Problemet mjedisore në Shqipëri

Shqipëria ka një sërë problemesh mjedisore të trashëguara që nga periudha komuniste, dhe të krijuara edhe më shumë gjatë 30 viteve të fundit.

Problemet

Ndotja e ajrit

Problemet mjedisore në Shqipëri
Ndotja e ajrit në Tiranë

Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore mjedisore në qytetet e mëdha shqiptare, sidomos në Tiranë. Ndotja ka ardhur per pasojë e shtimit të makinave, pakësimit të gjelbërimit urban, djegia e plehrave, aktiviteteve ekonomike të ndërmarrjeve,përdorimi i karburanteve jo cilësore, etj. Përqendrimi i grimcave PM10 dhe NO2 në Tiranë, kalon standardet kombëtare dhe ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndotja e ujit

Ndotja e ujërave në Shqipëri vjen si pasojë e hedhjeve të mbeturinave në lumenj e liqene, si dhe derdhjes së ujerave të zeza të papërpunuara. Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër.Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi i sasisë së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes. Kjo nënkupton vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e ndotura. Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim racional të resurseve ujore.

Mbeturinat

Ndarja e mbeturinave që në burim mbetet problematike, me raste të veçanta të cilat kanë dështuar në Lezhë, Tiranë apo qytete të tjera, si pasojë e mosinformimit të banorëve, mospasjes së ndëshkimeve nëse banorët nuk i ndajnë mbeturinat, si dhe përzierje e mbeturinave pasi merren nga kazanët. Aktualisht, Republika e Shqipërisë ka një pjesën të madhe të trupave ujorë të ndotur tej mase nga mbeturina kryesisht plastike, por edhe nga ato të rrezikshme si mbetje spitalore e helme nga barna të skaduara. Nuk ka asnjë mekanizëm ndëshkimi për banorë të Republikës, të cilët hedhin mbetje në çfarëdo mjedisi që duan.

Shpyllëzimi

Prerjet e pyjeve dhe zjarret janë shkaqet kryesore për shpyllëzimin dhe zhdukjen e pyjeve në Shqipëri. Shfarosja e shkretimi i pyjeve vazhdon i pandërprerë, i nxitur nga korrupsioni e me pjesëmarrjen e policisë, prokurorisë e gjyqësorit. Djegia e pyjeve në male vazhdon pandërprerje si pasojë e kërkesës së madhe për mish, duke i shtyrë barinjtë që të djegin vazhdimisht pyjet. Barinjtë shqiptarë kanë shpikur metoda të reja për djegien e plotë të pyjeve për kullota. Hipin në majë të malit, marrin goma me vete, mbushin gomat dhe lecka dhe i lyejnë me benzinë, i venë flakën.Më pas i rrokullisin nga maja e maleve për të djegur pyllin në mënyrë sa më të plotë. E gjithë kjo bëhet nën indiferencën e shpesh bashkëpunimin e organeve shtetërore dhe politikanët shqiptarë.

Ndryshimet klimatike

Ndryshimet klimatike kanë prekur në mënyrë të konsiderueshme Shqipërinë. Rritja e nivelit të detit ka çuar në zhdukjen e disa metrave tokë në bregdet në vit. Gjithashtu, zjarret janë bërë më të shumta në numër për shkak të temperaturave të larta në verë. Sasia mesatare e reshjeve ka ardhur duke u ulur, por është pasuar me një shtim të përmbytjeve, rënieve të reshjeve në një kohë të shkurtër e në sasi të mëdha. Bujqësia pritet të preket në mënyrë katastrofike si pasojë e thatësirave disa mujore që do të prekin Shqipërinë në vitet në vazhdim.

Shkelja e ligjit për parqet kombëtarë

7 vitet e fundit, parqet kombëtarë në të gjithë Republikën e Shqipërisë janë gjendur nën presionin e rrezikun e bizneseve që i shikojnë parqet si burimet e fundit për t'i shfrytëzuar. Shumë parqe janë ndeshur me shkeljen e ligjit për zonat e mbrojtura, ku janë dhënë leje për HEC-e e ndërtime të tjera brenda parqeve kombëtare, si brenda Parkut Kombëtar Lugina e Valbonës, Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, dhe aktualisht gjendet nën rrezik dhe Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ku parashikohet të ndërtohet një qytet për 25 mijë banorë, i cili do të shkatërrojë tërësisht funksionin e parkut si një ekosistem unik në botë.

Lëvizja mjedisore në Shqipëri

Në Shqipëri gjenden rreth 100 organizata mjedisore, nga të cilat 20 janë më aktive. Shumica e OJF-ve mjedisore janë të përqendruara në Tiranë, por ka dhe shumë OJF mjedisore që ndodhen në rrethe, megjithëse veprimtaria e tyre është më e vogël. Lëvizja mjedisore në Shqipëri vuan nga interesi i pakët i shoqërisë shqiptare për çështjet e problemet mjedisore dhe mungesa e mundësive financiare në një klimë aspak dashamirëse për OJF-të. OJF-të kryesore mjedisore në Shqipëri janë Ekolëvizja, Instituti i Politikave Mjedisore, Qendra EDEN, Millieukontakt, etj.

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme

Një kategori në Wiki Commons përmban dokumente multimediale për Problemet mjedisore në Shqipëri.

Referime

  1. ^ "Tirana Air Quality Report" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 mars 2012. Marrë më 24 janar 2012.
  2. ^ "MAPPING AIR POLLUTION IN URBAN TIRANA AREA USING GIS" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 janar 2011. Marrë më 24 janar 2012.
  3. ^ "S E C O N D E N V I R O N M E N T A L P R O G R E S S R E P O R T R E L A T E D W I T H T H E N E W C O N S T R U C T E D W E T L A N D I N T H E P L A C E B R E G U L U M I T ( T I R A N A R I V E R )" (PDF). Institute for Environmental Policy-Albania. Marrë më 24 janar 2012.
  4. ^ "Bandat e druvarëve: Plaçkitja e pyjeve të lashta të Shqipërisë".
  5. ^ "Global warming". Institute for Environmental Policy-Albania. Marrë më 24 janar 2012.
  6. ^ Pacara, Edvin. "Climate change effects in Albania". Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2011. Marrë më 24 janar 2012.

This article uses material from the Wiki Shqip article Problemet mjedisore në Shqipëri, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.

Tags:

Problemet Problemet mjedisore në Shqipëri

Lëvizja mjedisore në Shqipëri Problemet mjedisore në Shqipëri

Shiko dhe këtë Problemet mjedisore në Shqipëri

Shqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Faqja kryesoreSkënderbeuFutbolliAlfabeti shqipMitrush KuteliShqipëriaArkeologjia e KosovësPërrallaGjuha shqipeNazmi MaliqiSistemi diellorDita Evropiane e GjuhëveNumri i thjeshtëTokaLufta e Parë BotëroreOrganizata e Kombeve të BashkuaraKosovaNarcisiKarbohidratetVolejbolliNjeriuBimëtIlirëtEvropaBashkimi EvropianVjeshtaFiset ilireFotosintezaHimni i FlamuritTopi (sport)Mitologjia shqiptareShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreKompjuteriPrincipata e ArbëritDielliGreqia e lashtëQelizaKanuni i Lekë DukagjinitDemokraciaEmrat e bukur të AllahutIsmail KadareLista e shteteve të EvropësGegërishtjaRilindjaSkeleti i njeriutBasketbolliGjon BuzukuNënë TerezaFranz KafkaTenisiAfërditaMitiKristofor KolombiTiranaGjithësiaIslandaDialektet e gjuhës shqipeForcaXhubletaGjeografiaHënaGjendja agregateNamazi i SabahutPëremriEpoka e EksplorimitFizikaAtomiKëshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të BashkuaraMbiemriKontinentetRruga e ArbritPrometeuBashkësitëMadhësitë fizikeTeuta e IlirisëGjethjaLista e gazetave shqip🡆 More