Shtëpia E Urtësisë

Shtëpia e Urtësisë ose Bejt ul-Hikmet (arabisht: بيت الحكمة - Bayt al-Ḥikmah; anglisht: House of Wisdom) e njohur gjithashtu edhe si Biblioteka e Madhe e Bagdadit, ishte një akademi, qendër intelektuale dhe bibliotekë e madhe abaside në Bagdad gjatë Epokës së Artë Islame.

Shtëpia e Urtësisë u themelua fillimisht si një bibliotekë për koleksionet e kalifit Harun er-Reshid (766 - 809) në fund të shekullit të VIII ndërsa kulminacionin e zhvillimit të saj e arriti gjatë sundimit të të birit Al-Me'mun (786 - 833) kur edhe u shndërrua në një institucion të rëndësishëm edukativ, arsimor dhe kulturor. Al-Me'muni solli në Shtëpinë e Urtësisë shumë studiues të njohur të cilët sollën me vete edhe ide dhe kulturë të gjërë. Përveç studiuesve myslimanë, këtu studiuan edhe të krishterë dhe hebrenjë. Krahas përkthimit të librave në arabisht dhe ruajtjen e tyre, studiues nga Shtëpia e Urtësisë gjithashtu kontribuan me vepra të rëndësishme origjinale në fusha të ndryshme. Gjatë sundimit të el-Ma'munit, u ndërtua gjithashtu edhe observatoriumi astronomik dhe Shtëpia e Urtësisë u bë një qendër prestigjioze për studimin e shkencave natyrore dhe shoqërore në Mesjetë, përfshirë matematikën, astronominë, mjekësinë, kiminë dhe alkiminë, zoologjinë, gjeografinë dhe hartografinë. Duke u mbështetur kryesisht në tekstet greke, por edhe siriane, indiane dhe persiane, krahas me kontributin e tyre, studiuesit dhe dijetarët e këtij institucioni kanë grumbulluar një koleksion të jashtëzakonshëm të njohurive botërore. Nga mesi i shekullit IX, Shtëpia e Urtësisë kishte koleksionin më të madh të librave në botë. Sipas disa burimeve, zanafilla e saj qëndron në një koleksion më të hershëm privat të librave të rrallë dhe koleksioneve të poezive në gjuhën arabe dhe persiane të Al-Mansurit (754–775). Shtëpia e Urtësisë u shkatërrua plotësisht gjatë pushtimit Mongol të Bagdadit në vitin 1258.

Shtëpia E Urtësisë
Dorëshkrim nga koha e Sundimit Abasid
Shtëpia E Urtësisë
Përkthimi arab nga shek XIII i veprës De Materia Medica.

Personalitete të shquara

Këta janë disa nga personalitetet më të shquara veprimtaria dhe kontributi i të cilëve lidhet me Shtëpinë e Urtësisë.

  • Jabir Ibn Hayyan (721 - 815) - i njohur për punën e tij me metalurgjinë praktike, puna e tij u përkthye në latinisht gjatë shekullit XII.
  • Muhamed ibën Musa al-Khwarizmi (vdiq në vitin 850) polimat persian dhe drejtues i Shtëpisë së Urtësisë.
  • Al-Jahiz (781-861) - autor dhe biolog i njohur sidomos për veprën Kitāb al-Hayawān dhe veprat e shumta letrare.
  • Thābit ibn Kurra (826-901) matematicien, astronom dhe përkthyes që reformoi sistemin e Ptolemeut. Konsiderohet si themelues i statikës.
  • Avicena (980-1037) - filozof dhe mjek i famshëm persian, autor i veprës Kanuni i Mjekësisë, tekst mbizotërues mjekësor në Botën Islame dhe Evropë deri në Shekullin XIX.
  • Averrosi (1126-1198) - ishte një filozof i famshëm musliman i njohur për komentet e tij mbi veprat e Aristotelit.
  • El-Ghazali (1058-1111) - teolog i shquar persian i cili sfidoi filozofët që favorizuan aristotelianizmin.
  • Muhammed el-Idrisi (1099-1169) - gjeograf arab i cili punoi nën Rogjerin II të Siçilisë dhe kontribuoi në hartën e botës.
  • Omar Khayyami (1048-1131) - poet, matematicien dhe astronom persian i njohur për zgjidhjen e tij të ekuacioneve kubike.

Shih edhe

Literatura

  • Al-Khalili, Jim (2011), The House of Wisdom: How Arabic Science Saved Ancient Knowledge and Gave Us the Renaissance, New York: Penguin Press, ISBN 9781594202797
  • Lyons, Jonathan (2009), The House of Wisdom: How the Arabs Transformed Western Civilization, New York: Bloomsbury Press, ISBN 9781596914599
  • Meri, Joseph; Bacharach, Jere (2006), Medieval Islamic Civilization: An Encyclopedia, Routledge, ISBN 978-0415966900
  • Hockey, Thomas (2007), The Biographical Encyclopedia of Astronomers, New York: Springer, ISBN 9780387304007
  • Koetsier, Teun (2001), "On the prehistory of programmable machines: musical automata, looms, calculators", Mechanism and Machine Theory, 36 (5): 589–603, doi:10.1016/S0094-114X(01)00005-2.
  • Micheau, Francoise, The Scientific Institutions in the Medieval Near East in (Morelon & Rashed 1996, pp. 985–1007)
  • Moore, Wendy (28 shkurt 2011), "All the world's knowledge", BMJ, 342: d1272, doi:10.1136/bmj.d1272, PMID 21357350
  • Morelon, Régis; Rashed, Roshdi (1996), Encyclopedia of the History of Arabic Science, vëll. 3, Routledge, ISBN 978-0415124102
  • George Saliba, 'Islamic science and the making of the European Renaissance',
  • Zaimeche, Salah (2002), "A cursory review of Muslim observatories", A cursory review of Muslim observatories (PDF), Foundation for Science, Technology and Civilisation, Manchester Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)

Referime

Tags:

Shtëpia E Urtësisë Personalitete të shquaraShtëpia E Urtësisë Shih edheShtëpia E Urtësisë LiteraturaShtëpia E Urtësisë ReferimeShtëpia E UrtësisëAbasitëtBagdadEpoka e Artë IslameGjuha anglezeGjuha arabeHarun er-ReshidJehudëtMysliman

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

VloraKuvendi i ShqipërisëPrincess ArgjiroTundraMotra ToneBletaParalelogramiKanabisi (Drogë)Martin CamajLista e festave në KosovëAziaHans Kristian AndersenRusiaPlisi (lashtësi)MagnetiQemal StafaLigji i ArkimeditLedion LiçoShpikje te ndryshmeKitaraZgjebjaNatyraInternetiRelieviXhensila MyrtezajEgjipti i lashtëTokaDialektet e gjuhës shqipeMbiemriSpartak NgjelaKarakteristikat e së gjallësPiter PanDiklofenakuHistoria e botësAhmet KrasniqiShahuAeroplaniSteve JobsDante AligieriPneumoniaLetërsia romantike shqiptareOsmani ILigji i OmitIsak NjutoniHistoriaDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutLuljaDita e Shën GjergjitSkeleti i njeriutArma bërthamoreDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëBashkimi EvropianLuigj GurakuqiKostandini i MadhTrupat e Sistemit DiellorLindja e parakohshmeInstrumenti muzikorBinjakëtBakteriNjohja ndërkombëtare e KosovësDibraProzaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriVrima e zezëMihail GorbaçoviLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianSinonimiNepotizmiADNAfrika verioreOqeaniKroaciaKalaja e KrujësRomaMali i DajtitAnëtarësimi i Kosovës në Bashkimin EvropianMamuthi leshator🡆 More