Shfuqizimi I Hilafetit

Hilafeti Osman, kalifati i fundit i njohur gjerësisht në botë, u shfuqizua më 27 Rexheb 1342 hixhri (pas hixhretit, ose 3 mars 1924) me dekret të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.

Procesi ishte një nga reformat e Ataturkut pas zëvendësimit të Perandorisë Osmane me Republikën e Turqisë. Abdylmexhiti II u rrëzua si kalifi i fundit osman, ashtu si Mustafa Sabri si Shejh ul-Islam i fundit osman.

Shfuqizimi i Kalifatit
Shfuqizimi I Hilafetit
"Kalifi i Fundit", një illustrim nga Le Petit Journal illustré në mars 1924, menjëherë pasi u krye shfuqizimi
Data3 mars 1924
VendndodhjaAsambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë
ShkakuReformat e Ataturkut

Kalifi ishte nominalisht udhëheqësi suprem fetar dhe politik i të gjithë myslimanëve në mbarë botën. Në vitet para shfuqizimit, gjatë Revolucionit Turk në vazhdim, e ardhmja e pasigurt e kalifatit provokoi reagime të forta në mesin e komunitetit mbarëbotëror të islamit sunit. Shfuqizimi i mundshëm i kalifatit ishte kundërshtuar në mënyrë aktive nga Lëvizja Hilafet me bazë në Indi dhe krijoi debat të nxehtë në të gjithë botën myslimane. Shfuqizimi i vitit 1924 erdhi më pak se 18 muaj pas shfuqizimit të sulltanatit osman, para të cilit sulltani osman ishte kalif ex officio.

Mustafa Qemal Pasha (Atatyrk) thuhet se i ofroi hilafetin Ahmed Sherif es-Senusit, me kusht që ai të banonte jashtë Turqisë; Es-Senusi e refuzoi ofertën dhe konfirmoi mbështetjen e tij për Abdylmexhitin. Të paktën trembëdhjetë kandidatë të ndryshëm u propozuan për kalifatin në vitet në vijim, por asnjëri nuk ishte në gjendje të fitonte një konsensus për kandidaturën në të gjithë botën islame.

Shih gjithashtu

Bibliografia

Referime

Tags:

Abdylmexhiti IIAsambleja e Madhe Kombëtare e TurqisëHilafetiHilafeti OsmanHixhretiKalendari hixhriPerandoria OsmaneReformat e AtaturkutRexhebShehylislamiTurqia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi i organeve të frymëmarrjesElektromagnetiItaliaTrashëgimia natyroreProteinaSistemi diellorPyjet tropikaleKlimaGjendja agregateEmigrimiMenstruacionetArbëreshët në ItaliFusha elektrikeEvropaTretjaBimësiaKubi (gjeometri)ËndrraDaulljaMatilda MakoçiXha GorioHungariaFoshnjaLista e festave në ShqipëriRamazaniAbetarja shqipeQytetet e ShqipërisëQeniEdith DurhamFibra optikePjesëzaNënrajoni VerilindorVlerat kulturoreLuaniPrinc Vidi, Shqipëria gjashtë muaj mbretëriMuhammediAdoleshencaShqipëria OsmaneMarin BarletiLista e viteveSami FrashëriAthinaDëboraDemencaArsimi në KosovëTenisiKaliumiMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutAzia JuglindoreMitologjia grekeMekaAmerikaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)VjosaRrotullimi i TokësPeshkuSazaniAlegoriaPoloskëIshemiaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiKromozomiPula (shpend)Marko BoçariPashkëtLigjet e NjutonitDeti JonPitagoraHekuriHistoria e KuranitKalaja e BeratitHistoriaKroaciaLista e liqeneve në ShqipëriDendësiaKoha e kryer e thjeshtëVeshjet popullore shqiptareGalileo Galilei🡆 More