Lumi I Shkumbinit

41°02′23″N 19°26′34″E / 41.039722°N 19.442778°E / 41.039722; 19.442778 Lumi Shkumbin, ose Lumi Shkëmbi, buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedhur nëpër një luginë të ngushtë e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik.

Gjatësia e këtij lumi është 181 km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61 m³/s.

Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.

Lumi Shkumbin kalon nëpër krahinën e Mokrës në rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rrallë [nevojitet citimi] me katarakte, shpella, plazhe të vogla, etj. Përgjatë lumit në krahinën e Mokrës ka edhe mjaft vende te përshtatshme për peshkim dhe vende të tjera piktoreske që mund të vizitohen si Selca e Poshtme në Krahinën e Mokrës me një vendbanim Ilir të lashtë,[nevojitet citimi] ura e Golikut në fshatin Golik atje ku bashkohen tre degë të lumit Shkumbin, etj. Më pas Lumi kalon nëpër rrethin e Librazhdit. Rrjedha e lumit vazhdon ne Rrethin e Elbasanit ku kalon shumë pranë qytetit të Elbasanit dhe më pas vazhdon në Peqin e Rrogozhinë deri sa derdhet në Detin Adriatik.

Lumi Shkumbin luan një rol te madh në jetën e banorëve të luginës se tij. Përgjatë lumit janë ngritur shumë vendbanime që i kanë përdorur burimet e lumit në aktivitete të jetës së përditshme.

Lumi I Shkumbinit
Grykëderdhja e Lumit Shkumbin

Mbi të janë ngritur vepra hidrike që përdoren për ujitje ne bujqësi si p.sh.: Kanali "Naum Panxhi" në Elbasan që përdoret për vaditjen e fushës pjellore[nevojitet citimi] të Cërrikut dhe së fundmi në degët e tij janë projektuar edhe hidrocentrale të vegjël. [nevojitet citimi] Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në Plazhin r Vilë - Bashtovës.[nevojitet citimi]

Referenca

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e komunave në KosovëDita Botërore e LibritDitar (Anne Frank)Lista e qyteteve në GjermaniSistemi i tretjesRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëHidrocentraletSëmundjet e gjakutNëna surrogateKopshti Botanik i TiranësMarko BoçariDiabetiParahistoriaJaponiaSheshi i Skënderbeut (Shkup)Marrëdhënia seksualeA.C. MilanArtriti ReumatologjikIbrahim RugovaPellazgëtDita Ndërkombëtare e PunëtorëveLufta e FtohtëMuhamet KyçykuPopullsia botëroreRevolucioni industrialLista e festave në KosovëHixhameEfekti serrëAdem JashariKarbohidratetMuzika populloreShkodraRelieviHristijan MickoskiVjosaStresiEgjipti i lashtëVendkalimet kufitare të ShqipërisëLista e personaliteteve ilireGalileo GalileiQyteti i KukesitFC BarcelonaHendbollMeningjitiEnver HoxhaDialektet e gjuhës shqipeDhimbja e kokësArsimi në KukësLibriFrancaRacizmiFan NoliStalaktitet dhe stalagmitetZana e malitAli AhmetiKolitiGjenetikaKatroriAnarkiaAsdren GjikolliKompjuteriLidhja e LezhësHormonetSpermaTigriEkologjiaFibroza kistikeLetërsia e Rilindjes EvropianeWarnerMediaKolesteroliSkeleti i njeriutGjirafaKarboniJuventus F.C.MyshqetAmerikaRrezet rentgenLufta e Dytë Botërore🡆 More