Shoqëria Fraunhofer

Shoqëria Fraunhofer (gjermanisht: Fraunhofer-Gesellschaft zur Förderung der angewandten Forschung) u themelua në vitin 1949.

Ajo nxit dhe mbështet në bashkëpunim edhe me vende të tjera kërkimet shkencore me drejtim praktik. Synimi i organizatës janë kërkimet shkencore për praktikën. Shoqëria Fraunhofer bën kërkime shkencore për industrinë, për sipërmarrjet e shërbimit dhe për institucionet publike. Me porosi të klientëve nga fusha ekonomike, ajo përpunon zgjidhje të zbatueshme teknike dhe organizative. Synim qendror është transferi i know-how nga shkenca në praktikë.

Shoqëria Fraunhofer
Fraunhofer-Institut Schmallenberg

Studentëve me gradën Master, diplomantëve dhe doktorantëve, Shoqëria Fraunhofer u ofron mundësi për shkollim bazë dhe të avancuar, me anë të punës kërkimore të lidhur me praktikën. Në kuadër të programeve teknologjike të BE-së, Shoqëria Fraunhofer jep gjithashtu kontribut për zgjidhjen e çështjeve teknike.

Shoqëria Fraunhofer ka si synim transferin e know-how nga shkenca në praktikë. Formati MP3 është shpikja më e njohur e një Instituti të Shoqërisë Fraunhofer.

Aleanca dhe shoqata

Për të nxitur bashkëpunimin, Institutet -Fraunhofer me kompetenca të ngjashme janë bashkuar në shoqata Fraunhofer, për shembull në fushën e teknologjive të informacionit dhe të komunikimit, të shkencave jetësore ose të mikroelektronikës. Institute me fusha të ndryshme kërkimore bashkëpunojnë në të ashtuquajtura Aleanca Fraunhofer, për shembull në prodhimin e automobilave ose në nanoteknologji.

Organizimi

Shoqëria Fraunhofer përmbledh ndërkohë më shumë se 80 institucione kërkimore, midis tyre 60 institute - në vende të ndryshme në të gjithë Gjermaninë si dhe në filiale në Evropë, Azi, në SHBA dhe në Lindjen e Afërme. Në të gjithë botën, organizata ka 17.000 bashkëpunëtore dhe bashkëpunëtorë. Vëllimi i kërkimeve kap shifrën 1,6 miliardë euro në vit, një e treta e kësaj shumë ofrohet nga Federata dhe landet, si financim bazë.

Referime

[1]

Lidhje

Tags:

Shoqëria Fraunhofer Aleanca dhe shoqataShoqëria Fraunhofer OrganizimiShoqëria Fraunhofer ReferimeShoqëria Fraunhofer LidhjeShoqëria Fraunhofer

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LigjiSyri i kaltër, DelvinëHidrogjeniAlgoritmiKanceri i gjiritStalaktitet dhe stalagmitetMajlinda KelmendiSlloveniaHIV/AIDSTurizmiNamazi i JacisëGjergj FishtaMuri i BerlinitParisiVeshiNjohja ndërkombëtare e KosovësUjiGjon BuzukuMusine KokalariMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutMaqedonia e VeriutSistemi riprodhues femërorEdi RamaKësulëkuqjaBashkitë e ShqipërisëLumi i NerodimësBifurkacioniLegjenda e gurit të “Bletës”Nikola KopernikuPejgamberët në IslamIlir MetaKroaciaBarnatNjësia matësePjetër BudiAfrikaTokaBill KlintonBeni ecën vetëAndon Zako ÇajupiPrincess ArgjiroFaqja kryesoreAcidet dhe BazatAeroporti i PrishtinësIbrahim RugovaArbëreshët në ItaliTë drejtat e njeriutFosiletOsmani ISistemi i organeve të frymëmarrjesProblemet mjedisore në ShqipëriFruthiAtletikaVenusiLista e maleve të ShqipërisëInternetiAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianBashkimi EvropianMetaforaNaim FrashëriEklipsi i HënësAleksandri i MadhKanuni i Lekë DukagjinitSami FrashëriTargat e automjeteve të ShqipërisëVerdhëzaUlqiniMarrëdhënia seksualeVjosaKëshilli EvropianNoizyLista e lumenjve më të gjatëLidhja e PrizrenitCristiano RonaldoNdotjaPashallëku i Shkodrës🡆 More