Shefik Osmani

Shefik Osmani (Shkodër, 20 maj 1923 - Tiranë, 22 korrik 2012) ka qenë arsimtar, pedagog, bashkëpunëtor shkencor dhe autor i disa artikujve dhe teksteve studimore mbi pedagogjinë, historinë e pedagogjisë (historinë e arsimit) si dhe atyre didaktike.

Biografia

U lind në Shkodër më 20 maj 1923 i biri i Et'hemit dhe Bekijes, për kontributin e tij në arsim i ati u nderua me titullin "Mësues i Popullit", ndërsa i vëllai Tomorr Osmani do të bëhej koleg i tij në fushën e pedagogjisë dhe studimeve. Pas mbarimit të gjimnazit filloi studimet për mjekësi në Itali, të cilat u ndërprenë për arsye familjare. Në vitin 1950 mbaroi Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë dhe më 1960 u diplomua në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Vijoi shkollimin në Bashkimin Sovjetik.

Punën në arsim, si mësues dhe drejtor shkolle e filloi në Shkollën Pedagogjike të Peshkopisë. Në vitin 1955 transferohet në Shkodër si mësues dhe më pas drejtor i Shkollës Pedagogjike “Shejnaze Juka”.

Në vitin 1955 emërohet inspektor pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës në Tiranë, ndërsa në vitin 1967-1970 kalon në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor si përgjegjës sektori dhe drejtues i hartimit të teksteve të këndimit për ciklin e ulët. Gjatë viteve 1970-1990 punoi në Institutin e Studimeve Pedagogjike si bashkëpunëtor shkencor.

Vlerësime dhe mirënjohje

Për punën origjinale dhe plot përkushtim Shefik Osmani është vlerësuar me: “Medalje pune” (1952), “Arsimtar i dalluar” (1958), me Urdhrin “Naim Frashëri” (1970), merr gradën shkencore “Kandidat i shkencave” (1981), merr titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” (1984), dekorohet me “Laureat i Çmimit të Republikës” (1984), merr titullin “Mësues i Merituar” (1989), i jepet titulli “Drejtues kërkimesh” (1999) dhe në vitin 2003 i akordohet pension i posaçëm.

Veprimtaria

Shefik Osmani ka një veprimtari të pasur shkencore dhe botuese. Gjatë viteve 1972-1977 zhvilloi një sërë eksperimentesh për modernizimin e përmbajtjes së mësimit në klasën I-IV të shkollës 8-vjeçare.

-Ka shkruar 231 artikuj me karakter studimor në manuale, libra, revista, etj.

-Ka mbajtur 92 ligjërata në sesione, konferenca dhe kongrese shkencore.

-Ka udhëhequr 31 oponenca për disertacion në kërkim të gradës shkencore.

-Në veprën “Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar” (2003) është autor i kreut VI, bashkëpunëtor i kreut X dhe anëtar redaksie.

-Në fjalorin Enciklopedik Shqiptar botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në vitin 2008-2009 kreu detyrën e sekretarit shkencor në redaksinë e arsimit, dhe është autor i 40 zërave.

Prej vitit 2002 ka qenë pjesëmarrës në redaksinë e Revistës Shkencore Kulturore "Univers” botuar nga AIITC.

Vepra

  • "Probleme të mësimdhënies në Ciklin e Ulët të shkollës tetëvjeçare" 1982;
  • "Fjalor i pedagogjisë", 1983;
  • “Pjetër Bogdani”, 1996;
  • "Një misionar në shërbim të kombit" (kushtuar L. Marlekajt), 1996;
  • "J.H. Pestaloci-reformator i madh i arsimit" (me bashkëautor) (1977);
  • "Panteoni Iranian dhe iranologët shqiptarë", 1998;
  • "Reflekse etnopedagogjike I”, 1998;
  • "Përpjekja Pedagogjike - almanak" (me bashkëautor), 2000;
  • "Naim Frashëri - Vepra letrare pedagogjike 7", 2001;
  • "Shpalime etnopedagogjike II", 2008.

Shefik Osmani është bashëkautor i teksteve të mëposhtme mësimore për Ciklin e Ulët:

  • "Libër Këndimi për kl. I", 1971;
  • "Libër Këndimi për kl. II", 1971;
  • "Të njohim historinë e popullit tonë", 1971;
  • "Leximi I -maket", 1983;
  • "Leximi 2 - maket", 1984;
  • "Leximi 3 - maket", 1985;
  • "Leximi 4 - maket", 1986;
  • "Leximi 1", 1991;
  • "Leximi 2", 1992;
  • "Leximi 3", 1993;
  • "Leximi 4", 1994.

Nga viti shkollor 1994-1995 e deri në vitin 2003-2004 u përgatitën tekstet e përbashkëta për Shqipërinë dhe Kosovën. U botuan: "Leximi 1", 1994; "Leximi 2", 1994; "Leximi 3", 1995 dhe "Leximi 4", 1996.

Shefik Osmani, që nga viti 1994 si bashkautor, ka botuar këto tekste për shkollat shqipe të diasporës: "Zemra ime" për kl. I, "Zemra ime" për kl. II dhe "Zemra ime" për kl. III, botuar në Stamboll më 1994. Në vitin 1995 ka botuar: "Shkollë e jetë" për kl. IV, "Shkollë e jetë" për kl. V dhe "Shkollë e jetë" për kl. VI. Në vitin 2000 u botuan në Gjermani "Leximi im 3 dhe 4 në gjuhën amtare", "Fletore pune" për leximin 3 dhe 4 dhe "Plotësori i abetares". Në vitin 2001 ka botuar "Fjalor me figura". Për nxënësit e talentuar (me bashkëautor) ka botuar më 2002 "Dritaret e mia" dhe në 2003 "Hape portën". Pasionet dhe prirjet e tij janë shpalosur në fushën e bibliografisë dhe filatelisë. Ka dhënë kontribute në hartimin e udhëzuesve, manualeve dhe skedarëve të librit. Me mijëra libra u janë dhuruar prej tij shkollave në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Libohovë etj, si dhe bibliotekave të institucioneve të ndryshme. Ndërroi jetë më 22. 07. 2012

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Shefik Osmani BiografiaShefik Osmani Vlerësime dhe mirënjohjeShefik Osmani VeprimtariaShefik Osmani Shih edheShefik Osmani Lidhje të jashtmeShefik Osmani ReferimeShefik Osmani192320 Maj201222 KorrikDidaktikaHistoria e arsimitHistoria e pedagogjisëPedagogjiaPedagoguShkodërTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Nikola KopernikuVitaminaLegjenda e gurit të “Bletës”AzotiKalaja e BeratitNeurologjiaLogopediaWolfgang Amadeus MozartRrotullimi i Tokës rreth DiellitInteligjenca artificialeVeshkaVideosexMicrosoft WordRrethiNapoleon BonapartiEposi i kreshnikëveShkupiNumrat dhjetorAlkaloidetVullkaniAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianGjuha shqipeLuigj GurakuqiKolesteroliKinaTeorema e PitagorësSportiUNESCOLopaKortizoliLëvizjaArma bërthamoreKuvendi i ShqipërisëSarandaDashuriaInfeksioni seksualisht i transmetueshëmMerkuri (planet)Lista e liqeneve në KosovëKrishtërimiTrëndafiliÇamëriaAngliaKësulëkuqjaDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutÇarls DarvinElbasaniKëngët e MilosaosGjendja agregateHistoria e DurrësitFan NoliTërmetiAutobiografiaPogradeciSistemi periodik i elementeveSistemi i tretjesDiklofenakuTokaLista e gjeografive të shteteveHarry PotterKopshti botanikHIV/AIDSMatematikaEnergjia e erësTretësiratVolejbolliStema e ShqipërisëNelson MandelaLista e shkrimtarëve shqiptarëLumi i NerodimësFekondimiSeksi analKarboniEmrush XhemajliElektromagnetiMusine KokalariMuzika shqiptareMitologjiaSistemi i qarkullimit të gjakut🡆 More