Salima Ikram

Salima Ikram (lindur më 1965) është një profesoresh e Egjyptologjisë në Universitetin Amerikan në Kajro, një pjesëmarrëse në shumë projekte të arkeologjisë egjiptiane, autore e disa librave mbi arkeologjinë egjiptiane, një kontribuese në revista të ndryshme dhe një mysafire e shpeshtë në programe televizive.

Salima Ikram
Salima Ikram
Salima Ikram - 2015
U lind në1965 (age 58–59)
KombësiaPakistaneze
ShkollimiBryn Mawr College, Pennsylvania
Universiteti i Kembrixhit,UK
Karriera shkencore
FushatEgjyptologjia
InstitucionetUniversiteti Amerikan në Kajro
Faqja në rrjetwww.salimaikram.com

Jeta e hershme

Ikram ka lindur në Lahore, Pakistan në vitin 1965. Një vizitë në Egjipt, kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçare nxiti interesin e saj për Egjyptologji.

Arsimimi

Ikram studioi Egjyptologji dhe Arkeologji në Bryn Mawr College në Pensilvani, SHBA, duke fituar një A. B. në Arkeologji dhe Historinë Klasike dhe të Lindjes së Afërt. Ajo Vazhdoi studimet e saj në Universitetin e Kembrixhit, ku mori gradën M. Phil. dhe Ph. D. në Egjyptologji dhe në Studime Muzeale. Duke punuar për atë gradë Ph. D. ajo u aftësua edhe në fushën e analizës së faunës.

Karriera

Ikram jeton në Kajro dhe është profesoreshë e Egjyptologjisë dhe Arkeologjisë në Universitetin Amerikan në Kajro, ku ajo tani është Profesoreshë ordinare e Egjyptologjisë. Ajo është edhe korrespondent për Kmt, një gazetë në fushën e Egjyptologjisë, dhe një kontribuese e shpeshtë në Egjipti Sot. Ajo është bashkë-drejtoreshë e Projektit  Animal Mummy në Muzeun Egjiptian. Që nga viti 2001, Ikram së bashku, me Corinna Rossi, ka drejtuar North Kharga Oasis Survey (NKOS).

Kontributet e saj televizive përfshijnë Sekretet e Lashta Nëntokësore: Mumiet e Kashëve në Sci Channel, Kodi i Da Vinçit: i Dekoduar në Channel 4 Britani të Madhe, Varri i Kalorësve: Grabitja e të Vdekurve dhe Mbreti i Vërtetë Akrep të dy në History Channel dhe disa seri dhe speciale për Discovery Channel, History Channel, National Geographic Channel, BBC, Channel 4 Mbretëria e Bashkuar, Canal+ dhe shumë të tjera. Ajo ka shërbyer edhe si këshilltar në Universal Pictures për filmin hit Mummy.

Mirënjohje

  • Excellence in Research Award by The American University in Cairo (2007)

Veprat e botuara

  • Chapters in Nicholson & Shaw, Ancient Egyptian Materials and Technology (Cambridge: CUP)
  • Choice Cuts: Meat Production in Ancient Egypt (Leuven: Peeters, 1995)
  • Death and Burial in Ancient Egypt (Longman, 2003)
  • Divine Creatures: Animal Mummies In Ancient Egypt (American University in Cairo Press, 2005)
  • Encyclopedia of Ancient Egypt (New York: OUP)
  • Mummy in Ancient Egypt: Equipping the Dead for Eternity (New York: Thames & Hudson/Cairo: AUC Press, 1998) (with Aidan Dodson)
  • Non Human Mummies Catalog (American University in Cairo Press, 2003)
  • Pyramids (Cairo: Zeitouna)
  • Royal Mummies in the Egyptian Museum (Cairo: Zeitouna/American University in Cairo Press, 1997) (with Aidan Dodson)
  • The Tomb in Ancient Egypt (London & New York: Thames & Hudson/Cairo: AUC Press, 2008) (with Aidan Dodson)

Vepra për lexuesit e rinj

  • Egyptology (Amideast, 1997)
  • In Ancient Egypt: Gods and Temples (Los Altos, CA: Hoopoe Books Ltd., 1998)
  • In Ancient Egypt: Mummies and Tombs (Los Altos, CA: Hoopoe Books Ltd., 1998)
  • Pharaohs (Amideast, 1997)
  • Land and People (Amideast, 1997)

Shënime

Lidhje të jashtme

Tags:

Salima Ikram Jeta e hershmeSalima Ikram ArsimimiSalima Ikram KarrieraSalima Ikram MirënjohjeSalima Ikram Veprat e botuaraSalima Ikram ShënimeSalima Ikram Lidhje të jashtmeSalima IkramArkeologjiaEgjiptiEgjyptologjia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Hepatiti BDon Kishoti i MançësQiprojaKontaminimi i tokësIndiaMineraliQelizaHistoria e KuranitMarko BoçariPjetër BogdaniVaginaMësonjëtorja e KorçësSkeleti i njeriutRrotullimi i Tokës rreth DiellitLista e komunave në KosovëLudwig van BeethovenBelgjikaTotalitarizmiKulturaKundrinoriEnver PetrovciDramaSurja el-BekareLegjendaRusiaGjeografia e TiranësEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriLëvizja Nacional-ÇlirimtareEklipsiMigrimetMarin BarletiOutlook.comPozita gjeografike e ShqipërisëCikli i UjitSinonimiPenisiGjithësiaKisha e Shna Ndout, LaçSpondiliartrozaMitiKaliumiSeminariErnest HemingwayRrahman RamaEpilepsiaHënaShqiptarëtModemiBazatAnaforaSëmundja e LeukemisëKarnavalet brazilianeDibraTekstiSpermaKalciumiAlgjebraLista e gjeografive të shteteveKongresi i ElbasanitRacizmiFosforiLuaniNamaziHashim ThaçiDermatiti atopikHistoria e Jehudëve në ShqipëriOrkestra simfonikeKongresi i BerlinitPresidenti i ShqipërisëFutbolliRomaPrishtinaLojërat Olimpike VeroreGëzim KameInteligjenca artificialeSistemi i imunitetitSistemi periodik i elementeveMid'hat Frashëri🡆 More