Rexhep Ajvazaj

Rexhep Ajvazaj lindi më 02 Dhjetor 1964 në fshatin Kopërnica, Komuna e Dardanës (Kamenicës) Kosovë, hapat e parë për të shkuar në shkoll i filloi nga viti 1971 duke filluar nga klasa e parë deri në klasën e katërt të shkollës fillore Skënderbeu në fshatin Kopernicë, pasi e mbaroi klasën e katërt, shkollën fillore e vazhdoi në Hogosht, Komuna e Dardanës (Kamenicës) duke filluar nga klasa e pestë deri në klasën e tetë dhe tri vitet e para të shkolllës së mesme i mbaroi në fshatin Hogosht, shkolla Skënderbeu, ndërsa vitin e katërt dhe të fundit të shkolllës së mesme, drejtimi Ekonomik Komercial e mbaroi në QSHM 9 Maji Dardanë (Kamenicë), Kosovë, gjat muajit Qershor 1983.

Me të mbaruar shkollën e mesme i vjen letra nga Mbrojtja Popullore, Komuna e Dardanës (Kamenicës) për të shkuar në shërbim ushtarak 12 muajë nga 23 Shtatori 1983 e deri më 24 Shtator 1984 në Titov Veles (Velesi), Maqedonia, si ushtar këmbësor me AK-47 Pushkë Automatike të Kallashnikovit në dorë. Për herë të parë më 06 Prill 1985 mori rrugën për në Split, Kroacia duke shkuar nga Kosova për të kërkuar punë, atje qëndron tre muaj dhe pastaj kthehet përsëri në Kosovë, kështu duke e pa gjendjen e vështirë të jetës në Kosovë vondos që për herë të dytë gjat muajit Korrik të vitit 1988 të kthehet nga Kosova në Split të Kroacisë ku për së dyti në Split jeton një vit e gjysmë, gjat kësaj periudhe kohore sa jeton në Split të Kroacisë arrin të gjejë punë private të herë pas herëshme dhe gjithashtu pas disa jave regjistrohet në klubin e atletikës KA "ASK Split" në Kroaci, nën mbikëqyrjen e trajnerit të klubit të atletikës Mate Omaziç i mban stërvitjet dhe fillon të merr pjesë në gara të atletikë në disiplina të mesme dhe mbas disa muajëve merr pjesë në vrapime të gjata gjysmë maratonë 21 km dhe në maratonë 42 km 195 m, gjat muajit Prill të vitit 1989 vrapon në gjysmë maratonën 21 km në Radenska, Sllovenia në të cilin vrapim arrin rezultat të kënaqur me tempo kohore prej 1:10:46 sekonda. Më 08 Tetor 1989 merr pjesë në Venecia Maratonë, Italia, në distancën 42 km 195 m dhe pastaj më 04 Shkurt 1990 merr rrugën e mërgimit duke shkuar nga Spliti i Kroacisë në Okland, Zelanda e Re dhe më 06 Shkurt 1990 arrin në aeroportin e Oklandit të Zelandës së Re, mbasi arrin në Okland pas 3 muajëve regjistrohet në klubin e atletikës Ovairaka të Oklandit për të vrapuar dhe deri në mujin Prill 1993 vrapon për KA Ovairaka, deri më 11 Qershor të vitit 1995 jetoi në Okland dhe pas kësaj kohe e merrë rrugën për në SHBA, ku së pari ndalet për të vizituar qytetin Melburn dhe Adelaide, Australia, atje qëndron dy javë për vizit dhe mbas dy jave qëndrimi në Australi vazhdon rrugën të shkoj si vizitues për 10-të ditë qëndrimi në Honolulu, Havai të SHBA-ve dhe pas 10-të ditë pushimi në Havai e vazhdon rrugën për në Los Anxhelos dhe e vendos të ndalet për të vazhduar jetën nga muaji Korrik 1995 e deri në fundë të muajit Mars 1997 në qytetin Santa Monika dhe përkatësisht në qytetin Venecia (Venediku) qarku i Los Anxhelosit, gjat asaj kohe duke hasur në marrëveshje pune me një punëdhënës të një restoranti në Santa Monika, punëdhënësi e pranon në restorant për të punuar dhe kështu vazhdon të punoj në orar të plotë si kuzhinier në restorant dhe fillon t'i mbaj ushtrimet si vrapues në atletikë për të vrapuar në gara të atletikës nëpër SHBA, pasiqë nuk kishte më tepër punë në restorant ai vendos që në fillim të muajit Prill 1997 të shkoj në qytetin Tampa, Florida të SHBA-ve për të kërkuar punë por pas një jete të vazhduar në Tampa prej afër një viti e gjysmë duke e pa gjendjen e vështirë të jetës dhe kushtet jo të përshtatëshme për të jetuar në këtë qytet ai vendos që pas muajit Nëntor 1998 të kthehet përsëri në Los Anxhelos në qendër të qytetit, ku atje jetoi dhe punoi në të zezë pa leje pune dhe nga muaji Nëntor 1998 e deri më 23 Prill 2000 pasi arrinë të tuboj një shumë të vlefshme të parave nga puna që kryente, më 23 Prill të vitit 2000, duke e vërejtur dhe kuptuar që në SHBA nuk ka mundësi që të rregullohet leja e qëndrimit si banor i përhershëm për të jetuar i lirë në SHBA, ai vendos që pas 5 viteve të këthehet në Okland të Zelandës së Re për të vazhduar jetën. Me sport ka filluar të merret që nga fëmijëria, si sport më të afërmin e ka pasur futbollin dhe atletikën, gjat shkollës fillore në Hogosht nga klasa e pestë viti 1976 fillon për të stërvitur vrapimin nëpër pyje të fshatit Kopernicë pastaj fillojn të organizohen kroset e vrapimit në shkollën fillore për nxënës nga klasa e pestë, gjashtë, shtatë dhe deri në klasën e tetë në fshatin Hogosht të Komunës së Dardanës (Kamenicës) ku në krosin e parë gjat vitit 1976 dhe në krosin e dytë të vrapimit në vitin 1977, nga klasa e pestë dhe e gjashtë arrinë të triumfoj duke arritur i pari në vijën e fundit të vrapimit, me të filluar shkollën e mesme në fshatin Hogosht gjat viteve 1979-1982 e ftojnë KF Besa nga Shipashnica e Epërme për t'i mbrojtur ngjyrat e këtij klubi futbollistik, ekip i cili bënte gara në Ligën e Parë të Qarkut të Anamorava. Gjat shëbimit ushtarak viti 1983 në Titov Veles për 22 Dhjetorin ish Dita e Armatës së Jugosllavia mbahet vrapimi në 5 km i kazermës ushtarake Xhorxhi Dimitrievski nëpër rrugët e qytetit në mbrëmje, në këtë vrapim arrin të përfundoj garën e vrapimit në pozitën e dytë, pas përfundimit të shërbimit ushtarak pasi kthehet në shtëpi dhe i bashkohet familjes së vetë, ai gjat vitit 1985 fillon të ushtroj vrapimin në atletikë me trajnerin Kadrush Keqendollin për Klubin e Atletikës "Prishtina". Pas gjashtë muajsh stërvitjeje në Prishtinë, për shkak se kushtet në këtë klub ishin të vështira, ai detyrohet të shkoj në Split të Kroacisë. Atje stërvit mbi një vit e gjysmë dhe merr pjesë në maratonën e parë, viti 1989 në Kumrovec, Zagorje të Kroacisë dhe arrin rezultat të kënaqshëm duke e përfunduar me një tempo kohore prej 3:00:53 sekonda. Në Zelandë të Re më 02 Janar 1993 vrapon në 10000m, Kampionati i Oklandit në pistë të atletikës, stadioni Mali i Zgjuar, duke arritur rezultatin e tijë më të mirë 32:05 sekonda, pastaj gjat muajit Maj 1993 vrapon edhe në Gjysmë Maratonën 21 km, vrapim i mbajtur në qytetin Hantli të Zelandës së Re, duke arritur rezultatin më të mirë gjat karrierës së tijë me tempo kohore prej 1:10:10 sekonda. Nga muaji Korrik i vitit 1995 dhe deri në muajin Mars të vitit 1997 ka jetuar në qytetin Santa Monika dhe përkatësisht në qytetin Venecia (Venediku), qarku Los Anxhelos në SHBA, gjat kësaj periudhe ka stërvitur me trajnerin Merol Megi nga klubi i atletikës Santa Monika Klubi i Rrethit, ai vrapoi në disa maratona, në Çikago, Illinois më 20 Tetor 1996 në Maratonën e Çikagos, më 04 Mars 1996 Maratona e Los Anxhelosit, dhe ndër to më 08 Dhjetor 1996 vrapoi poashtu në 42 km 195 m Maratona e Hemisferës Perëndimore, e organizuar në qytetin Kulver Siti, qarku i Los Anxhelosit, Kalifornia, në këtë vrapim arrin të plasohet në vendin e parë. Si rezultat më të mirin të cilin e ka arrijtë në 42 km 195 m gjat karrierës së vet është rezultati më 09 Shkurt 1997, Maratona Ndërkombëtare në Las Vegas, Nevada, SHBA, duke e vrapuar këtë distancë me një tempo kohore prej 2:29:36 sekonda, disa prej garave i ka vrapuar përmes emrit dhe mbiemrit të shkruar në gjuhen angleze Rejep Ivazi, Regep Ivazi, apo në gjuhen shqipe Rexhep Ajvazaj.

Tags:

AK-47AnamoravaAustraliaDardanëDhjetorFloridaHavaiHogoshtHonoluluIllinoisItaliaJanarJugosllaviaKF BesaKaliforniaKamenicëKomuna e DardanësKopërnicaKorrikKosovëKroaciaKumrovecLas VegasLos AnxhelosMajiMaqedoniaMelburnNevadaNëntorPrillPrishtinaQershorSHBAShipashnica e EpërmeShtatoriSkënderbeuSlloveniaSplitTampaTetorTitov VelesVelesiVeneciaVenedikuZelanda e ReÇikago

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EnergjiaFormat e shtjelluara të foljesMenstruacionetPerandoria OsmaneMali i TomoritNdre MjedaAcidiPankreasiDemografia e KosovësHidrokarburetBulimiaPersonat me aftesi te kufizuaraAndon Zako ÇajupiKroaciaSistemi i tretjesLlojet e vargjevNeptuniHasan PrishtinaUjkuMiniera e TrepçësHidroenergjiaXhubletaPyetja retorikeShpella e PëllumbasitDita e TokësPërcaktoriMbreti Zogu IPerandoria BizantineSteve JobsRevolucioni industrialMerkuri (planet)Turizmi në ShqipëriGjenerali i ushtrisë së vdekurTrekëndëshi i BermudësZënia e Diellit (Eklipsi)Alfabeti shqipBasketbolliRrezet ultravjollcëNarcisizmiSkeleti i njeriutMamuthi leshatorLetraHidrogjeniOksigjeniFiset ilireAngliaShpallja e Pavarësisë së KosovësMasturbimiDiabetiRadha e veprimeve matematikoreMuzika shqiptareElefantiPashallëku i ShkodrësArabia SauditeKaratiUltësira Perëndimore e ShqipërisëHistoria e libritKorçaRomaTeleskopiRryma elektrikeLetërsia e vjetër shqiptareBletaKometaTemperaturaAriLejlekuLetërsia romantike shqiptareAkiliLufta e ÇanakalasëShkretëtiraFustanellaGlobalizimiVeshkaRevolucioni i dytë industrialLedion LiçoDanimarkaFormat e pashtjelluara të foljes🡆 More