Rinush Idrizi (Tiranë, 14 gusht 1938 - Jamaica Plain, MA 17 tetor 2008) ka qenë poet, studjues, kritik dhe biografist i njohur për punimet monografike dedikuar autorëve të rëndësishëm si Migjeni dhe Ndre Mjeda.
Si mësues i letërsisë në gjimnazin "Sami Frashëri" në Tiranë vitet '70 , fitoi famë tek gjenerata e të rinjve intelektualë dhe u internua me transferim si mësues tek shkolla fillore e komunës Shëngjergj (Tiranë) në malin e Dajtit për vizionin liberal dhe perëndimor. Promovimin e parë publik pas viteve '90 e realizoi në Radio Tirana me ish nxënësen dhe gazetaren Valdete Antoni ku shpalosi pjesë nga krijimtari poetike dhe studimore. Më vonë pas një roli aktiv në publistikë në demokraci, prej vitit 1995 emigroi në Boston Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Rinush Idrizi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.