Stampa:Infobox ALB fshat
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Shishtaveci është një fshat në Shqipëri në Qarkun Kukës. Popullsia e këtij fshati flet dy gjuhë, shqip dhe gjuhën nashinski ose e njohur ndryshe dhe si një gjuhë që flitet nga popullsia autoktone shqiptare e sllavizuar gjatë periudhës së ish-Perandorisë Bullgare (681-1185-1396) në krahinën e Gorës, dikur pjesë e Sanxhakut të Prizrenit, më vonë Vilajetit të Prizrenit (pas bashkimit të sanxhakëve Prizren-Dibër-Shkup), tani më zonë administrative e Bashkisë Kukës.
Zona e Shishtavecit ndodhet 33 km në juglindje të qytetit të Kukësit dhe arrihet përmes Grykës Vanave (45 min).Kufizohet në perëndim me (ish-komunat) zonën administrative të Topojanit dhe në veri me atë të Zapodit, ndërsa në lindje me Republikën e Kosovës, duke përfaqësuar kështu një komunë kufitare.Shishtaveci është ~33 kilometër larg qytetit të Kukësit. Përballë një peizazhi të mrekullueshëm, shtrihen fshatrat Shishtavec, Novosej, Kollovoz, Shtrez, Oreshke, Borje dhe Cernaleve. Fshati Shishtavec është brenda zonës së mbrojtur “ Korab- Koritnik”
Shishtaveci krenohet me kullota të bukura, alpine dhe konsiderohet një monument natyror. Bjeshkët e Shishtavecit qëndrojnë në një rrafshnaltë që shkon midis 900 dhe 2130m mbi nivelin e detit. Janë identifikuar një numër monumentesh të natyrës në zonën si "Guri i Mengjesit" (Guri i Mëngjesit; një gur i madh në mes të kullotave të Moravës),plantacioni i lisit mështeknës, Plloça e Zhifkeve , Liqeni Artificial apo i njohur ndryshe dhe si rezervuari, etj.
Edhe ky masiv shkëmbor-ranor interesant që ndodhet në jug të Shishtavecit është në listën e Monumenteve të Natyrës në Shqipëri. Ky gur, që ngrihet në horizont, ka qenë një shenjë orientuese përgjatë rrugëve që kanë lidhur qytetërimet e hershme të ngulitura në kërthizën e vargmaleve të Sharrit. Banorët e hershëm të këtyre anëve mblidheshin këtu me kuajt e tyre, për të marrë rrugën e shtegtimit drejt Selanikut. *(blegtorët e hershëm "Zhifket" të cilët kanë qenë blegtorë, dhe një prej fiseve më të vjetra dhe i pari në Shishtavec)
Ky gur nga një pjesë e vendasve thirret Murga, pasi këtu, në pllajën nën këmbët e gurit zhvilloheshin festa masive nga blegtorët e hershëm. Quhet Guri i Mëngjesit, pasi rrezet e para të diellit krijojnë kurorë drite rreth e mbi gur. I ndodhur në një lartësi 1900 metër mbi nivelin e detit, Guri i Mëngjesit është nga gurët më të fotografuar, dhe shkuarja deri atje, është destinacioni i preferuar për çdo vizitor që ngjitet në bjeshkën e Shishtavecit. Ai është një gur ranor në formë konike, me përmasa 25 metër i gjatë, 13 metër i gjerë, dhe 11 metër i lartë.
Ndodhet jo larg fshatit të Shishtavecit në lartësinë 1300 – 1390 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një pyll të dendur, të bukur, prej 33 ha, lartësia nga 13-17 m, diametri 20-30 cm dhe mosha 40-45 vjeç. Mështekna e Shishtavecit është një dru i veçantë që gjendet edhe në zona të tjera në veri, por jo në një masiv si ky.
Guri i Shipes gjendet afër fshatit Borje, në lartësinë 1580 m mbi nivelin e detit. Ai përbëhet nga një shkëmb konglomeratik me gjatësi 100 m, gjerësi 80 dhe lartësi 27 m. Është shumë panoramik, shumë i fotografuar.
Është shkëmb i shtypur (rrasë) që gjendet në kufirin e hershëm midis bjeshkëve të Shishtavecit dhe Bjeshkët e Sharrit (Scardius). Nga shikimi në distancë ky gur të ngjason me fytyrën e një njeriu. Të tillë element natyrorë nuk janë të pakët në Bjeshkët e Sharrit.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Shishtaveci, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.