Shkolla E Shqiptarëve Në Venedik

Scuola degli albanesi, (Shkolla e shqiptarëve), e themeluar në Venedik (Venezia-Itali), nga të mërguarit shqiptarë të atyshëm rreth viteve 1500-1504.

Kjo shkollë ishte kryesisht shkollë zejesh, por aty jepeshin dhe njohuri të ndryshme.

Shkolla E Shqiptarëve Në Venedik
Shkolla e shqiptarëve të Venecias,Itali

Historiku

Pranë shkollës funksiononte internati. Shkolla frekuentohej nga fëmijët e familjeve shqiptare të mërguara dhe të vendosura në Venedik dhe në Istria. Si tekste mësimi janë përdorur edhe veprat e dy humanistëve shqiptarë Marin Beçikemi dhe Marin Barleti. I pari ka qenë dhe mësues në këtë shkollë. Ndërsa shkolla e shqiptarëve, me vlera historike në fushën e artit, u ndërtua me kontributet e bashkëvëllazërisë të të mërguarve shqiptarë të Venedikut, e cila ishte mjaft e organizuar në atë kohë. Përveç humanistëve që përmendëm më lart, në këtë bashkëvëllazëri bënin pjesë edhe humanistë të tjerë si Viktor Karpaçi (1455-1525), Mark Bazaiti (1460-1530) dhe Nikollë Leonik Tomeu (1456-1531).

Shkolla E Shqiptarëve Në Venedik 
Shkolla e shqiptarëve të Venecias,Itali dhe punimi artistik nga Viktor Karpaçi

Viktor Karpaçi punoi si arkitekt dhe skulptor i ndërtesës të Shkollës së Shqiptarëve. Ai stolisi fasadat e saj me basorilieve që paraqesin aspekte të luftës së popullit shqiptar për liri, gjurmët e të cilave kanë egzistuar deri vonë e që mund të jenë ende edhe sot e kësaj dite. Shkolla e shqiptarëve e cila u ngrit për nevojat të mërgimtarëve tanë në Republikën e Venedikut, gjatë kohës së veprimtarisë së vet prej vitit 1442 deri në fund të shekullit XVIII, jo vetëm që luajti një rol të rëndësishëm në ngitjen e kuadrove nga më të ndryshmet, por ajo është shquar edhe nga vlerat artistike që zotëronte godina e saj. Merita të mëdha në këtë aspekt ka pasur Viktor Karpaçi, një piktor shqiptar nga rrethi i Korçës, i cili pa dyshim qe njëri ndër artistët më të shquar të Rilindjes Evropiane. Nën mbikëqyrjen e tij është ngritur shkolla dhe janë dekoruar ballina dhe pjesa e mbrendshme e shkollës së shqiptarëve gjatë kapërcyellit të shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI. Vend të veçantë në opusin shumë të pasur të tij zënë pikturat që i bëri për shkollën e bashkëvëllezërve të tij të cilat ruhen në muzet më të mëdha të botës.

Shkolla E Shqiptarëve Në Venedik 
Rrethimi i Shkodrës, memoriali në Venecia nga Viktor Karpaçi

Si shkollë e shek.XVI, ”Scuola dela albanezi”, përveç rëndësisë historike dhe artistike, ka dhe rëndësi pedagogjike. Mbajtja më këmbë e saj për shumë kohë, dëshmon se shqiptarët e mërguar duke përbërë një tërsi dhe duke qenë të organizuar, jo vetëm që ndienin nevojën e hapjes së një institucioni për edukimin e fëmijëve të tyre, por edhe se trashëgonin njëfarë tradite, se kishin forca ekonomike, organizative dhe kulturore për ta mbajtur atë. Ajo, gjithashtu, ka vlerë të veçantë në drejtim të nivelit të zhvillimit të arsimit profesional të asaj kohe.

Shih edhe

Literatura

  • AA.VV., Venezia, serie Guide d'Italia (Guida rossa), Touring Club Italiano, Milano 1985 ISBN 978-88-365-0006-2
  • Bruno Dudan, I commerci veneziani in Albania e gli Albanesi a Venezia, Officine grafiche Carlo Ferrari, 1940.
  • Brunehilde Imhaus, Le minoranze orientali a Venezia, 1300-1510, Roma 1997.
  • Lucia Nadin Bassani, Migrazioni e integrazione: il caso degli Albanesi a Venezia (1479-1552), Bulzoni, Roma 2008.
  • Venetian Narrative Painting in the Age of Carpaccio, Patricia Fortini Brown Arkivuar 6 janar 2014 tek Wayback Machine, Yale University Press, New Haven and London, Peggy Guggenheim Museum Collection in Venice

Referimet

Tags:

Shkolla E Shqiptarëve Në Venedik HistorikuShkolla E Shqiptarëve Në Venedik Shih edheShkolla E Shqiptarëve Në Venedik LiteraturaShkolla E Shqiptarëve Në Venedik ReferimetShkolla E Shqiptarëve Në VenedikVenedik

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Partia e Punës e ShqipërisëGjeografia e TiranësQytetet e ShqipërisëShqipëria OsmaneInteligjenca artificialeFiset ilireSlloveniaAtenaDemencaHepatiti BPërcaktoriHistoria e BallkanitPallati 176Çarls DarvinLetërsia shqipeShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreDritëro AgolliLista e maleve të ShqipërisëEqrem ÇabejDemografia e ShqipërisëAkiliBashkimit SovjetikBeteja e KosovësAleksandër Stavre DrenovaEposi i kreshnikëveRryma elektrikeHolandaRilindjaNamazi i AkshamitMikroorganizmatUra e ZogutZbulimi i elementeve kimikeDita Botërore e ujitLewis PowellGrupet e gjakutJosif StaliniKrimet e regjimit komunist në ShqipëriErnest HemingwayHistoria e arteveAhmet KrasniqiDibraPeshkuNjeriuHemoglobinaArteriaTiranaMali i ZiLidhja kovalenteMalësorjaNaim FrashëriPjesët përbërëse të kompjuteritEnver PetrovciPërralla1948Sateliti artificialGreqiaDielliKultura në KosovëKurban BajramiZonat e mbrojtura të ShqipërisëParalelogramiIriqiMariana KondiLista e shteteve sipas popullsisëBarack ObamaFabulaMusine KokalariKëshilli EvropianLeka Zogu IIHepatitiPerandoria BizantineEvropaTenisiMartin CamajHarry PotterVallet shqiptareKundrinoriMitiAfërdita🡆 More