Evropa ka ultësira por edhe male të larta.
Kontinenti i Evropës ka lartësinë më të vogël nga të gjitha kontinentet tjera – me vetëm 300 m, bota 875, Kosova 811m. Pjesa më e madhe e Evropës -2/3 është e ulët – deri 200 m dhe vetëm 17 % tokë malore.
Në Evropë dallohen malet e vjetra dhe të reja.
Malet e vjetra dallohen edhe për nga pasuritë minerale, sidomos me qymyr dhe me hekur. Këto pasuri kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendeve në të cilat gjenden këto pasuri.
Malet e reja janë krijuar më vonë - para 60 milion vitesh, dhe dallohen me vargmale, janë të larta, të mprehta, me maja të thepisura, gryka e lugina të ngushta dhe me aktivitet vullkanik ( Etna, Vezufi etj.) e sizmike (termetet). Vargmalet kryesore në Evropë janë: Pirinejet, Alpet, Apeninet, Karpatet, Dinaritet, Sharrit.Pindet, Alpet Transilvane, Mali Ballkan etj.
Alpet shtrihen në Evropën Qendrore dhe Jugore, Apeninet në gadishullin Apenin, Pirinejet në gadishullin Pirineje. Karpatet në lindje të Alpeve në formë gjysmëharku e rrethojnë Ultësirën e Panonisë. Në gadishullin ballkanik shtrihen Dinaritet, Sharopindet dhe mali Ballkan. Në aspektin ekonomik malet e reja kanë rëndësi për blegtori, janë të pasura kullosa, pyje, potencial hidrologjik, për turizëm gjatë verës dhe gjatë dimrit
Ultësira e Madhe Evropiane fillon nga Franca veriperëndimore dhe vazhdon nëpër Belgjikën veriore, Holandë, në pjesën veriore të Gjermanisë , Poloninë dhe vazhdon në ultësirën Ruse deri te mali Ural.
Në Evropën Qendrore dhe Jugore shtrihen disa ultësira të rrethuara me vargmale, siç janë: ajo e Panonisë në Hungari, Kroaci e Vojvodinë, e Vllahisë në Rumani, Fusha e Andaluzisë dhe e Aragonisë në Spanjë si dhe Fusha e Lombardisë në Italinë Veriore.
Në Gadishullin Ballkanik : Ultësira Perëndimore e Shqipërisë, Fusha e Kosovës, Rrafshi i Dukagjinit, Fusha e Pollogut, Fusha e Pellagonisë, Fusha e Maricës etj.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Relievi i Evropës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.