Rafet Rudi është kompozitor dhe dirigjent.
U lind në Mitrovicë, më 1949. Studjoi në Beograd dhe në Paris. Tërhoqi vemendjen, shumë herët, për origjinalitetin e tij krijues: “Rudi është kompozitor shumë i talentuar i cili posedon invencion dhe senzibilitet të posaçëm.” (Claude Ballif kompozitor),
Fazën e hershme neoklasike e braktisë në mesin e viteve ’70-ta, dhe familjarizohet shpejt me rrymat avangarde të kohës. Nën ndikimin e shkollës polake (Lutosllavskit, Pendereckit), ai përqafon tendencat e reja të muzikës atonale (Metamorfoza për Fl.,Pf.,M.Sop. e orkestër harkor, Rrojtja për kitarë dhe harqe etj.).
Kthesë të rëndësishme në krijimtari bën me qëndrimin e tij në Paris, si bursist i Qeverisë franceze 1979-1980. Aty, përcolli ligjëratat në CNSM në klasën e kompozitorit Claude Ballif. Si refleksion i studimeve në Paris, ai shkruan veprat, si: Kantata “Flijimi” (1983), “Fantasia in Si” (1985) për violinë e piano, Koncerti për kitarë e Orkestër (1986).
Në vitet ’90-ta “Rudi fillon një fazë të re ku idiomi i muzikës postmoderne është i integruar në mënyrë diskrete...rizbulimi i tonalitetit shërben si burimi i impulsit të ri krijues” (Ajgyl Temirzhanova-Basha muzikologe). Si rrjedhë e këtij orientimi shkruan veprat “ Icare ubi es ” Kor, dy piano dhe perkusione, “Këmbanat arbëreshe” për piano solo, “Afresk Arbëresh III” për 2 piano, Kor, perkusione, Tape etj.
Që nga viti 1976 punon si Profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë (Analiza e Formave muzikore dhe Kompozicion). Rudi është udhëheqës i Qendrës Kosovare për Muzikën e Re (nga viti 1999) dhe themelues i Festivalit ndërkombëtar të Prishtinës (ReMusica) Arkivuar 4 dhjetor 2020 tek Wayback Machine (2002-2015), përmes të cilave bashkëpunon me ansamble dhe artistë të renomesë ndërkombëtare Aki Takahashi, Rafael Andia, Marcel Worms, Petrit Çeku, Pierrot Lunaire Ensemble-Wien, Amici della Musica –Cagliari etj. Veprat i botohen në Editions musicales Transantlantiques e Parisit, Peermusic e Hamburgut etj.
Pas vitit 2000 Rudi, gjuhën e tij shprehëse e ndërton në sintezën në mes arkaizmit dhe modernitetit, duke u liruar nga çfarëdo rigjiditeti stilistik (Veprat “Laudatio funebris”, për sopran dhe Okestër harkor, “Fantasia koncertante” për violinë dhe Kor, “Le tombeau Oublié” për piano solo, “In A”, për për Kor dhe ansambël instrumental etj.
Rudi, si dirigjent i Korit të Filharmonisë Kosovës mban koncerte në SHBA, Japoni, Holandë, Rusi, Maqedoni, Kroaci, Francë, Zvicër, Shqipëri, Rumani, Spanjë, Suedi, Bullgari, Slloveni Itali, Angli (“A stunning, mystical performance from Kosova Pilharmonic Choir”- Hastings Observer. Inçzimet e Korit i gjejmë në platforma të ndryshme të internetit dhe Cassic FM, si ansambël favorit. Në vitet e fundit, Rudi i pëkushtohet zbulimit, restaurimit dhe adaptimit të literaturës korale të autorëve të vjetër shqiptarë Gjergj Danush Llapacaj-shek. XVI, Jan Kukuzelit-shek. XIII dhe Niketa i Remisianës-shek. IV). Rudi merret aktivisht me publicistikë. Ka mbi 300 shkrime të ndryshme nga fusha e eseistikës si dhe shkrime të ndryshme nga fusha e estetikës dhe filozofisë muzikore, me çka plotësohet profili i tij krijues. Gjithsesi, ai paraqet “njërën prej figurave më emblematike të kulturës shqiptare/kosovare” (N.Kraja), dhe pamëdyshje “Rudi ka vlerë të jashtëzakonshme… dhe një peshë, do të thosha, kryesore në artin muzikor mbarëshqiptar” (E.Krantja)
Tipi | Titull |
---|---|
Veprat orkestrale |
|
Muzika shamber |
|
Vokal instrumental |
|
Filmi dhe muzika teatral |
|
Disa nga to janë:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Rafet Rudi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.