SQL (Structured Query Language) është një gjuhë kompjuterike e projektuar për menaxhimin e të dhënave në sistemet e menaxhimit të bazës së të dhënave relative (Relational data base management system), dhe fillimisht e bazuar mbi algjebrën relative.
Disa RDBMS që përdorin SQL janë Oracle, Sybase, Microsoft SQL Server, Access, Ingres, etc. Të gjitha dialektet e SQL-së përmbajnë disa bashkësi komandash qe mund te klasifikohen si nën-gjuhe programimi (sublanguage) :
SQL u zhvilluar ne IBM nga Donald D. Chamberlin dhe Raymond F. Boyce në fillim të viteve 1970. Ky version, i quajtur fillimisht SEQUEL, është projektuar për të manipuluar dhe ripërtërirë të dhënat e ruajtura në produkt origjinal të të dhënave relacionale të IBM, (System R). Gjatë viti 1970, një grup në IBM San Jose Research Laboratory zhvilloi Sistemin R të menaxhimit të sistemit të bazës së të dhënave relacionale. Donald D.Chamberlin dhe Raymond F.Boyce fillimisht e quajtën Structured English Query Language (SEQUEL ose SEQL). Emri SEQUEL u ndryshua më vonë në SQL sepse "SEQUEL" ishte një markë e kompanisë ajrore Hawker Siddeley e themeluar në Britaninë e Madhe.
Veprimi më i zakonshëm në SQL është query, i cili është paraqitet me komandën SELECT. SELECT rinxjerr të dhëna prej një ose më shumë tabelave ose shprehjeve. Standard deklaratat SELECT nuk kanë efekte të vazhdueshme mbi bazën e të dhënave. Queries lejojnë përdoruesit për të përshkruar të dhënat e dëshiruara, duke ja lënë sistemit të menaxhimit të bazës së të dhënave (DBMS) përgjegjësinë për planifikimin. Një pyetje përfshin një listë të kolonave që përfshihen në rezultatin përfundimtar menjëherë pas fjalës SELECT. Një yll ("*") mund të përdoret gjithashtu që të specifikojë nëse query duhet të paraqesë të gjitha kollonat e tabelave. SELECT është deklarata më e ndërlikuar në SQL, me fjalë kyçe opsionale dhe dispozitat përfshirëse.
Gjuha SQL përbëhet nga disa elemente që përfshijnë:
Elementet e gjuhës SQL, pjesë përbërëse të një statement jane ilustruar në fig.
Bazuar ne Gjuhën standart SQL janë krijuar gjuhë te tjera për manaxhim bazash të dhënash te tipeve te ndryshme si shembujt ne tabele:
DB | Lloji SQL | Emri i plotë |
---|---|---|
SQL Server | T-SQL | Transact-SQL |
Oracle | PL/SQL | Procedural Language/SQL (based on Ada) |
IBM DB2 | SQL PL | SQL Procedural Language (implements SQL/PSM) |
PostgreSQL | PL/pgSQL | Procedural Language/PostgreSQL Structured Query Language (implements SQL/PSM) |
IBM Informix | SQL SPL | Informix Dialect of SQL and Stored Procedural Language |
IBM Netezza | NZPLSQL | (based on Postgres PL/pgSQL) |
MySQL | SQL/PSM | SQL/Persistent Stored Module (implements SQL/PSM) |
SAP HANA | SQLScript | SQLScript |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article SQL, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.