95-110 cm, krahët e hapur: 255-280 cm
Shkaba | |
---|---|
Në kopshtin zoologjik Oakland, SHBA | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | Falconiformes (or Accipitriformes, q.v.) |
Familja: | |
Gjinia: | Gyps |
Lloji: | G. fulvus |
Emri binomial | |
Gyps fulvus (Hablizl, 1783) |
Grabitqar me fluturim madhështor pergjithesisht ne ngjyre kafe qafa është me push të bardhë ose e zhveshur nga puplat. Silueta në fluturim duket mjaft e madhe për shkak të fluturimit me krahë të hapur, që rrallë i mbledh. Ka bisht trekëndor të mprehtë, kokë të vogël dhe sqep të ngushtë dhe të gjatë. Tek të vegjlit, trupi me ngjyrë kafe të errët kontraston me ngjyrën e çelët të pjesëve poshtë krahut. Dallohet nga shpendët e tjerë grabitqarë prej ngjyrës kafe të lehtë të trupit dhe nga kafja e errët e fundit të krahëve dhe të bishtit.
Parapëlqejnë lugina të hapura, të thata ose rrafshnalta nga ku mund të shohin kërmat. Ngjiten në fluturim dhe zbresin herë pas here. Njihen si folezuese koloniale të zonave shkëmbore, por aktualisht ekzistojnë vetëm prova sporadike të folezimit të tyre në rajon.
I ndërtojnë foletë me shkarpa buzë shkëmbinjve, ose nëpër guva në shpatet e rrëpirëta të maleve, shpesh në koloni të shpërndara me 10-20 çifte. Foletë zakonisht kanë një diametër prej 60-100 cm. Femra pjell zakonisht 1 vezë në fund të shkurtit. Ngrohja zgjat 48-54 ditë. Të vegjlit arrijnë të fluturojnë pas 3-4 muajsh.
Kërma, hedhurinat nëpër pirgjet e plehrave, etj.
Fishkëllima dhe hungërima kur ushqehen në grup me skelete e kërma. Pjesën tjetër të kohës e kalon në heshtje.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Shkaba, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.