Saçi

Saçi është një fletë hekuri e rrumbullakët, e ngritur si gungë, gati në formë këmbane dhe me dorezë sipër, që pasi nxehet mirë mbi zjarr, mbulohet me shpuzë e me prush dhe i vihet përsipër flisë, lakrorit, bukës, kulaçit, mishit, patatet, etj., për ta pjekur.

Mundëson madje, pjekjen konvekcion, dhe forma e ngritur e kambanës lejon që avulli të riciklohet, gjë që bën që mishi, peshku brumërat dhe perimet të mbeten të lëngshme, ku si rezultat patatet, brumërat dhe perimet e ndërthurin shijen e tyre me atë të mishit. Përdoret gjithashtu edhe për pjekje të bukës dhe pastave tradicionale si byrek dhe pica. Vetë forma e kambanës së shtypur ndoshta vjen nga furrat në formën e kambanave të përdorura për pjekje lëme.

Saçi
Saçi dhe flia
Saçi
Saçi dhe flia

Përmbledhje

Tradicionalisht, saçi ishte një furrë e thjeshtë, primitive, e cila shërbente për të pjekur ushqime të ndryshme të përdorura nga familje me një gjendje më pak të mirë ekonomike, të cilat nuk mund të përballonin një sobë në shtëpitë e tyre, dhe ku vetë kapaku shpesh dyfishohej si një pjatë për pjekje në rrafsh. Sot, aparati për pjekje përdoret zakonisht nga restorante në të gjithë Gadishullin Ballkanik, Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi, Greqi (e quajtur: Παραδοσιακή Γάστρα, Σινί ή Χάνι) dhe Turqi, të cilat kanë adoptuar këtë stil tradicional të gatimit, kryesisht për shkak të vetive të tij specifike për përmirësimin e aromës, të cilat mundësojnë që ushqimi të piqet lehtë, si një mënyrë shtesë për procesin e gatimit të konvekcionit të lartpërmendur. Fjala saç, gjithashtu mund t'i referohet një shujte të bërë nga brumërat, mishi, perimet dhe patatet, të pjekura në këtë mënyrë.

Bullgari, fjala сач ose сачѐ (sach / sache) i referohet një pjate balte të sheshtë, e cila nxehet në një temperaturë të lartë, dhe vendoset në tryezë, ku mbi të janë gatuar feta të hollë me perime dhe mish. Yndyra nuk përdoret, dhe nuk mbulohet. Në rajonin e Rodopit zakonisht përdoret më shumë mish.

Në disa rajone të Rumanisë, ekuivalenti i saçit, quhej țest , dhe përdorej për pjekje të bukës.

Galeria

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Saçi PërmbledhjeSaçi GaleriaSaçi Shih edheSaçi ReferimeSaçi Lidhje të jashtmeSaçiBukaByrekuPerimetPeshqitPica

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ADHDThethiSkeleti i njeriutSinuzitiSamir ManePsikologjiaErnest HemingwayCikli menstrualGalileo GalileiLista e vendeve sipas sipërfaqesHamletiÇKroaciaBimët mjekësore në KosovëVaginaGjallesat në zhdukjeArben TaravariNezim FrakullaAleksandri i MadhAtletikaShtjefën GjeçoviMbreti Zogu IBulimiaMejozaBelgjikaZvarranikëtRebelimi i vitit 1997FluturaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiLezhaRusiaMbretëria e IlirisëDrogaMusine KokalariSëmundjet e gjakutMprehësi i lapsaveDibraSteve JobsPirro i EpiritHepatiti CEgjiptiRimaDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëTenisiLigjet e NjutonitAeroplaniElektricitetiKalatë e ShqipërisëDerivatiPirro DhimaNumrat e plotëSëmundjet e trashëgueshmeHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Letërsia e vjetër shqiptareEpitetiRilindjaKalaja e BeratitKromozomiKadri RoshiArbëreshët në ItaliMozaiku i TiranësPogradeciPerandoria RomakeHarry PotterArabia SauditeSerbiaAstronomiaDiabetiKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipePashallëqet shqiptareMolieriMali i ZiAnarkiaLista e lumenjve më të gjatëKarnavali e PolenësMigrena🡆 More