Shën Prokopi ose Prokopi i Scythopolis (ndërroi jetë më 7 korrik, 303 AD) nderohet si një martir i hershëm dhe shenjtor më 8 korrik në Kishën Ortodokse të Tiranës dhe mbarë Kishat e Lindjes.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Eusebi i Cezareas shkruan se martirizimi i tij ka ndodhur gjatë persekutimit të Dioklecianit, dhe thekson se "ai ka lindur në Jeruzalem, por kishte shkuar për të jetuar në Scythopolis, ku ai mbajti tre zyra kishtare. Ai ishte lexues dhe përkthyes në gjuhën siriane, dhe shëronte të pushtuarit nga shpirtërat e këqij ". Eusebi shkruan se Prokopi është dërguar me shokët e tij nga Scythopolis të Cezaresë maritima, ku dhe u martirizua.
Më vonë legjendat e paraqesin atë si një shenjt ushtarak, apo një asket, një Persian, ose një princ të Aleksandrisë. Një histori e tregon sesi mundi afro 6,000 pushtues barbarë thjesht duke u treguar atyre Kryqin. Një legjendë e ngjashme me atë të treguar prej Palit nga Tarsi, e bën atë përndjekës i të krishterëve quajtur Neanias i cili ishte bërë duka i Aleksandrisë nga Diokleciani. Në rrugën nga Antiokia Neanias përjetoi një vizion dhe e deklaroi veten si i krishterë.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Prokopi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.