata nuk zunë mend. Madje i përgjigjeshin me cinizëm dhe tallje.
Pasi u tallnin me Shuajbin dhe nuk i'u përgjigjën, Shuajbi i'u lut Zotit me këto fjalë: "O Zoti ynë, gjyko drejt midis nesh dhe popullit tonë! Ti je Gjykatësi më i mirë!" (Araf 7:89). Pas kësaj luteje, Zoti filloi dënimin e tij që t'ju jep fund këtij populli. Dënimi filloi me ndaljen e erës, ku nuk lëvizte asgjë. Kjo gjendje vazhdoi për ditë të tëra, ajri u pakësua dhe mezi mbusheshin me frymë. Pas disa ditësh, njerëzit dallojnë një re matanë fshatit të tyre. Menjëherë burra, gra e fëmijë dolën dhe qëndruan nën hijen e saj për t'u freskuar. Me t'u ulur, toka poshtë tyre filloi të lëkundej dhe të dridhej. Të gjithë ranë në gjunjë nga dridhjet. Mandej vjen Xhibrili dhe u ulërin fort në vesh. Nga kjo, mbetën të gjithë të vdekur në vend. Pasi përfundoi dënimi, profeti Shuajb bashkë me besimtarët e tij u kthye në vendbanimet e popullit të tij, të cilat nuk ishin shkatërruar. Ai jetoi në Medjen, ku njerëzit filluan ta popullojnë sërish. Shumica e tyre tashmë ishin besimtarë. Jobesimtarë ishin vetëm ata që u vendosën në Medjen nga vendet përreth. Është pikërisht ky vend, Medjeni, vendi ku Musai qëndroi për disa vite.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Shuajbi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.