Qyteti I Panamasë

Qyteti i Panamasë (Spanjisht: Ciudad de Panamá) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Panamasë.

Panamá ndodhet mes Oqeanit Pacifik dhe pyllit tropikal të shiut në veri të Panamasë. Qyteti u themelua më 15 gusht 1591 nga konkistadori spanjoll Pedro Arias Dávila.

Qyteti i Panamasë
Ciudad de Panamá
Qytet
Kolazh me pamje nga Qyteti i Panamasë
Kolazh me pamje nga Qyteti i Panamasë
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej860.691
Faqja zyrtarewww.mupa.gob.pa

Klima

Stina e lagësht zgjat prej majit deri në dhjetor, dhe stina e thatë zgjat prej janarit deri në prill. Temperaturat mbeten konstante gjatë gjithë vitit, mesatarisht rreth 27 °C.

Demografia

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2013, qyteti ka pasur 860,691 banorë. Ka një shumëllojshmëri të diversitetit kulturor brenda qytetit, i cili manifestohet në shumëllojshmërinë e gjerë të gjuhëve që zakonisht fliten, si gjermanishtja, portugalishtja dhe anglishtja, përveç spanjishtes.

Sportet

Gjatë shekullit të 20-të, Qyteti i Panamasë ka shkëlqyer në boks, bejsboll, basketboll, dhe futboll. Këto sporte kanë prodhuar atletë të njohur si Roberto Durán, Rommel Fernández, Rolando Blackman, Mariano Rivera, dhe Rod Carew. Sot, këto sporte kanë klube dhe shoqata që menaxhojnë zhvillimin e tyre në qytet. Panama Metro është ekipi i bejsbollit të qytetit. Ekzistojnë qendra të stërvitjes në boks në palestra të ndryshëm nëpër lagjet e qytetit. Ka edhe shumë klube të futbollit, si:

  • Alianza F.C.
  • Chorrillo F.C.
  • C.D. Plaza Amador
  • Tauro F.C.
  • Chepo F.C.

Qyteti ka katër skuadra profesionale në ligën e dytë të vendit, Liga Nacional de Ascenso:

  • Atlético Nacional
  • Deportivo Genesis
  • Millenium F.C.
  • Río Abajo F.C.

Qyteti i Panamasë ka dy stadiume kryesore, Stadiumin Kombëtar të Bejsbollit (i njohur gjithashtu si Stadiumi Rod Carew) dhe stadiumin Rommel Fernández, me kapacitet prej 27,000 dhe 32,000 respektivisht. Përveç kësaj, Arena Roberto Duran ka një kapacitet prej 18,000.

Binjakëzimet

Bashkimi i kryeqyteteve Ibero-Amerikane

Qyteti i Panamasë është pjesë e Bashkimit të kryeqyteteve Ibero-Amerikane prej 12 tetorit 1982 duke themeluar binjakëzimet me qytetet e mëposhtme:

Referime

Tags:

Qyteti I Panamasë KlimaQyteti I Panamasë DemografiaQyteti I Panamasë SportetQyteti I Panamasë BinjakëzimetQyteti I Panamasë ReferimeQyteti I PanamasëGjuha spanjollePanamaja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ViolinaLumi i ShalësPetro MarkoMamuthiÇarls DarvinMultiple sklerozaNdotja e ujitSistemi muskulorGjermaniaLuledielliTom SojerGreqia e lashtëKortizoliShtetet e Bashkuara të AmerikësBashkimi EvropianMetri katrorLista e vendbanimeve ilireBallkaniPlisi (lashtësi)BasketbolliLufta e Parë BotëroreIsmail QemaliAdem JashariLindja e parakohshmeAutizmiGjithësiaLista e elementeve kimikëTurkmenistaniLuigj GurakuqiHerodotiMbreti Zogu IKisha e Shna Ndout, LaçAfërditaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianAli Pashë TepelenaLetërsia e vjetër shqiptareMagnetiMalajziaPsikologjiaSëmundjet e trashëgueshmeShqipëria e PavarurKallëzuesiRiciklimiIlir Shaqiri (këngëtar)VolejbolliSinonimiMarin BarletiStimulim me gjoksLista e markave të automobilavePrrenjasiIliadaRespekt per te moshuarveLumiPlutoni (planet)Parku Kombëtar Bjeshkët e NemunaShenjat e Urdhërave të PreraFaqja kryesoreGjenerali i ushtrisë së vdekurPylliFloraShpellaJeronim de RadaMenopauzaHistoria e ÇamërisëOrganizata e Kombeve të BashkuaraShkencaTenisiKromozomiLogopediaTeknologjiaAmerika VerioreShpyllëzimiDevejaPankreasiNdotjaTargat e automjeteve të KosovësAkili🡆 More