Rajoni i Ferizajt (serbisht: Урошевачки округ Uroševački okrug) është një nga shtatë rajonet e Kosovës me qyteten kryesore Ferizaj.
Rajoni i Ferizajt Урошевачки округ Uroševački okrug | |
---|---|
Rajon | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 185.806 |
{{{postal_code_type}}} | 70000 |
Targat | 05 |
Rajoni i Ferizajt përfshinë katër komuna dhe 126 vendbanime më të vogla.
Komuna | Populllsia (2011) | Sipërfaqja (km2) | Dendësiteti (km2) | Vendbanime |
---|---|---|---|---|
Ferizaj | 108,690 | 345 | 315 | 45 |
Kaçanik | 33,454 | 221 | 151.4 | 31 |
Shtime | 27,324 | 134 | 203.9 | 23 |
Han i Elezit | 9,389 | 83 | 113.1 | 11 |
Shtërpcë | 6,949 | 247 | 28.1 | 16 |
Qyteti i Ferizajt ishte i banuar gjatë epokës parahistorike nga kulturat Starçevo, Vinça dhe Baden. Gjatë periudhës otomane, Ferizaj ishte qendër tregtare në rrugën ndërmjet Beogradit dhe Selanikut. Kampi Bondsteel, një bazë e Forcave tokësore të ShBA-së dhe baza më e madhe, më e shtrenjtë ushtarake e huaj amerikane në Evropën Juglindore që nga Lufta e Vietnamit, u ndërtua atje më 1999.
Ferizaj është në jug-lindje të Kosovës, rreth gjysmës së rrugës ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit, Maqedonisë së Veriut. Është rreth 230 kilometra (140 mi) në veri-lindje të Tiranës, 55 kilometra (34 mi) në veri të Shkupit, 300 kilometra (190 mi) në perëndim të Sofjes, 35 kilometra (22 mi) në jug të Prishtinës dhe 300 km në lindje të Podgoricës. Ferizaj është një vendndodhje e një bifurkacioni lumi; Lumi i Nerodimës ndahet në dy degë, të cilat derdhen në dy dete të ndryshme.
Të gjitha komunat kanë shumicë shqiptare. Ferizaj (95.9 përqind), Shtimja (96.8 përqind), Kaçaniku (99.9 përqind) dhe Hani i Elezit (99.5 përqind). Shtërpca ka një popullsi të përzier me shqiptarë (54.1 përqind) dhe me serbë.
Grupi | Numri | % |
---|---|---|
Shqiptarë | 177,075 | 95.4 |
Serbë | 3,230 | 1.7 |
Ashkali | 4,661 | 2.5 |
Të tjerë | 677 | 0.4 |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Rajoni i Ferizajt, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.