Pëllumbi I Pejës

Pëllumbi i Pejës i njohur ndryshe edhe si Ballukja Pejane është një racë e pëllumbave të Kosovës.

Ballukja Pejane e ka marrë emrin ngase i ka të zhvilluara puplat e përparme mbi kokë. Fjala Balluke spejgohet si një tufë flokësh të gjata, që bie mbi ballë; tufa e ballit; flokët, balluke të gjata (të dredhura), balluket e ballit, kreh balluket, hedh balluket prapa. Ky përshkrim i përshtatet më së miri pëllumbit të bukur të Pejës i cili me shekuj është i njohur si Pëllumbi i Pejës.

Pëllumbi I Pejës

Origjina

Historia dhe prejardhja e Ballukës pejane është mjaftë diskuatbile. Nuk dihet saktësishtë se çfar kryqëzimi është bërë për të hedhur në dritë këtë racë elegante dhe mjaftë të dëshiruar. Ka një pamje e cila dallon nga pëllumbat e zakonshëm të Kosovës.

Se kur ka filluar kultivimi dhe standardizimi i kësaj race është mjaftë mistike. Nuk ka ndonjë dokument të shkruar e cila kishte me vërtetu preardhjen e kësaj race. Vetëm dihet sipas gojëdhënave dhe disa dokumenteve kishtare se është mbjtur nga qytetarët e pejës dhe ka qen shumë i adhuruar nga klerikët e asaj kohe i cili më tutje është kryqëzuar dhe standardizuar.

Dardanët ishin ndër të parët që e përqafuan krishtenizmin dhe kishat në Kosovë datojnë të jenë të ndërtuara rreth viteve 345 pas krishtit. Gjendja e popullatës së Dardane ndryshoj me ardhjene pushtuesve serb. Dihet nga burimet historike se pushtuesit serb kishin shkatrruar çdo gjë që ishte Dardane, duke u munduar ta kthenin në objekte serbe. Mirpo nga burimet e kishtare vërtetohet se kjo racë kishte egzistuar në qytetin e Pejës që nga koha e pushtimit të Kosovës nga perandoria e Stefan Dushanit (1331-1355).

Pas pushtimit të plotë të viseve shqiptare, sebët ishin vendosur në kishat e tyre duke rrëmbyer dhe okupuar të gjithë pasurin që kishin. Edhe kishat Dardane ishin shëndërruar në kasha ortodokse serbe, duke rrëmbyer tokat e fshatarëve dhe duke I shëndërruar në toka të kishës serbe. Klerikët vendas u poshtëruan dhe u persekutua në mënyr që në vendin e tyre u vendosën klerikë serb. Burimet e kishës serbe tregojn për pëllumbat të cilët e gjetën në oborret e kishave si të pëllumbit ilir ashtu edhe të ballukës pejane. Nuk ka burime se nga erdhi kjo racë, mirpo kultivimi I mëtutjeshëm I tyre ishte bërë si nga qytetarët e pejës me rrethinë ashtu edhe nga klerikët. Ndoshta klerikët dardan ishin ata të cilët e sollën këtë racë në qytetin e Pejës apo ka egzistuar që nga lashtësia ilire, kjo le të mbetet një gjë për studim.

Nuk është ndonjë fluturues i mir, mirpo ka një bukuri të rrallë. Dihet se në qytetin e Pejës e sidomos në objektet kishtare është kultivuar pëllumbi fluturues me ngjyra të errëta. Është I ngjashëm me fluturuesin kinez sipas xhufkës, por se dallimi është sepse pëllumbi kinez i ka sytë e kuqë, kurse pëllumbi i Pejës kristal të bardhë. Kan edhe ngjyra të ndryshme dhe dallojn edhe për nga qëndrmi.

Pëllumbi i Pejës është një variant në vete e pëllumbave fluturues dhe ekspozues. Ajo çka e bënë specifike është forma, ngjyra dhe ballukja e saj e cila duket si një tufë flokësh që bien mbi ballë apo mund të themi si flokë që lëshohen mbi ballë, flokët e ballit. Në disa raste balluka duket si një tufë e dredhur.

Ajo çka e bënë të dalloj nga pëllumbat tjerë është qëndrimi i lartë, sqepi i shkurt , rrathët e syve të cilët jan lyrthake dhe ballukja apo tufa në kufi të sqepit e cila ndryshe mund të quhet edhe xhufka afër sqepit. Dredha e puplave parqitet në disa varianta: balluke para apo në qëndrim vertical, si balluke në të djathët dhe si balluke në të majtë. Sqepin e ka të shkurtë dhe të trashë, por nuk mjafton për ti rritur të vegjlit e tyre. Ngjashmëri më të madhe nga të gjithë pëllumbat ka me pëllumbin kinez të quajtur, Rrotulluesi gjoksharkor kinez (Chinesischer weiszschild tümmler). Këta pëllumba kan shumë ngjashmëri, por gjithashtu kan edhe dallimet eyre. Ndoshta mund ta kan një preardhje të njejtë para qindra viteve. Ngjashmëria: trupi i tyre është i ngjashëm, të dy llojet kan sqep të shkurtë dhe balluke të dredhur.Egzistojnë edhe varianta të njejta të ngjyrave si ajo bardhë e zi dhe ajo kuq e zi.

Dallimet: pëllumbi kinez ka sy me ngjyrë portokalli, kafe të errët dhe sy të zi, kurse pëllumbi i Pejës ka sy të bardhë. Qafa te pëllumbi i Pejës është më e shkurtë dhe koka më e madhe. Sqepi te pëllumbi kinez është më i gjatë. Kjo nuk është shumë e dukëshme, mirpo pëllumbi kinez ka sqep të mjaftueshëm për rritjen e të vegjëlve të tyre. Kurse pëllumbi i Pejës ka vështërësi në ushqimin dhe rritjen e të vegjëlve për shkak të sqepit shumë të shkurtë. Kjo ndoshta edhe është arsya e vetme e prezencës së vogël të kësaj race.

Sipas dëshmive egzisuese pëllumbi kinez i këti lloji ka egzistuar që nga viti 1127 dhe është kultivuar nga dinastia e Chingut (Ching-Dynasti). Kurse në Evrop është I njohur që nga viti 1960 dhe disa vite më heret në SHBA.

Kurse sipas burimeve kishtare për pëllumbin e Pejës dihet egzistenca e ti që nga viti 1346. Sikurse në Kosovë ku pëllumbi i Pejës është i rrallë ashtu edhe në Kinë ky lloj pëllumbi është i rrallë sepse dominojnë racat me sqep të gjatë. Ballukja e Pejës në ditët e sotme kultivohet me një fanatizëm të veçantë në Pejë, mirpo kultivohet edhe në Prizren dhe rrethinën por me një numër më të vogël.

Jashtë kufive të Kosovës kultivohet në Serbi dhe diasporë.

Standardi

Emri origjinal: Pëllumbi i Pejës Emra tjerë: Ballukja Pejane dhe Buçkalia e Pejës Grupi: pëllumbat tumlor Nr. I standardit evropian:00 Madhësia e unazës: 07 Gjeneza: Historia dhe preardhja e Ballukë pejane është mjaft diskuatbile. Nuk dihet saktësishtë se çfar kryqëzimi është bërë për të hedhur në dritë këtë racë elegante dhe mjaftë të dëshiruar. Ka një pamje e cila dallon nga pëllumbat e zakonshëm të Kosovës. Se kur ka filluar kultivimi dhe standardizimi i kësaj race është mjaftë mistike. Për këtë race dihet sipas burimeve kishtare që nga viti 1346.

Ndërtimi trupor: Është një pëllumb I mesëm dhe peshon nga 300 deri në 350 gram. Ka një trup kompakt të qëndrueshëm. Përshkrimi i racës: Është i mesëm i fuqishëm dhe me koke të rrafshët.

Ballukën (Xhufkën) e ka si një dredhë apo tufë puplash të tubuara afër sqepit dhe pupulat fillojnë të mblidhen nga të dy anët duke krijuar një balluke elegante.

Sytë: Sytë i ka të theksuar dhe zakonishtë me ngjyrë të bardhë (tamli). Sqepi: Sqepi është I shkurtë dhe I trashë dhe ka ngjyrë lëkure (të bardhë). Trashësia e sqepit fillon nga pjesa e kokës dhe shumë shpejtë përfundon në një maje të mprehtë sqepore. Qafa: Qafën e ka të gjithashtu të shkurtë dhe muskuloze. Qafa fillon nga supet dhe bashkohet me kokën harkore me një horizont të rrafshët . Gjoksi: I gjerë dhe i hedhur para. Shpina: E rrafshët dhe e pjerrtë deri te bishti. Krahët: Krahë të mesëm dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë mbi bishtin e ti. Bishti: Vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla të gjata dhe të gjera. Këmbët: Të mesme dhe pa pupla. Pupulat: Ka një shkëlqim të mjaftueshëm të puplave në gjoksë I cili është I zakonshëm dhe metalik.

Gabime eventuale: Kur ka një trup të dobët, të gjatë apo shumë të shkurtë, kur e ka sqepin e mesëm dhe të gjatë, kur nuk ka balluke dhe kur ka sy me ngjyra tjera nga e bardha.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Pëllumbi I Pejës OrigjinaPëllumbi I Pejës StandardiPëllumbi I Pejës Shih edhePëllumbi I Pejës ReferimePëllumbi I Pejës Lidhje të jashtmePëllumbi I Pejës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ismail KadareÇAnarkiaKarnavaletPejaLulëkuqjaSami FrashëriTelefoni celularBirraQelizaTargat e automjeteve të KosovësRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëLista e vitevePubertetiTeatriSëmundja infektiveLista e kafshëve të egraBakteriOrganizata e Kombeve të BashkuaraGjuha grekeBasketbolliINTELEGJENCA ARTIFICIALEMuji dhe HaliliSterjo SpasseDevejaGjeografia e IranitEkonomiaMësimdhënia me bazë kompetenceAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianIslamiShehadetiDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëGjuha shqipeNjohja ndërkombëtare e KosovësPulsi i zemrësTeknologjiaShqipëria e PavarurPrincess ArgjiroIslami në botëJugosllaviaNdryshimi i klimës15 PrillGjuha anglezeShiu acidikDurrësiArben TaravariMigjeniEgjipti i lashtëPalestinaAjriVullkaniKlitoriBeni ecën vetëEzaniSkizofreniaVullnetarizmiFaqja kryesoreNdryshimet klimatikePelikani kaçurrelHaidiForcat e Mbrojtjes të IzraelitUshtria Çlirimtare e KosovësMitologjia grekeOrgazmaMjedisi natyrorLiqeni i ShkodrësMenstruacionetLindja e parakohshmeUjiBektashiShteti i PalestinësEmpatiaBeratiBig Brother VIP Albania (sezoni 2)Perandoria BizantineShtetet anëtare të NATO-sEkonomia e ShqipërisëVitamina B12🡆 More