Romantizmi krijoi bazat e letërsisë kombëtare shqipe, duke theksuar karakteristikat vendëse dhe vlerat universale.
Kjo shkollë, që shtrihet gjatë shekullit XIX, nxorri dy autorë të mëdhenj: De Radën dhe Naim Frashërin, si dhe kryeveprat letrare: Këngët e Milosaos, Skënderbeu i pafan(pafat), Bagëti e Bujqësi, Lulet e verës, Histori e Skënderbeut. Në këtë periudhë krijuan autorë të mëdhenj, që u morën me gjuhën, me kombin e me vendin. Ata krijuan jo vetëm njërën nga periudhat më të mëdha letrare shqipe, por përgjithësisht një rilindje kulturore e kombëtare të shqiptarëve. Kthyen përgjithnjë në letërsi temat e mëdha kombëtare, që lidhen me vendin e me heroin Skënderbeun dhe ngritën lart kultin e lirisë kombëtare e njerëzore, duke përqafuar vlerat universale(përgjithshme).
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Romanticizmi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.