Rona Nishliu: Këngëtare shqiptare

Rona Nishliu (e lindur më 25 gusht 1986 në Mitrovicë, Kosovë) është këngëtare dhe radio prezentuese kosovare.

Nishliu ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2012.

Rona Nishliu
Rona Nishliu duke performuar në një koncert xhaz në Prishtinë, Kosovë
Rona Nishliu duke performuar në një koncert xhaz në Prishtinë, Kosovë
Background information
Lindi25 gusht 1986
Mitrovica e Titos, RSF Jugosllavia
(sot Mitrovicë, Kosovë)
Zhanret
  • Këngëtare
  • kantautore
  • personalitet radio
  • filantropiste
Instrument(et)Vokal
Vitet aktik2004–present

Fillimet dhe Karriera

2004-2012: Jeta e hershme dhe karriera

Rona u rrit në qytetin e saj të lindjes,Mitrovicë. Në moshën trembëdhjetë vjecare, ajo u zhvendos bashkë me familjen e saj për në Prishtinë. Në 2004 ajo hyri në "Ethet e premtës mbrëma". Ajo ka kaluar me sukses raundet e para dhe ka hyrë në shfaqjet e drejtpërdrejta, ku u rendit ne Top 5. Pas shfaqjes, ajo ka punuar në Radio Blue Sky në Prishtinë si prezantuese.

Në vitin 2005, Rona u bashkua me Vesa Lumen dhe Teuta Kurtin për të hyrë në edicionin e 43-të të Festivalit i Këngës, për një shans për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Eurovision 2005 me "Flakareshë". Trio u kualifikua për natën e fundit të mbajtur më 18 dhjetor 2005, por humbi ndaj Ledina Çelos e cila u shpall fituese.

2012: Eurovision

Nishliu përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2012 në Baku, Azerbajxhan pasi fitoi përzgjedhjen kombëtare më 29 dhjetor 2011 me hyrjen "Suus". Ajo është këngëtarja e parë nga Kosova që përfaqëson Shqipërinë në garë. Për shkak të tragjedisë që ndodhi me autobus në Qafën e Vishës, RTSH shtyu semifinën e parë pë më shumë se dy orë më 22 maj, duke rezultuar në vlerësime të ulëta gjatë paraqitjes së Nishliut. Kjo nuk ndikoi në pjesëmarrjen e Nishliut në garë, pasi ajo mori vendin e dytë në gjysmëfinalen dhe avancoi në finale. Shqipëria përdori votat e saj të jurisë për të votuar për 17 vendet e tjera në gjysmëfinale dhe përdori përsëri më 26 maj. RTK gjithashtu nuk ka transmetuar pjesët kryesore nga gjysmëfinalja e parë për shkak të aksidentit. Ajo fitoi vendin e pestë në finale me 146 pikë - rezultati më i mirë i Shqipërisë deri më sot.

Ajo u bë shtetase shqiptare më 12 janar 2012.

2013- Vazhdon

Nishliu u angazhua për punën e saj humanitare menjëherë pas Eurovizionit. Ajo u bë anëtare e një projekti të quajtur "Bonu cool, mos bjer shpullë", një projekt që ngre vetëdijen gjinore. Ajo publikoi ​​një këngë veçanërisht për këtë rast të quajtur "Se vetëm zemra flet saktë" e cila flet kundër dhunës gjinore adoleshente, prodhuar dhe shkruar nga Rona vetë. Kënga është pjesë e një fushate të gjerë të ndërgjegjësimit publik të udhëhequr nga Qendra e Studimeve Gjinore në Kosovë. Ai u mbështet dhe u financua nga Bashkimi Evropian.

Imazhi publik

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ajo njihet si pop këngëtare / muzikante. Audienca në Prishtinë dhe Tiranë e njeh atë edhe si një këngëtare që eksperimenton me muziken xhaz. Interpretimi i saj karakterizohet me nuanca të ndikimit të soul music. Vargu i saj vokal dhe fuqia interpretuese janë pikat e saj më të forta.

Filantropia

Nishliu është e njohur për shpirtin e saj humanitar, duke marrë pjesë në koncerte të shumta humanitare për njerëzit në nevojë. Ndërsa ishte studente, ajo organizoi disa Koncerte Humanitare, duke përfshirë edhe atë për të ndihmuar familjet e zhvendosura shqiptare të Mitrovicës që jetojnë në varfëri. Në vitin 2009 ajo u zhvillua si ligjërues mysafir në aktivitetin e UNDP-së në Kosovë për Rritjen e Ndërgjegjësimit për Rëndësinë e Vullnetarizmit për të Rinjve në Vushtrri. Ajo është një aktiviste e Shoqatës Kombëtare të Autizmit në Kosovë, ajo është gjithashtu Kryesuese e Institutit për Qëndrueshmërinë dhe Zhvillimin e Rinisë në Kosovë.

Diskografia

  • Flakaresha
  • Të Lashë
  • Shenja
  • Eja
  • Veriu
  • A ka arsy (Ft.Bim Bimma)
  • Shko pastro pas saj
  • Zonja Vdeke
  • Suus

Referimet

Tags:

Rona Nishliu Fillimet dhe KarrieraRona Nishliu Imazhi publikRona Nishliu DiskografiaRona Nishliu ReferimetRona Nishliu198625 gushtFestivali Evropian i Këngës 2012KosovaMitrovicaShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ligji i PaskalitMuri i BerlinitFitër BajramiTë drejtat e njeriutElhamdulilahPranveraRomaLista e personaliteteve ilireEnver PetrovciMarko BoçariJulia IlirianiPëremriMagneziumiInflacioniLista e ishujve në ShqipëriLufta e Dytë BotëroreTransportiEnergjia bërthamoreHënaSistemi operativFotosintezaAfërditaADNËEpitetiKundrinori-kryefjala-kallëzuesiVitaminaPrenk JakovaMilingonaLista e fjalëve në IslamWolfgang Amadeus MozartMilanoYlliDritëro AgolliSinuzitiGjuha shqipeHistoria e arteveYmer Agë Ulqini (këngë)Shqipëria në Luftën e Dytë BotëroreÇrregullimi bipolarPsikozaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Karnavalet brazilianeViolinaKoha e kryer e thjeshtëDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëAlegoriaVolejbolliDialektet e gjuhës shqipeEnergjia dielloreÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriUlçera në stomakPlazma e gjakutMeningjitiKaliKërpudhatPrishtinaPsikologjiaMushkëriaKallëzuesiVeshkaTargat e automjeteve të KosovësPuna e pendimitNikola TeslaAkiliKarizmaBunkerët në ShqipëriForcaLidhja e PrizrenitNdryshimet klimatikeAdolf HitleriLeje DrejtimiDrini i BardhëHolandaRepublika ShqiptareParafjalaNumrat romakëShahu🡆 More