Sadik Kaceli: Artist shqiptar

Sadik Kaceli (Tiranë, 14 mars 1914 - 24 dhjetor 2000) ka qenë arsimtar dhe piktor shqiptar, i nderuar me titullin Artist i Merituar.Qe autori i kartëmonedhës se pare shqiptare të stampuar në vitet e para të çlirimit, i stemës së Republikës së Shqipërisë (1946) dhe i dizajnit të flamurit kombëtar shqiptar.

Sadik Kaceli Sadik Kaceli: Artist shqiptar
U lind në1912
Vdiq2000
TitulliSadik Kaceli, 1912-2000

Ka qenë piktor realist, nuk u përshtat kurrë me realizmin socialist dhe prandaj u mënjanua nga diktatura. Mbahet mend për portretet dhe peisazhet.

Biografia

U lind më 1914 në gjirin e një familjeje qytetare zanatlinjsh tiranas, i biri i Osman Kacelit dhe Zyhrasë nga familja e Saldajve. I ngelur jetim herët, i ati ndërroi jetë nga një e ftohur që kishte marrë në mbrojtjen e Shkodrës. Ekonominë e shtëpisë e mbarështuan të vëllezërit, Ismaili (vd. 1932), Aliu, Ramazani dhe Jonuz Kaceli, i të cilëve ishte më i vogli. Në pazarin e vjetër të Tiranë, pas sahatit pranë xhamisë së Et'hem Beut kishin dyqanin e kartolerisë në godinën e ngritur në vitet '30 së bashku me Gjon Lacën, që nga një anë kishte të shkruar "Vllazën Kaceli".

Më 1929 nisi arsimin e mesëm në shkollën vokacionale amerikane. Në vitet 1932-1936 ndoqi "Shkollën e Vizatimit", ku kishte mësues Andrea Kushin, Mario Ridolan dhe Abdurrahim Buzën. Më 1934 u zgjodh ndër nxënësit e shkëlqyer të “Shkollës së Vizatimit” dhe sëbashku me një grup nxënësish të Gjimnazit të Shtetit u shpërblyen me një udhëtim në Stokholm, ku u pritën nga Konsullata Shqiptare atje.

Më 12 prill 1936 pasi i kishte shkruar një letër Henri Matisse, për ta ndihmuar që të fillonte akademinë në Paris, piktori i moshuar e orientoi tek një shkollë private e drejtuar nga miku i tij André Lhote. Kaceli shkoi në Paris me mbështetjen e familjes, por nuk shkoi tek akademia e Lhote, por u regjistrua në “Ecole Superieure des Beaux Arts” në Paris.

U kthye në Tiranë më 1941, me disa metodika për mësimdhënien dhe pasi u hap Liceu Artistik "Jordan Misja", dha mësim aty deri në pension.

Piktura

Autor i stemës së Republikës, një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, me studime të kryera jashtë vendit, Sadik Kaceli është një nga piktorët më të njohur të familjes Kaceli. Por në faza rudimentare artistët e parë të pikturës në këtë familje kanë qenë dekoruesit e mureve të banesave, apo ata që pikturonin arkat e sëndukët në të shkuarën. Ndërkaq edhe vetë Buroni ka ndjekur udhën e të atit dhe merret me pikturë vazhdimisht. Autor i një sërë ekspozitash kombëtare jashtë vendit para ‘90, ai vazhdon të merret me pikturë dhe të çelë ekspozita ndonëse më rrallë. Ndër pinjollët e tjerë të familjes Gëzim Kaceli është gjithashtu Artist i Popullit dhe figurë e njohur e koreografisë shqiptare, profesionin e të cilit e ka trashëguar i biri, Renis Kaceli i cili është pedagog koreografie në Itali ndërsa e motra studion po aty për kanto. Te katërt fëmijët e Sadikut: Ermali, Buroni, Heroina e Lumnika jane marre me art ne një mase a tjetër qofte kjo ne drejtim te artit figurativ apo letërsi. Omeri, një tjetër pinjoll i familjes ka përfunduar shkëlqyeshëm për pikturë në Artet e Bukura në Tiranë. Ndërsa Buroni preferon peizazhin, Sadiku, i ati ka preferuar edhe portretin. Në studion e tij të vjetër të cilën e gjetëm në rikonstruksion gjenden veç pikturave me temë nga dasmat tiranase edhe portrete të mrekullueshme pleqsh me mustaqe dhe qeleshe si edhe ndonjë skulpturë e vogël në mur ashtu si edhe një autoportret i piktorit.

Referime

Tags:

14 Mars1914200024 DhjetorTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ArkimediDrini i BardhëKundrinoriRuhollah HomeiniLloji (biologji)Ferma VIPShqiptarëtEgjiptiPulsi i zemrësTargat e automjeteve të KosovësEnergjia e erësPrimo ShllakuMuzika shqiptareQarku i ShkodrësDynymRrethi i MatitKosova dhe bukuritë e sajPsoriazaLumi i NerodimësSulejman PitarkaKryqëzatatIraniJohanna SpyriGrupet e gjakutPenisiMentor PetrelaViktor HygoPankreasiPogradeciADHDMujdin AliuPerandoria BizantineLeje DrejtimiEpilepsiaFoljaTrupi i njeriutMasturbimiBeni ecën vetëRadha e veprimeve matematikoreMarsiJordaniaVullkanet dhe termetetVehbi KikajMatematikaBunkerët në ShqipëriKoreja e VeriutShtetet anëtare të Bashkimit EvropianLindja e parakohshmeHistoria e TiranësPrishtinaDeti JonVaginaKurban BajramiFrigoriferiMartin CamajDarka e gabuarWilliam ShakespeareBakriAktiviteti fizikAfrika verioreItaliaSëmundjet e trashëgueshmeAstronomiaInsulinaDrogaLëvizja Nacional-ÇlirimtareAkiliEsad MekuliGoogleAlban SkënderajKalaja e LëkurësitKristofor KolombiPasqyratSinonimiKështjella (Ismail Kadare)Forca e Sigurisë së KosovësPërcaktoriProblemet mjedisore në Shqipëri🡆 More