Shtresa e aplikacioneve është term i përdorur për kategorizimin e protokolleve dhe metodave në modelet arkitekturore të rrjeteve kompjuterike.
Si Modeli OSI ashtu edhe TCP/IP përmbajnë shtresën e aplikacioneve.
Në TCP/IP, Shtresa e aplikacioneve përmban të gjitha protokollet dhe metodat që hyjnë në "mbretërinë" e komunikimit process-to-process përmes një rrjeti të protokollit të internetit (IP) duke përdorur protokollet e shtresës së transportit për të vendosur një lidhje host-to-host.
Në modelin OSI, definicioni i shtresës së saj të aplikacioneve është i cekët, duke ndarë qartësisht funksionet shtesë mbi shtresën e transportit në dy nivele shtesë: Shtresa e Seancave dhe Shtresa e Prezantimeve. OSI specifikon një ndarje të rreptë modulare të funksionimit në këto shtresa dhe ofron implementim të protokolleve për secilën shtresë.
Shërbimet e zakonshme të shtresës së aplikacioneve ofrojnë konvertim skematik mes proceseve të bashkangjitura të aplikacioneve. Shënim: Shembuj të shërbimeve të zakonshme të interesit të përgjithshëm përfshijnë protokollet e skedës virtuale, terminalit virtual, batch proccesing (përpunimin në tufë) të transferit dhe manipulimit.
Shtresa e aplikacioneve | BGP · DHCP · DNS · FTP · GTP · HTTP · IMAP · IRC · Megaco · MGCP · NNTP · NTP · POP · RIP · RPC · RTP · RTSP · SDP · SIP · SMTP · SNMP · SOAP · SSH · STUN · Telnet · TLS/SSL · XMPP · |
---|---|
Shtresa e transportit | TCP · UDP · DCCP · SCTP · RSVP · ECN · |
Shtresa e internetit | IP (IPv4· IPv6) · ICMP · ICMPv6 · IGMP · IPsec |
Shtresa e linqeve | ARP · RARP · NDP · OSPF · Tunnels (L2TP) · Media Access Control (Ethernet· MPLS· DSL· ISDN· FDDI) · Device Drivers · |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Shtresa e aplikacioneve, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.