Shqiptarët Në Rumani

Shqiptarët në Rumani (rumanisht: Albanezii din România) janë të njohur zyrtarisht si një minoritet etnik, e si të tillë kanë një deputet të rezervuar në Dhomën e Deputeteve të Rumanisë, aktualisht nga rradhët e Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë (rumanisht: Liga Albanezilor din România).

Shqiptarët në Rumani
Albanezii din România
Shqiptarët Në Rumani Shqiptarët Në Rumani Shqiptarët Në Rumani Shqiptarët Në Rumani
Gjergj Gjika Grigor Gjika i I Grigor Gjika i II Scarlat Gjika
Shqiptarët Në Rumani Shqiptarët Në Rumani Shqiptarët Në Rumani Shqiptarët Në Rumani
Grigor Gjika i III Grigor Gjika i IV Gjon Gjika Vasile Lupu
Shqiptarët Në Rumani Shqiptarët Në Rumani Shqiptarët Në Rumani Shqiptarët Në Rumani
Grigor Alexander Gjika Alexander Gjika i II Dhimitër Gjika Elena Gjika
Rajone me popullsi të konsiderueshme
Flamuri Rumania
Gjuhët
Shqip  · Rumanisht
Fetë
Islami  · Krishterimi

Demografia

Në censusit e vitit 2002, 520 shtetas të Rumanisë u deklaruan si shqiptarë e 484 deklaruan gjuhën shqipe si gjuhë amtare. Numri i tanishëm i shqiptarëve në Rumani llogaritet të jetë diku rreth 10,000. Shumica e anëtarëve të bashkësisë shqiptare jetojnë në Bukuresht, ndërsa pjesa tjetër është e vendosur kryesisht në qendra e mëdha urbane, si në Temishvar, Jash, Konstancë dhe Kluzh-Napokë.

Shumica e familjeve janë ortodokse dhe kanë prejardhjen nga trevat përreth Korçës. Shumë shqiptarë të tjerë të Rumanisë ndjekin fenë islame. Sipas një artikulli të vitit 1999 nga studiuesi rumun George Grigore, shumë studime tregojnë se rreth 3,000 anëtarë të bashkësisë islame në Rumani mund të jenë shqiptarë. Kjo pjesë e bashkësisë shqiptare është tradicionalisht e integruar në grupet turke ose tatare, që vështirson llogaritjen e numrin të saktë.

Historia

Shqiptarët Në Rumani 
Një shqiptarë në Vllahi (pikturë e vitit 1866 nga Amadeo Preziosi)

Një bashkësi shqiptare brenda principatave danubiane u shënua për të parën herë në Vllahi, gjatë sundimit të princ Mihalit II, ku në një raport të hartuar nga autoritetet habsburgase në Transilvani veçohen se rreth 15,000 shqiptarë janë lejuar të kalojnë në veri të Danubit në vitin 1595. Këlineshti (rum. Călinești, një fshat, sot i vendosur në Komunën e Floreshtit të Qarkut të Prahovës) ishte një nga vendet ku u vendosën, siç dëshmohët në një dokument të nxjerrë nga Simion Movilă, i cili konfirmoj të drejtën e tyre të të jetuarit në atë fshtat. Prania e shqiptarëve në Bukuresht u dëshmua të parën herë rreth vitit 1628. Në Moldavi një shqiptar, Vasile Lupu, u bë princ në vitin 1634.

Shqiptarët Në Rumani 
Gazeta Sqipetari (rumunisht: Albanezul), e botuar nga bashkësia shqiptare (viti 1889)
Shqiptarët Në Rumani 
Libër shkollor shqip, i shtypur në Bukuresht (viti 1887)

Bashkësia shqiptare u forcua gjatë fanariotëve, kur mërgimtarë të shumtë hapën biznese në një numër të madh të qyteteve, dhe u punësuan si truproja të princave dhe bojarëve vllahë. Këto mërgimtarë kryesisht u shënuan me emërtimet arbănași (ngjajshëm me emërtimin arvanit) dhe arnăuți (të huazuar nga turqishtja arnaut). Në vitin 1820, një studim tregoi se ishin 90 tregtarë nga qyteti rumelian Arnaut Kioj ishin të vendosur në kreqytetin e Vllahisë, shumica e të cilëve ndoshta ishin shqiptarë ose vllehë.

Lëvizja nacionaliste shqiptare e Rilindjes kombëtare brenda Perandorisë Osmane ishte e pranishme dhe frytdhënëse në Vllahi, që ishte qendra e nismave kulturore të filluar nga Elena Gjika, Naim Frashëri, Jani Vreto dhe Naum Veqilharxhi (botuesi i abetares së parë shqipe në Bukuresht, më 1844). Aleksandër Stavre Drenova, një banor i Bukureshtit, është autori i tekstit të himnit kombëtar të Shqipërisë, Himnit të Flamurit, melodia e të cilit është Pe-al nostru steag e scris Unire, e kompozuar nga rumuni Çiprian Porumbesku. Në atë kohë, shumë shqiptarë, së bashku me bashkësitë e tjera ballkanike, ishin të pranishëm në jetën tregtare të Bukureshtit, ku shumë nga ta punuan si shitës nëpër rrugë (veçanërisht duke shitur pije joalkoolike ose ëmbëlsira).

Midis grupeve të reja të mërgimtarëve nga pjesë të ndryshme të Ballkanit që arritën në Rumani ishin familjet e poetëve Viktor Eftimiu dhe Lasgush Poradeci. Në atë kohë, lëvizja për pavarësi arriti kulmin, dhe për një kohë të shkurtër në vitin 1905, ishte e përqendruar në veprimtarinë e Albert Gjikës. Një shkollë shqipe u hap në vitin 1905 në qytetin e Konstancës, e një ndër nxënësit ishte poeti Aleksandër Stavre Drenova. Në vitin 1912, në një takim të udhëhequr nga Ismail Qemali në Bukuresht, ku morri pjesë edhe Drenova, u miratua rezoluta e parë në lidhje me pavarësimin e Shqipërisë.

Në vitin 1893, bashkësia shqiptare në Rumani numëronte rreth 30,000 anëtar. Në vitin 1920, rreth 20,000 shqiptarë jetonin në Bukuresht. Një valë e re e mërgimtarëve shqiptarë, shumë nga ta myslimanë nga Jugosllavia, erdhi në prag të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1921, përkthimi i parë në shqip i Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve, u përfundua nga Ilo Mitkë Qafëzëzi dhe u botua në qytetin e Ploieshtit. Shumë shqiptarë u vendosën në Transilvani, ku kryesisht hapën ëmbëltore.

Bashkësia shqiptre ishte e shtypur gjatë regjimit komunist në Rumani, duke filluar nga viti 1953, kur shoqatat kulturore shqiptare u mbyllën. Të drejtat e shqiptarëve i'u rikthyen pas Revolucionit rumun të vitit 1989, por numri i njerëzve që deklaroheshin shqiptarë ka rënë ndjeshëm mes viteve 1920 dhe 2002. Tradicionalisht, anëtarët e bashkësisë shqiptare janë përfshirë në kategorinë "të tjerët" gjatë censuseve.

Bashkësia shqiptare fitoi një vend në Dhomën e Deputetëve në vitin 1996, kur Unioni Kulturor i Shqiptarëve (rum. Uniunea Culturală a Albanezilor din România) u fut në Parlamentin rumun. Në vitin 2000, vendin e bashkësisë shqiptare e morri Lidhja e shqiptarëve të Rumanisë (rum. Asociatia Liga Albanezilor din Romania).

Shqiptarë të njohur në Rumani

Shiko edhe

Shënime

Referimet

  • Constantin C. Giurescu, Istoria Bucureştilor. Din cele mai vechi timpuri pînă în zilele noastre ("Historia e Bukureshtit. Nga kohët e hershme deri tek ditët e sotme"), Editura Pentru Literatură, Bukuresht, 1966
  • Gli Albanesi in Rumania. Storia dei principi Ghika nei secoli XVII, XVIII et XIX. Traduzione dal francese di B(artolomeo) Cecchetti. Firenze : Tip. editr. dell’Associazione, 1873

Lidhje të jashtme

Tags:

Shqiptarët Në Rumani DemografiaShqiptarët Në Rumani HistoriaShqiptarët Në Rumani Shqiptarë të njohur në RumaniShqiptarët Në Rumani Shiko edheShqiptarët Në Rumani ShënimeShqiptarët Në Rumani ReferimetShqiptarët Në Rumani Lidhje të jashtmeShqiptarët Në RumaniLidhja e shqiptarëve të RumanisëRumaniaRumanishtShqiptarët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BakteriMenopauzaGjeometriaDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeBimësiaLidhja e PrizrenitLindja e parakohshmeHamletiSinonimiInsulinaLekë DukagjiniLista e aktorëve të teatrit shqiptarEdi RamaElbasaniTemperaturaKosovaUjiShtatzëniaTeorema e PitagorësDasma shqiptareAfrikaShpejtësiaMagneziumiEkonomia e ShqipërisëDita e TokësSintaksa e gjuhes shqipeQytetet e ShqipërisëGuajanaPerandoria BizantinePrizreniVojo KushiNjëqind vjet vetmi (Sabri Hamiti)Isa GrezdaGravitetiVera GrabockaBeratiIlir Shaqiri (balerin)Lista e gjeografive të shteteveNumrat natyrorëFan NoliKinaPashallëku i JaninësShqipëria e MesmeIsak NjutoniRomeo dhe ZhuljetaHepatiti BLibriSkënderbeuKënga e Hajredin PashësVitamina B12ShtetiAmerika JugoreShumë zhurmë për asgjëPashallëqet shqiptareLahutaMamuthiLugthiMbiemriHalil BudakovaBig Brother VIP (Seriali Shqiptar)Rrafshi i DukagjinitDhëmbët e njeriutLeukocitNumrat romakëPozita gjeografike e ShqipërisëMarsiKundrinoriNoizyPlisi (lashtësi)Të drejtat e njeriutKukësiDashuriaEs-selamu alejkumMasturbimi i ndërsjelltëBeteja e KosharesShoqëria🡆 More