Qeveria e Pajtimit Kombëtar ishte qeveria që drejtoi Shqipërinë gjatë periudhës 9 Mars 1997-29 qershor 1997.
Ajo u krijua si pasojë e ngjarjeve të vitit 1997, të nxitura nga falimentimi i skemave piramidale. Kjo qeveri erdhi 1 javë pas dorëheqjes së qeverisë së Aleksandër Meksit, më 2 Mars 1997. Kjo qeveri u krijua falë vullnetit politik të partive kryesore të vendit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare. Në datat 6 dhe 9 Mars 1997, në kulmin e trazirave në vend, forcat politike nënshkruan marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re, me pjesëmarrje të gjerë politike. Kryetar i saj u zgjodh socialisti Bashkim Fino, kryetar i Bashkisë Gjirokastër. Qeveria e re u votua më 11 Mars 1997 nga parlamenti dhe u dekretua nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha më 12 Mars. Fino shpalli si program të qeverisë 4 pika kryesore: stabilizimin e rendit publik dhe vendosjen e qetësisë, stabilizim të situatës ekonomike dhe të furnizimit të popullit, zotërimin e gjendjes financiare dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira.
Emri Mbiemri | Ministër i/e | erdhi | viti | shkoi | viti | Partia |
---|---|---|---|---|---|---|
Bashkim Fino | Kryeministër | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Socialiste |
Belul Çela | Brendshëm | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Demokratike |
Shaqir Vukaj | Mbrojtjes | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Socialiste |
Arian Starova | Jashtëm | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Aleanca Social-Demokrate |
Arben Malaj | Financave | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Socialiste |
Spartak Ngjela | Drejtësisë | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Lëvizja e Legalitetit |
Eduard Ypi | Privatizimeve | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Demokratike |
Astrit Kalenja | Shëndetësisë dhe Mjedisit | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Balli Kombëtar |
Myqerem Tafaj | Arsimit të lartë dhe kërkimeve shkencore | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Demokratike |
Luan Skuqi | Arsimit dhe Sportit | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Demokratike |
Haxhi Aliko | Ushqimit dhe bujqësisë | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Social-Demokrate |
Kastriot Shtylla | Mineraleve dhe burimeve energjitike | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Republikane |
Foto Dhuka | Industrisë, transportit dhe tregtisë | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | PBDNJ |
Ëngjëll Ndocaj | Kulturës, rinisë dhe gruas | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Demokristiane |
Elmaz Sherifi | Punës dhe çështjeve sociale | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Socialiste |
Vasillaq Spaho | Punëve publike, rregullimit të territorit dhe turizmit | 9 Mars | 1997 | 29 qershor | 1997 | Republikane |
Ngërçi qeveritar i kimizmit të kësaj qeverie, parashikonte ndarjen në ushtrimin e kompetencës së detyrës, midis ministrit dhe sekretarit të shtetit. Kjo ishte pjesë e marrëveshjes së 9 marsit. Vlente për Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këto ministri, firma e ministrit nuk vlente pa kundërfirmën e sekretarit të shtetit. Me vendimin nr.171, datë 19.4.1997 “Për funksionet e sekretarëve të shtetit në qeverinë e pajtimit kombëtar”, Këshilli i Ministrave vendosi që sekretarët e shtetit do ushtronin funksione koordinuese dhe drejtuese të politikës në ministritë përkatëse, drejtonin veprimtarinë e përditshme të sektorëve të veçantë të ministrisë, etj. Kjo formë punë bënte të detyrueshëm kompromisin midis dy forcave kryesore politike nga njëra anë dhe nga ana tjetër rriste mundësinë e mosqeverisjes së shkaktuar nga moskoordinimi përkatëse.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Qeveria e Pajtimit Kombëtar, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.