S.s. Lazio

Società Sportiva Lazio (Italisht: ), njohur zakonisht si Lazio, është një klub italian futbolli me seli në Romë, Itali.

Klubi u themelua në vitin 1900 dhe aktualisht luan në Serie A, elita e futbollit italian. Lazio ka fituar dy Scudetto, shtatë kupa dhe pesë superkupa në Itali. Në arenën ndërkombëtare, klubi ka fituar Kupën UEFA të Fituesve të Kupës dhe UEFA Super Kupën.

Lazio
S.s. Lazio
Emri i plotëSocietà Sportiva Lazio S.p.A.
Pseudonimi(et)I Biancocelesti
Le Aquile
Themeluar9 janar 1990; 123 vite më parë si Società Podistica Lazio
StadiumiStadio Olimpico
Kapaciteti70,634
PronariClaudio Lotito (66.70%)
PresidentiClaudio Lotito
MenaxheriMaurizio Sarri
LigaSerie A
2022–23Vendi i 2të
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
Ngjyra shtëpi
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
Ngjyra jashtë
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
S.s. Lazio
Ngjyra e tretë

Lazio e nisi aktivitetin futbollistik në janar 1901 dhe u bë pjesë e Federatës Italiane në vitin 1908. Klubi përjetoi suksesin e parë në vitin 1958, duke fituar kupën. Në vitin 1974, ata fituan kampionatin e parë në histori. Vitet 1990' ishin vitet më të suksesshme në historinë e klubit: ata arritën finalen e Kupës UEFA 1998, fituan Kupën UEFA të Fituesve të Kupës 1999, UEFA Super Kupën 1999 dhe titullin e Serie A 2000. Për shkak të problemeve financiare të klubit në vitin 2002, Sergio Cragnotti dha dorëheqjen si president. Klubi u detyrua të shiste lojtarët më të mirë, duke bërë që ekipi të pësonte rënje drastike. Claudio Lotito u bë president i klubit në vitin 2004, duke udhëhequr klubin në fitimin e katër kupave (2004, 2009, 2013 dhe 2019).

Uniforma tradicionale e Lazios është uniformë e kaltërt me të shkurtra dhe çorape të bardha; ngjyrat janë në nder të trashëgimisë së lashtë helene të Romës. Çorapet e kaltra janë përdorur gjithashtu në mënyrë të ndërsjellë si ngjyra shtëpie. Shtëpia e Lazios është Stadio Olimpico në Romë, të cilën e ndan me klubin tjetër të kryeqytetit A.S. Roma. Lazio dhe Roma kanë rivalitet të madh që nga viti 1925 dhe ndeshjet midis tyre luhen nën emrin Derbi della Capitale.

Pavarësisht se fillimisht nuk kishte asnjë lidhje me skuadrën profesioniste të meshkujve dhe femrave (që u inkorporua si S.S. Lazio S.p.A.), themelimi i Società Sportiva Lazio lejoi klubin që merr pjesë në mbi 40 disiplina sportive gjithsej, më shumë se çdo shoqatë sportive në botë.

Historia

S.s. Lazio 
Pllakë që përkujton themelimin e Lazios në Piazza della Libertà (Romë, Prati).

Società Podistica Lazio u themelua më 9 janar 1900 në qarkun Prati të Romës. Deri në vitin 1910 klubi luajti futboll amator para se të bëhej pjesë e kampionatit italian të organizuar nga Federata Italiane e Futbollit, e cila sapo ishte krijuar. Federata filloi të kampionate në qëndër dhe jug të Italisë, por Lazio nuk mundi të fitonte asnjë; ata arritën fazën play-off në tre raste, duke u eleminuar respektivisht nga Pro Vercelli në vitin 1913, Casale në vitin 1914 dhe Genoa në vitin 1923. Në vitin 1927, Lazio ishte i vetmi klub romak që i rezistoi përpjekjeve të regjimit fashist për të bashkuar të gjitha klubet e ryeqytetit të cilat krijuan A.S. Romën. Dy vite më pas, klubi mori pjesë në edicionin e parë të Serie A. Në vitin 1937, të udhëhequr nga sulmuesi legjendar Silvio Piola, ekipi u rendit në vendin e dytë, duke arritur rezultatin më të mirë para luftës.

Klubi kishte ulje dhe ngritje në vitet 1950'. Ata fituan kupën për herë të parë në vitin 1958, por tre vite më pas ranë në Serie B për herë të parë. Ata u rikthyen në elitë në vitin 1963. Pas disa sezonesh në mesin e tabelës, Lazio ra sërisht nga kategoria në sezonin 1967–68. Ata fituan titullin e Serie B në sezonin 1968–69, duke u rikthyer në Serie A, por ranë sërisht në sezonin 1971–72. Klubi u rikthye në elitë një sezon më pas dhe në mënyrë surprizë sfidoi Milanin dhe Juventusin për Scudetton, të cilën e humbën në ndeshjen e fundit. Në atë sezon Lazio luante me kapitenin Giuseppe Wilson, mesfushorët Luciano Re Cecconi dhe Mario Frustalupi si dhe sulmuesin Giorgio Chinaglia, kurse trajner ishte Tommaso Maestrelli. Lazio u përmirësua në sezonin e ardhshëm, duke fituar kampionatin e parë në histori. Megjithatë, klubi u godit nga vdekja tragjike e Re Cecconit dhe trajnerit të Scudettos Maestrelli, si dhe largimi i Chinaglias. Klubi gjithësesi gjeti lehtësim me sulmuesin e akademisë Bruno Gordiano, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në vitin 1979.

S.s. Lazio 
Ekipi i Lazios që fitoi Scudetton e parë të klubit në vitin 1974.

Në vitin 1980, Lazio dhe Milan u rrëzuan me forcë në Serie B pas një skandali ku dy klubet trukonin ndeshjet e vete me baste ilegale. Ata qëndruan në kategorinë e dytë për tre sezone, duke shënuar periudhën më të errët në historinë e klubit. Lazio u rikthye në elitë në vitin 1983 dhe shmangu rënjen sërisht në javën e fundit të sezonit. Sezoni 1985–86 ishte edhe më i keq për klubin kryeqytetas, që u rendit në vendin e fundit me vetëm 15 pikë.

Në vitin 1986, Lazio u godit me një zbritje prej nëntë pikësh (një goditje e rëndë në atë kohë kur fitoret vlerësoheshin me dy pikë) për një skandal bastesh që përfshinte lojtarin Claudio Vinazzani. Një luftë epike kundër rënies nga kategoria pasoi të njëjtin sezon në Serie B; klubi i udhëhequr nga trajneri Eugenio Fascetti e shmangi rënien në Serie C vetëm pas fitoreve në play-off ndaj Taranto dhe Campobasso. Kjo do të dëshmonte një pikë kthese në historinë e klubit, me kthimin e Lazios në Serie A në vitin 1988. Kjl dhe menaxhimi i kujdesshëm financiar i Gianmarco Callerit, konsolidoi pozicionin e klubit si një klub solid në elitë.

S.s. Lazio 
Suedezi Sven-Göran Eriksson është trajneri më i suksesshëm i Lazios, duke fituar 7 trofe.

Mbërritja e Sergio Cragnottit në vitin 1992 ndryshoi historinë e klubit. Ai investoi për vite me rradhë në lojtarë të rinjë për t'a bërë ekipin konkurent për Scudetto. Një nga transferimet e tij të para të dalluara ishte mesfushori anglez Paul Gascoigne nga Tottenham Hotspur për 5.5 milion £. Transferimi i Gascoigne te Lazio vlerësohet me rritjen e interesit për Serid A në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 1990'. Cragnotti theu në mënyrë të përsëritur rekordet e transfertave në ndjekje të lojtarëve që konsideroheshin yje të mëdhenj – Juan Sebastián Verón për 18 milion £, Christian Vieri për 19 milion £ dhe duke thyer rekordin botëror të transferimeve, megjithëse vetëm për disa javë, duke firmosur me Hernán Crespon për 35 milion £.

Lazio u rendit në vendin e dytë në Serie A në vitin 1995, në vendin e tretë në vitin 1996 dhe vendin e katërt në vitin 1997. Në vitin 1999, ata e humbën kampionatin për vetëm një pikë ndaj Milanit. Ekipi i atij sezoni përbëhej nga lojtarë si Siniša Mihajlović, Alessandro Nesta dhe Marcelo Salas. Një vit më pas, ekipi i udhëhequr nga Sven-Göran Eriksson fitoi Scudetton e dytë dhe kupën, duke arritur një dopietë.

Lazio fitoi edhe dy kupa të tjera në vitet 1998 dhe 2004, si dhe trofeun e parë evropian, Kupën UEFA e Fituesve të Kupës, në vitin 1999. Ata gjithashtu arritën finalen e Kupës UEFA për herë të parë në histori, por u mposhtën nga Interi 3–0. Përveç këtyre sukseseve, klubi fitoi edhe dy Superkupa Italiane dhe UEFA Super Kupën kundër Manchester United. Në vitin 2000, Lazio u bë gjithashtu klubi i parë i futbollit italian që kuotohet në bursën italiane të Piazza Affari.

Me mbarimin e parave, rezultatet e Lazios përkeqësuan me kalimin e viteve. Në vitin 2002, një skandal financiar që përfshinte Cragnottin dhe kompaninë shumëkombëshe të produkteve ushqimore Cirio, e detyroi atë të largohej nga klubi dhe Lazio u kontrollua deri në vitin 2004 nga menaxherët e kujdesshëm financiarë dhe një grupi banke. Kjo e detyroi klubin të shesë lojtarët e tyre më të mirë, përfshirë edhe lojtarin e preferuar të tifozëve, kapitenin Alessandro Nesta. Në vitin 2004, sipërmarrësi Claudio Lotito fitoi shumicën e klubit. Në vitin 2006, klubi u kualifikua në Kupën UEFA 2006–07 nën drejtimin e trajnerit Delio Rossi. Megjithatë, klubit i'u ndalua të merrte pjesë në këtë kompeticion pas përfshirjes në skandalin e trukimeve të ndeshjeve në Itali, e njohur si "Calciopoli".

S.s. Lazio 
Goran Pandev dhe Mauro Zárate gjatë finales së Kupës së Italisë 2009.

Në sezonin 2006–07, Lazio arriti një vend të tretë në kampionat edhe pse e nisi me një zbritje prej nëntë pikësh për shkak të përfshirjes në Calciopoli. Ky rezultat e kualifikoi Lazion në raundin e tretë kualifikues të UEFA Ligës së Kampioneve, duke mposhtur Dinamo Bucureștin. Në fazën e grupeve, ekipi u rendit në vendin e fundit në një grup të përbërë nga Real Madrid, Werder Bremen dhe Olympiacos. Në kampionat, ekipi nuk mori rezultate të mira, duke u renditur në vendin e 12të, gjë që shkaktoi protesta nga tifozët. Në sezonin 2008–09, Lazio fitoi kupën e pestë në histori, duke mposhtur në finale Sampdorian.

Lazio e nisi sezonin 2009–10 duke fituar Superkupën e Italisë kundër Interit falë golave të Matuzalém dhe Tommaso Rocchit. Katër vite më pas, Lazio e fitoi kupën sërisht, duke mposhtur në finale rivalët e Romës falë golit të Senad Lulić. Nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi, Lazio do të fitonte kupën sërisht në sezonin 2018–19, si dhe dy herë të tjera Superkupën, respektivisht në vitet 2017 dhe 2019, të udhëhequr nga sulmuesi Ciro Immobile, i cili në vitin 2021 u bë golashënuesi në i mirë në historinë e klubit.

Identiteti

Ngjyrat

Ngjyrat e Lazios, e bardha dhe bojëqielli, u frymëzuan nga stema kombëtare e Greqisë, për faktin se Lazio është një klub sportiv i përzier dhe këto ngjyra u zgjodhën në njohje të faktit se Lojërat Olimpike të Lashta dhe tradita sportive në Evropë është lidhur me Greqinë.

Fillimisht, Lazio luante me një fanellë e ndarë nga ngjyra e bardhë dhe bojqielli, kurse të shkurtrat dhe çorapet ishin të zeza. Pas një periudhe me fanella të thjeshta të bardha, Lazio i'u rikthye ngjyrave që përdor sot. Për disa sezone klubi ka luajtur me fanella bojqielli me vija të bardha si dhe të shkurtra dhe çorape të bardha. Ngjyrat e klubit kanë çuar në pseudonimin e tyre italian Biancocelesti.

Stema

Stema dhe simboli tradicional i klubit është shqiponja, e cila u zgjodh nga anëtari themelues Luigi Bigiarelli. Shqiponja ka qënë gjithnjë simbol i legjioneve dhe perandorit romak dhe zgjodh për të përfaqësuar fuqinë dhe fitoren; ai gjithashtu identifikon klubin me qytetin e origjinës. Përdorimi i simbolit nga Lazio ka çuar në dy nga pseudonimet e tyre; le Aquile ("Shqiponjat") dhe Aquilotti ("Shqiponjat"). Stema aktuale e klubit përmban një shqiponjë të artë mbi një mburojë të bardhë me një kufi blu; brenda mburojës është emri i klubit dhe një mburojë më e vogël trepalëshe me ngjyrat e klubit.

Himni

Himni zyrtar i Lazios është Vola Lazio vola, i interpretuar nga Toni Malco dhe i shkruar nga Claudio Natili dhe Silvio Subelli. Notat e himnit luhen zakonisht gjatë fluturimit të shqiponjës Olympia dhe në fund të ndeshjeve, në rast të fitores së Lazios, paraprihen nga kënga I giardini di marzo nga Lucio Battisti.

Me hyrjen në fushë, që nga fillimi i epokës Lotito, kënga e zgjedhur është Inno alla Lazio (i riemërtuar nga fansat si So' già du' ore), shkruar dhe interpretuar nga Aldo Donati; kjo është himni i parë i krijuar për Lazion në vitin 1977, e kërkuar nga kantautori romak nga aktorja dhe tifozja e klubit, Elena Fabrizi, e njohur si Sora Lella.

Stadiumi

S.s. Lazio 
Panorama e Stadio Olimpico.

Stadio Olimpico është shtëpia e Lazios, të cilën e ndan me klubin tjetër të kryeqytetit Romën dhe kombëtaren italiane. Stadiumi u hap në vitin 1937 dhe së fundmi u rinovua në vitin 2008, dhe ka një kapacitet prej 70,634 ulësesh. Ishte vendi ku u organizuan Lojërave Olimpike Verore 1960, por ka shërbyer gjithashtu si vendndodhja e Kampionatit Botëror të Atletikës 1987, finales së UEFA Euro 1980, Kupës së Botës 1990 dhe finales së Ligës së Kampionëve në 1996 dhe 2009.

Gjithashtu në Foro Italico ndodhet Stadio dei Marmi, ose "stadiumi prej mermeri", i cili u ndërtua në vitin 1932 dhe u projektua nga Enrico Del Debbio. Ajo ka nivele në krye të 60 statujave prej mermeri të bardhë që ishin dhurata nga qytetet italiane në përkujtim të 60 atletëve. Gjatë sezonit 1989–90, Lazio dhe Roma luajtën ndeshjet e tyre në Stadio Flaminio të Romës, që ndodhet në distriktin Flaminio, për shkak të punimeve të rinovimit të kryera në Stadio Olimpico.

Në qershor 2018, presidenti i Lazios, Claudio Lotito deklaroi se "Lazios duhet t'i jepet i njëjti favor dhe trajtim si Roma – aftësia për të ndërtuar një stadium të ri. Ai gjithashtu shtoi se "stadiumi i Lazios do të ndërtohet para stadiumit të Romës". Një vit më pas, Lotito u vendos të prezantonte planet e një stadiumi të mundshëm të ardhshëm për Lazion, të quajtur Stadio delle Aquile. Megjithatë, projekti nuk u konkretizua për arsye të panjohura.

Tifozët

S.s. Lazio 
Tifozët e Lazios në Cueva Nord të Stadio Olimpico.

Lazio është klubi i gjashtë me më shumë tifozë në Itali dhe i dyti në Romë, i mbështetur nga 2% e tifozëve italian (sipas studimit të gazetës La Repubblica në gusht 2008). Historikisht, pjesa më e madhe e mbështetësve të Lazios në qytetin e Romës ka ardhur nga pjesa veriore e largët, duke krijuar një formë harku në të gjithë Romën me zona të pasura si Parioli, Prati, Flaminio, Cassia dhe Monte Mario.

Për sa i përket orientimit politik të grupeve të organizuara të Curva Nord, këto janë të lidhura me pozicionet që i atribuohen të djathtës sociale dhe ekstremit të djathtë, duke i'u referuar veçanërisht ideologjisë neofashiste. Me kalimin e viteve, këto grupe janë bërë protagonistë të episodeve të shumta me sfond racist — me thirrje denigruese ndaj lojtarëve me ngjyrë, interpretimin e këngëve fashiste (përfshirë këngën antikomuniste Avanti Ragazzi di Buda) ose ringjalljen e përshëndetjes romake — si dhe përplasje të dhunshme me ultras kundërshtarë të ngjyrave të ndryshme politike. Megjithatë, ky orientim kundërshtohet fuqishëm nga shumica e tifozëve Biancocelesti, të cilët janë larg dinamikës politike të Curva Nord dhe refuzojnë me vendosmëri çdo formë afërsie me qarqet e krahut të djathtë fashist.

Irriducibili Lazio u themelua në vitin 1987 dhe për 30 vite ishte grupi ultras më i madh i klubit. Ata zakonisht krijonin shfaqje tradicionale italiane gjatë derbit kundër Romës por janë përfshirë edhe në shumë incidente; në sezonin 1979–80, tifozi i Lazios, Vincenzo Paparelli u vra në një nga ndeshjet derbi pasi u godit në sy nga një raketë emergjente e hedhur nga një tifoz i Romës. Një pakicë e ultrasve të Lazios përdornin simbolin svastika dhe simbole fashiste në banderolat e tyre dhe ata kanë shfaqur sjellje raciste në disa raste gjatë derbit. Më e rëndësishmja, në një derbi të sezonit 1998–99, Lazio shpalosi një banderolë 50 metra rreth Curva Nord ku shkruhej, "Aushvici është qyteti juaj, furrat janë shtëpitë tuaja". Lojtarët me ngjyrë të Romës kanë qenë shpesh objekte të sjelljeve raciste dhe ofenduese. Pas 33 vitesh, Irriducibili u shpërbë më 27 shkurt 2020, duke cituar "shumë gjak, shumë urdhra ndalimi, shumë arrestime". Ultrasit tashmë njihen me emrin "Ultrasit e Lazios".

S.s. Lazio 
Koreografia e tifozëve të Interit dedikuar tifozit të ndjerë të Lazios, Gabriele Sandri, 2 maj 2009.

Ultrasit e Lazios kanë një marrëdhënje vllazërore me ultrasit e Interit. Marrëdhënia e tyre është padyshim më e forta dhe jetëgjatë: lindi rreth mesit të viteve tetëdhjetë dhe u forcua mes viteve nëntëdhjetë dhe fillimit të viteve 2000 me finalen e Kupës UEFA 1997–98 e cila u luajt në Paris dhe më 5 maj 2002, kur në Stadio Olimpico, në ndeshjen e javës së fundit të sezonit 2001–02, shumë tifozë të Lazios u uruan "miqve" të tyre të Interit fitimin e Scudettos. Një episod tjetër domethënës i referohet ndeshjes Lazio–Inter më 2 maj 2010, në javën e 36të të sezonit 2009–10, kur tifozët kryeqytetas brohoritën për Ziklatrit përgjatë 90 minjtave, pasi Interi ishte në garë për titullin kampion me Romën; fitorja e Interit në atë ndeshje e afroi më shumë drejtë titullit. Një tjetër miqësi e krijuar në vitet 1980' është me ultrasit e Triestinës, si dhe më vonë me ata të Hellas Veronës.

Rivalët

Rivali kryesor i Lazios është klubi tjetër i kryeqytetit, A.S. Roma; ndeshjet midis tyre njihen me emrin Derby della Capitale (Derbi i Kryeqytetit). Është një nga rivalitetet më të zjarrta në botën e futbollit, si dhe tifozët e dy klubeve gjithmonë kanë pasur një armiqësi midis tyre. Lazio dhe Roma kanë luajtur gjithsej 181 ndeshje zyrtare, me Lazion që ka fituar 50, barazuar 64 dhe humbur 67.

Lazio ka një rivalitet me Napolin, e cila lindi në vitet 1980' pasi tifozët napoletan u binjakëzuan me ato romak. Përveç kësaj, Lazio ka një rivalitet tjetër të ashpër me Livornon, Pescarën dhe Atalantën. Klubi gjithashtu ka rivalitet kompetitiv me klube si Fiorentina, Juventusi dhe Milani.

Lista e rekordeve dhe statistikave

S.s. Lazio 
Ștefan Radu është lojtari me më shumë ndeshje i Lazios (427).

Lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Lazios është rumuni Ștefan Radu, i cili luajti 427 ndeshje në periudhën 2008–2023. Luca Marchegiani është portieri me më shumë ndeshje (339), kurse Aldo Puccinelli mban rekordin për numrin e ndeshjeve në kampionat me 339, një më shumë se Radu.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Lazios është Ciro Immobile me 203 gola në të gjitha kompeticionet. Ai ndiqet nga Silvio Piola me 159 gola. Piola, i cili gjithashtu luajti me Pro Vercellin, Torinon, Juventusin dhe Novarën, është golashënuesi më i mirë në historinë e Serie A me 274 gola. Immobile është gjitha golashënuesi më i mirë në kompeticionet evropiane me 25 gola. Ai ndiqet nga Simone Inzaghi me 20 gola; ish-sulmuesi është gjithashtu një nga pesë lojtarët që kanë shënuar katër gola në një ndeshje të UEFA Ligës së Kampioneve.

Sergej Milinković-Savić është lojtari i huaj me më shumë gola për Lazion (69), i ndjekur nga Goran Pandev (64) dhe Miroslav Klose (63). Klose gjithashtu mban rekord për numrin e golave të shënuar në një ndeshje të Serie A me Lazion: 5 në fitoren 6–0 kundër Bolonjës më 5 maj 2013.

Trofe

S.s. Lazio 
Presidenti i Italisë Giorgo Napiletano duke i dorëzuar trofeun e Kupës së Italisë kapitenit Tommaso Rocchi.

Lazio ka fituar 17 trofe që nga themelimi, përfshirë dy Scudetto dhe shtatë kupa. Në arenën ndërkombëtare, Lazio ka fituar një Kupë UEFA të Fituesve të Kupës dhe një UEFA Super Kupë. Gjithashtu klubi ka fituar edhe pesë superkupa edhe një titull të Serie B.

Trofetë e Lazios
Tipi Kompeticioni Tituj Sezone
Vendor Serie A 2 1973–74, 1999–2000
Coppa Italia 7 1958, 1997–98, 1999–2000, 2003–04, 2008–09, 2012–13, 2018–19
Supercoppa Italiana 5 1998, 2000, 2009, 2017, 2019
Serie B 1 1968–69
Kontinental Kupa UEFA e Fituesve të Kupës 1 1998–99
UEFA Super Kupa 1 1999


Lojtarët

Skuadra aktuale

    Redaktuar më 6 shtator 2023
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
3 S.s. Lazio  Mb Luca Pellegrini (në huazim nga Juventus)
4 S.s. Lazio  Mb Patric
5 S.s. Lazio  Mf Matías Vecino
6 S.s. Lazio  Mf Daichi Kamada
7 S.s. Lazio  Mf Felipe Anderson
8 S.s. Lazio  Mf Matteo Guendouzi (në huazim nga Marseille)
9 S.s. Lazio  Sm Pedro
10 S.s. Lazio  Mf Luis Alberto
13 S.s. Lazio  Mb Alessio Romagnoli
15 S.s. Lazio  Mb Nicolò Casale
16 S.s. Lazio  Mb Dimitrije Kamenović
17 S.s. Lazio  Sm Ciro Immobile (kapiten)
18 S.s. Lazio  Sm Gustav Isaksen
19 S.s. Lazio  Sm Taty Castellanos
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
20 S.s. Lazio  Mf Mattia Zaccagni
22 S.s. Lazio  Sm Diego González
23 S.s. Lazio  Mb Elseid Hysaj
26 S.s. Lazio  Mf Toma Bašić
29 S.s. Lazio  Mf Manuel Lazzari
32 S.s. Lazio  Mf Danilo Cataldi
33 S.s. Lazio  Pt Luigi Sepe (në huazim nga Salernitana)
34 S.s. Lazio  Mb Mario Gila
35 S.s. Lazio  Pt Christos Mandas
65 S.s. Lazio  Mf Nicolò Rovella (në huazim nga Juventus)
77 S.s. Lazio  Mb Adam Marušić
87 S.s. Lazio  Sm Cristiano Lombardi
94 S.s. Lazio  Pt Ivan Provedel

Lojtarë të tjerë nën kontratë

    Redaktuar më 1 shtator 2023.
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
S.s. Lazio  Mf André Anderson
S.s. Lazio  Sm Alessandro Rossi

Në huazim

    Redaktuar më 2 shtator 2023.
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
S.s. Lazio  Pt Marius Adamonis (te Perugia deri mē 30 qershor 2024)
S.s. Lazio  Pt Alessio Furlanetto (te Fermana deri mē 30 qershor 2024)
S.s. Lazio  Pt Luís Maximiano (te Almería deri mē 30 qershor 2024)
S.s. Lazio  Mb Romano Floriani Mussolini (te Pescara deri mē 30 qershor 2024)
S.s. Lazio  Mb Mattia Novella (te Picerno deri mē 30 qershor 2024)
S.s. Lazio  Mf Jean-Daniel Akpa Akpro (te Monza deri mē 30 qershor 2024)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
S.s. Lazio  Mf Marco Bertini (te SPAL deri mē 30 qershor 2024)
S.s. Lazio  Mf Mohamed Farès (te Brescia deri mē 30 qershor 2024)
S.s. Lazio  Mf Marcos Antônio (te PAOK deri mē 30 qershor 2024)
S.s. Lazio  Sm Matteo Cancellieri (te Empoli deri mē 30 qershor 2024)
S.s. Lazio  Sm Raúl Moro (te Real Valladolid deri mē 30 qershor 2024)

Sektori i të rinjëve

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
46 S.s. Lazio  Mb Fabio Ruggeri
52 S.s. Lazio  Mb Matteo Duțu
53 S.s. Lazio  Pt Federico Magro
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
59 S.s. Lazio  Pt Davide Renzetti
70 S.s. Lazio  Sm Saná Fernandes

Numrat e tërhequr

  • 12 – Që nga fillimi i sezonit 2003–04, Lazio vendosi të tërhiqte numrin 12 si shenjë mirënjohje ndaj Curva Nord të Stadio Olimpico.

Struktura organizative

Presidentët

Që nga themelimi, Lazio ka pasur gjithsej 34 presidentë, të gjithë italianë. Presidenti i parë i klubit ishte Giuseppe Pedercini. Presidenti aktual dhe më jetëgjatë i klubit është Claudius Lotito, i cili ka shërbyer për 20 vite; në vitin 2004, ai e shpëtoi klubin nga falimentimi duke blerë 26.969% të aksioneve falë firmës së tij "Lazio Events S.r.l.". Sergio Cragnotti, i cili e drejtoi klubin në dy periudha të ndryshme (1992–1994 dhe 1998–2003) është presidenti më i suksesshëm i klubit, me 7 trofe të fituar. Një tjetër president i shquar i klubit ishte Umberto Lenzini, i cili udhëhoqi Lazion drejt Scudettos së parë në vitin 1974. Leonardo Siliato, ishte presidenti i cili kishte nderin të ngrinte trofeun e parë në historinë e Lazios, Kupën e Italisë në vitin 1958.

Klubi ka pasur disa lojtarë që janë bërë presidentë më vonë: Gerardo Branca, Olindo Bitetti, Giorgio Chinaglia dhe Gianmarco Calleri. Dino Zoff është i vetmi trajner që është më vonë president i klubit.

Bordi drejtues

    Redaktuar më 15 shtator 2023
Pozicioni Stafi
President S.s. Lazio  Claudio Lotito
Këshilltar S.s. Lazio  Marco Moschini
Drejtor sportiv S.s. Lazio  Angelo Mariano Fabiani
Sekretar i Përgjithshëm S.s. Lazio  Armando Antonio Calveri

Trajnerët

S.s. Lazio 
Trajneri aktual i Lazios është Maurizio Sarri.

Lazio ka pasur gjithsej 69 trajnerë që nga krijimi, dy prej të cilëve kanë pasur edhe rolin e drejtorit sportiv, kurse disa të tjerë kanë qënë lojtar të klubit në të kaluarën. Trajneri i parë i klubit ishte Bruto Seghettini, i cili e drejtori ekipin në një periudhë të shkurtër në vitet 1901–02. dhe Sven-Göran Eriksson është trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar shtatë trofe; ai ndiqet nga Simone Inzaghi, i cili fitoi tre trofe. Inzaghi është gjithashtu trajneri me më shumë ndeshje (251). Fulvio Bernardini ishte trajneri që fitoi trofeun e parë me Lazion, kurse Tommaso Maestrelli ishte trajneri i Scudettos së parë. Trajnerë të tjerë të dalluar të Lazios janë: Juan Carlos Lorenzo, Roberto Mancini, Delio Rossi, Davide Ballardini dhe Vladimir Petković.

Stafi teknik

    Redaktuar më 2 shtator 2023
Pozicioni Emri
Trajner S.s. Lazio  Maurizio Sarri
Zëvendës-trajner S.s. Lazio  Giovanni Martusciello
Ndihmës-teknikë S.s. Lazio  Gianni Picchioni
S.s. Lazio  Mattia Pasqui
S.s. Lazio  Collaboratore tecnico
Trajnerë të portierëve S.s. Lazio  Massimo Nenci
S.s. Lazio  Cristiano Viotti
Analisti i ndeshjeve S.s. Lazio  Enrico Allavena
Menaxheri i ekipit S.s. Lazio  Stefan Derkum

Referime

Lidhje të jashtme

S.s. Lazio 
S.s. Lazio 
Seria A
1929-30 | 1930-31 | 1931-32 | 1932-33 | 1933-34 | 1934-35 | 1935-36 | 1936-37 | 1937-38 | 1938-39 | 1939-40 | 1940-41 | 1941-42 | 1942-43 | 1944 | 1945-46 | 1946-47 | 1947-48 | 1948-49 | 1949-50 | 1950-51 | 1951-52 | 1952-53 | 1953-54 | 1954-55 | 1955-56 | 1956-57 | 1957-58 | 1958-59 | 1959-60 | 1960-61 | 1961-62 | 1962-63 | 1963-64 | 1964-65 | 1965-66 | 1966-67 | 1967-68 | 1968-69 | 1969-70 | 1970-71 | 1971-72 | 1972-73 | 1973-74 | 1974-75 | 1975-76 | 1976-77 | 1977-78 | 1978-79 | 1979-80 | 1980-81 | 1981-82 | 1982-83 | 1983-84 | 1984-85 | 1985-86 | 1986-87 | 1987-88 | 1988-89 | 1989-90 | 1990-91 | 1991-92 | 1992-93 | 1993-94 | 1994-95 | 1995-96 | 1996-97 | 1997-98 | 1998-99 | 1999-00 | 2000-01 | 2001-02 | 2002-03 | 2003-04 | 2004-05 | 2005-06 | 2006-07
Kampionati Italian i Futbollit
1898 | 1899 | 1900 | 1901 | 1902 | 1903 | 1904 | 1905 | 1906 | 1907 | 1908 | 1909 | 1909-10 | 1910-11 | 1911-12 | 1912-13 | 1913-14 | 1914-15 | 1919-20 | 1920-21 | 1921-22 | 1921-22 | 1922-23 | 1923-24 | 1924-25 | 1925-26 | 1926-27 | 1927-28 | 1928-29

Tags:

S.s. Lazio HistoriaS.s. Lazio IdentitetiS.s. Lazio StadiumiS.s. Lazio TifozëtS.s. Lazio RivalëtS.s. Lazio Lista e rekordeve dhe statistikaveS.s. Lazio TrofeS.s. Lazio LojtarëtS.s. Lazio Struktura organizativeS.s. Lazio ReferimeS.s. Lazio Lidhje të jashtmeS.s. LazioCoppa ItaliaGjuha italianeRomëScudettoSerie ASupercoppa ItalianaUEFA Super Kupa

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kalaja e ShkodrësTiranaPrincess ArgjiroMigjeniUEFA Liga e Kampionëve - statistikatDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeKafshët e zhdukura në BallkanDasma shqiptareLopaOksigjeniAvni RustemiRryma elektrikeSami FrashëriMali i DajtitAndon Zako ÇajupiTundraLista e vullkaneve aktivë në botëAlpet ShqiptareSeladiniEkonomia e ShqipërisëTrëndafiliEfekti serrëLista e festave në KosovëMuri i BerlinitKrishtërimiFiset ilireBifurkacioni i lumit të NerodimësBakriKalaja e PrizrenitLista e liqeneve në ShqipëriTeatriLegjendaBesnik CanolliSlloveniaRajoni JuglindorYlliKalaja e BeratitAleksandër Stavre DrenovaÇifteliaErnest HemingwayKatroriBeteja e KosharesSistemi i organeve të frymëmarrjesSpartak NgjelaGjendja agregateUjëvarat e MirushësNjësia matësePubertetiVeshkaRilindjaShkollaÇrregullimi bipolarGjeografia e IranitLazeriUlqiniHomonimetIbrahim RugovaPetro MarkoFitër BajramiMarin BarletiParafjalaArma bërthamoreUrani (planet)Mona LizaGjenetikaMprehësi i lapsaveDramaSkënderbeuPashallëqet shqiptareKlitoriLiburnaLumi i NerodimësHënaHemoglobinaKarnavaletNamazi i AkshamitArti në ShqipëriEmriAlgoritmi🡆 More