Shtetësia është statusi që përcakton përkatësinë shtetërore të individëve.
Nocioni i shtetësisë paraqet lidhjen juridike të qytetarit me shtetin. Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta dhe detyrime (besnikëri, të drejta politike, ushtrimi i shërbimit ushtarak, mbrojtja konsullore jashtë shtetit, ekstradimi në atdhe, mbrojtjen nga ekstradimi në shtet tjetër etj.) dhe i nënshtrohen jurisdiksionit shtetëror quhen shtetas. Shtetësia mund të fitohet në mënyra të ndryshme:
Humbja e shtetësisë mund të ndodhë në një mori rastesh të ndryshme. Disa shembuj janë: mërgimi i detyruar (ekzil), dënimi për tradhti, dorëheqja nga shtetësia, marrja e një shtetësie tjetër, kryerja e shërbimit ushtarak në një ushtri të huaj, emigrimi afatgjatë, por edhe kur territori i një shteti kalon në territorin e shtetit tjetër; këto janë vetëm disa mundësi. Individët mund të kenë dy apo më shumë shtetësi, por edhe asnjë. Ata persona të cilët nuk kanë fare shtetësi quhen apatridë (gr. α-*pa, πατρίδη- atdhe, tekst. "pa atdhe") ose apolide (gr. α-*pa, πολιτεία-shtet, "pa shtetësi"). Individët me dy apo më shumë shtetësi quhen bipatridë.
Qëndrimet e shteteve ndaj dyshtetësisë janë të ndryshme.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Shtetësia, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.