Raca është një koncept i përdorur në kategorizimin e njerëzve në grupe, të quajtur raca ose grupe racore, bazuar në kombinimet e tipareve të përbashkëta fizike, prejardhjes, gjenetike, dhe tipare sociale apo kulturore.
Megjithëse grupimet e tilla nuk kanë një bazë të fortë në biologjinë moderne, ato vazhdojnë të kenë një ndikim të madh mbi marrëdhëniet shoqërore bashkëkohore. Termi racë për herë të parë është përdorur në shekullin XVII për t'iu referuar folësve të një gjuhe të përbashkët dhe më pas për të treguar lidhjet kombëtare dhe tiparet fizike (fenotipike). Termi shpesh përdoret në një kuptim të përgjithshëm taksonomik biologjik, duke filluar nga shekulli XIX, për të treguar grupet njerëzore të diferencuara gjenetikisht të definuara nga fenotipi. Konceptet shoqërore mbi racat dhe grupimet e racave ndryshojnë me kalimin e kohës, duke përfshirë taksonomi popullore që përcaktojnë llojet esenciale të individëve bazuar në tiparet e përceptuara. Shkencëtarët e konsiderojnë ekzistencializmin biologjik të vjetëruar, dhe në përgjithësi dekurajojnë shpjegimet racore për diferencimin kolektiv si në tiparet fizike ashtu edhe ato bihevioristike (të sjelljes).
Megjithëse ekziston një marrëveshje e gjerë shkencore që konceptualizimet esenciale dhe tipologjike të racës janë të papërshtatshme, shkencëtarët në mbarë botën vazhdojnë të konceptojnë racën në mënyra të ndryshme, disa prej të cilave kanë implikime thelbësore. Përderisa disa studiues përdorin konceptin e racës për të bërë dallime midis grupeve të tipareve ose dallimeve të dukshme në sjellje, të tjerët në komunitetin shkencor sugjerojnë se ideja e racës shpesh përdoret në mënyrë naive ose të thjeshtuar dhe argumentojnë se, midis njerëzve, raca nuk ka rëndësi taksonomike duke vënë në dukje se të gjithë njerëzit i përkasin të njëjtës racë (specie), Homo sapiens dhe nënspecieve, Homo sapiens sapiens.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Raca (kategorizimi njerëzor), which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.