41°20′N 19°23′E / 41.333°N 19.383°E / 41.333; 19.383
Rrethi i Durrësit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Durrësit. Rrethi i Durrësit ka 242,801 banorë (sipas 2009), një sipërfaqe prej 433 km² dhe kryeqendër Durrësin.
Shtrihet nga Kepi i Rodonit në veri deri tek Përroi i Agait pas Shkëmbit të Kavajës me një sipërfaqe 430 km² dhe lartësi mesatare 2-6 m mbi nivelin e detit.
Qyteti zë pjesën perëndimore me koordinata 41° e 18’ e 40’ gjerësi gjeografike veriore deri në 19° e 26’ e 21’ gjatësi gjeografike lindore me sipërfaqe 1.626 ha.
Kufijtë – Vija e përgjithshme kufitare është 121,3 km (52,4 km kufij tokësorë, 61,8 km kufij detarë dhe 7,1 kufij lumorë). Kufizohet në veri me Rrethin e Kurbinit, me Rrethin e Tiranës e Rrethin e Krujës në lindje e verilindje, Rrethin e Kavajës në jug e juglindje dhe me Detin Adriatik në perëndim.
Reshjet – Sasia mesatare e reshjeve është 963,4 mm/vit ose 116 ditë në vit.
Relievi është kryesisht fushor dhe me përbërje të pakta kodrinore, me lartësi deri 200m mbi nivelin e detit.
Klima është mesdhetare. Temperatura mesatare vjetore e ajrit është 16°C, diellzimi numëron 2.026 orë në vit.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Rrethi i Durrësit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.