Romët Në Shqipëri

Romët në Shqipëri janë pakicë kombëtare.

Shqipëria nuk i ka numëruar kurrë anëtarët e pakicës rome me përjashtim të vetëdeklarimit të vitit 2011, por qeveria shqiptare në strategjinë për përmirësimin e kushteve të pakicës, miratuar në vitin 2003, citon burime të ndryshme për të vlerësuar popullatën rome mes 60 mijë dhe 120 mijë vetëve.

Por, censusi i vitit 2011 identifikoi gjithsej 8301 romë në të gjithë vendin. Romët janë vendosur në Shqipëri në shekullin e 13-14, të ardhur nga Turqia e asaj kohe, ku dhe kishin emigruar më parë nga India e veriut.

Historia

Faktet gjenetike, gjuhësore dhe historike, tregojnë se romët kane emigruar nga India rreth shekullit të njëmbëdhjetë. Zona nga ata kanë emigruar është India veriore e veriperëndimore e sotme dhe Pakistani Lindor i sotëm.

Kultura

Romët dallohen për kërcimet dhe këngët e tyre dhe për një shumëllojshmëri kulturash. Si instrument përdoret gjerësisht lodra (tupani), instrument që përdoret nëpër dasma edhe në Indi.

Gjuha

Romët në Shqipëri flasin gjuhën shqipe, megjithëse dallohen nga theksi apo gramatika e përdorur, dhe në të njejtën kohë dhe gjuhën e tyre amtare, gjuhën rome. Ka shumë grupe rome që lëvizin shpesh nga një vend në tjetrin nëpër Shqipëri, të cilët nuk flasin shqip por vetëm gjuhën e tyre rome. Gjuha rome ka ngjashëri me gjuhët e folura në Indinë e veriut dhe Pakistanin lindor.

Meçkarët janë fisi më i madh rom dhe më i vjetër në Shqipëri. Ata jetojnë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Lushnjes, Fierit dhe Vlorës dhe janë marrë tradicionalisht me bujqësi dhe kultivim në ferma. Çergarët në Shqipëri kanë ardhur në dy drejtime; njëri nga Maqedonia e sotme, të cilët në fillim u vendosën në qytetin e Korçës dhe më vonë dhe deri më sot shumicën e tyre i gjejmë në qytetin e Peqinit; dhe tjetri nga Mali i Zi dhe Serbia të cilët u vendosën në zonën e Shkodrës rreth vitit 1920. Në zonat qendrore të Shqipërisë, çergarët merreshin me tregtinë e kuajve, dhe krijimin e prodhimeve artizanale (si p.sh. kazanë rakie, ibrikëve prej bakri, dhe sitave), që më pas i shisnin në fshatrat përqark. Fisi i Arlinjve emigruan nga Turqia për në Greqi, dhe më pas në Shqipëri, gjatë një emigrimi të popullsisë në 1920 ndërmjet të dy vendeve të përmendura. Fillimisht të vendosur në qytetin e Korçës, ata më vonë migruan në Pogradec, Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fushë-Krujë. Ata kryesisht ishin tregtarë të vegjël, dhe aftësitë e tyre tradicionale përfshinin tregtinë e kuajve, artizanatin dhe thurjen e koshave. Bamillët është një tjetër fis i cili ka ardhur së bashku me çamët. Ata i gjejmë sot në qytetin e Gjirokastrës, pjesërisht në Levan dhe Fshatin Rom të Fierit. Shumica e familjeve bamille, shquhen për trashëgiminë muzikore. Kurtofët erdhën në qytetin e Fierit rreth 60 vjet më parë nga territori i Maqedonisë së sotme, dhe profesionet e tyre përfshinin tregtinë e vogël dhe artizanatet. Tradicionalisht romët jetonin një jetë shtegtarësh, por që prej viteve ‘30 shumica e fiseve Rome u kthye gradualisht në gjysmë-shtegtues apo edhe totalisht të qëndrueshme. Të tjerë u vendosën në vendqëndrime të qëndrueshme gjatë periudhës së socializmit.

Referime

Tags:

Romët Në Shqipëri HistoriaRomët Në Shqipëri KulturaRomët Në Shqipëri GjuhaRomët Në Shqipëri ReferimeRomët Në ShqipëriShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LibrazhdiLugina e ValbonësKoço GliozheniMasaJeronim de RadaMalet e SharritKalaja e GjirokastrësErnest HemingwayRrethiLufta e FtohtëTelefoniPërcjellësit elektrikZorra e hollëLista e shteteve të EvropësKortizoliNdryshimi i klimësPogradeciFabulaHalil BudakovaTuneli Thirrë-KalimashBurimet natyroreIsak NjutoniAli PodrimjaMasturbimi i ndërsjelltëFustanellaMotori DiezelShtetet anëtare të Bashkimit EvropianGjakuBletaKonventa për të Drejtat e FëmijësRelieviHistoria e Jehudëve në ShqipëriButrintiHistoria e DurrësitHepatiti BOrkestra simfonikeAleksandri i MadhInfeksioni seksualisht i transmetueshëmAbdyl FrashëriMitrush KuteliMatematikaPashkëtFiset shqiptareArbëria në MesjetëLista e komunave në KosovëHistoria e kompjuteritShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreSistemi limfatikKomunat e KosovësHarry PotterLidhja e PrizrenitAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveNumrat dhjetorMorfinaBurreliUshtria Çlirimtare e KosovësMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriZënia e Diellit (Eklipsi)Penisi i njeriutKarnavaletLionel MessiElvana GjataPjetër BogdaniTeatri në ShqipëriGjallesat në zhdukjeMuzeu Kombëtar i KosovësLemzaQershiaRomeo VeshajPlakatSulejman VokshiZemraKrishtërimiKësulëkuqjaUkrainaAtomi🡆 More