Preng Doçi: Shkrimtar shqiptar

Preng Doçi (italisht: Primus Docci; Bulgër, 25 shkurt 1846 - Shkodër, 22 shkurt 1917) ka qenë prelat, figurë kulturore e politike me ndikim dhe poet shqiptar. Qe themeluesi dhe kontributori më i madh i Shoqërisë "Bashkimi".

Fotoporteti
Abat Preng Doçi
Lindur më 25 shkurt 1846
Lindur në Bulgër, Perandoria Osmane
Vdiq më 22 shkurt 1917
Vdiq në Shkodër, Principata e Shqipërisë
Kombësia Shqiptar
Profesioni prelat, poet, veprimtar politik e kulturor
Mirënjohje
#Mirënjohjet

Biografia

U lind në lagjen Paraspor të fshatit Bulgërkazasë së Lezhës, i biri i Prendit dhe i Mrikës, më 25 shkurt 1846. Studimet i mori në Shkodër, më 2 gusht 1859 hyri në të porsahapurin Seminar Papnor dhe më tej vijoi shkollimin në Romë në Kolegjin e Propagandës Fide më 1861.

Më 1871 u kthye në vendlindje, ku shërbeu si famullitar në Korthpulë, Orosh si kapelan i Imzot Gaspër Krasniqit dhe sërish famullitar në Kalvare. Më 1877 përfshihet në një rrymë revolte, për të cilën shkoi shpesh në Cetinjë për të siguruar si ndihma financiare ashtu dhe mosndërhyrje. Kryengritja u parandalua nga autoritetet osmane dhe ipeshkvi i Lezhës F. Malčinski e pezulloi nga veprimtaria fetare. Doçi u fsheh në Vuthaj, pranë Gucisë. Më vonë u arrestua, e dërguan në burgun e Selanikut dhe më pas në Stamboll. Me ndërhyrjen e Patriarkut armen Stefan Azarian, me nofkën Pére Achile mori rrugën për në Romë me kusht që të mos kthehej në vendlindje.

Sipas P. Pashk Bardhit, kryengritja u bë për shkak të mospajtimit të parisë mirditore me dënimin me syrgjynosje që i ishte dhënë Preng Bib Dodës si zëvendëskryetar i Degës së Shkodrës për Lidhjen e Prizrenit.

Pasi qëndroi disa muaj në Tivar, me ndërhyrjen e Kardinalit Giovanni Simeoni të Propagandës Fide, u dërgua në Bregun Perëndimor të Amerikës, në ishullin Newsfoundland, Wayne, Pennsylvania dhe New Brunswick, ku shërbeu si misionar gjer më 1881. Doçit i mveshet atributi, për aq sa ç'mund të thuhet, se qe shqiptari i parë në Shtetet e Bashkuara. Pasi u kthye në Romë, u dërgua në Indi, ku qe sekretar i delegatit apostolik - më vonë Kardinalit - Antonio Agliardi.

Më 1888, pas kërkesave të shumta dhe apelimit tek Patriarku i Kostandinopojës, më në fund Doçi mori lejen nga autoritetet osmane për t'u kthyer në vendlindje. Mbërriti më 6 nëntor 1888 dhe u bë abat i Mirditës janarit e vitit që pasoi, në krye të Abacisë nullius të Shën Llezhdrit në Orosh të Mirditës. Më 1890 dhe më pas në vitin 1894, shumë famulli iu bashkuan abacisë me në krye Doçin. Gjatë ekspeditës ndëshkimore të Turgut Pashës më 1910 ndonëse i mblodhën armët, me ndërhyrjen e abatit, Mirditës nuk iu prekën bajrakët siç po asgjësoheshin gjetiu.

Me zgjedhjet parlamentare pas shpalljes së kushtetutës osmane më 1908, Doçi i interesuar për të marrë koncensione për shfrytëzimin e pyjeve, ia dha votat e veta kandidatit të Komitetit "Bashkim e Përparim" Riza bej Kopliku. Me ndodhitë e Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, shkoi me njësitë vullnetare mirditore për t'i dalë në krah Princ Vidit.

Ndërroi jetë më 22 shkurt 1917.

Vepra

Shkrime

Doçi shkroi poezi, dy prej të cilave u botuan: njëra u botua në Livorno në një libër të Dhimitër Kamardës ku qenë mbledhur poezi në dialekte të ndryshme të gjuhës shqipe që i ishin kushtuar Elena Gjikës. Kjo vjershë është shkruar në 10 strofa me 6 vargje, me varg dhjetërrokësh. Titullin e ka "Kâjkë per Zojen Doren d'Istries" dhe fillon "Dheu i em! me trima plot nji herë,...".1925 P. Justin Rrota e riboton në veprën “Literatyrës Shqype” që vjersha të ishte në duart e shkollarëve të rinj.

Tjetra e ka titullin "Nji kushtrim Shqyptarvet" e cila fillon me fjalët "Trima, mrend! me dorë, me dorë!", e shkruar në tetë strofa me nga gjashtë rreshta tetërrokësh. Edhe kjo poezi, si e para, u botua gjatë kohës kur ishte student në Propagandën Fide. Përpos poezive të botuara kishte edhe të tjera në dorëshkrim.

Veprimtaria kulturore

Më 1899 themeloi shoqërinë "Bashkimi" në Shkodër, shoqëri e cila kishte për qëllim lëvrimin e gjuhës shqipe. Duke qenë se në Vilajetin e Shkodrës toleroheshin tekstet thjesht fetare katolike në gjuhën shqipe, zgjodhi që shumicën e bashkëpunëtorëve t'i kishte klerikë në mënyrë të tillë që mos të binte në sy të autoriteteve. Shoqëria synoi të njësonte shkrimin e shqipes rreth një alfabeti latin dhe pasi e farkëtoi alfabetin, në shtatë vite u shkruan 32 vepra, u ndoq nga "Albania" e Konicës, "Shpnesa e Shqypnís", "Kombi" i Bostonit dhe "Albania e Vogel". Përpos të përkohshmeve, alfabetin e "Bashkimit" e përdorën për veprat e tyre edhe autorë si Asdreni, Çajupi, Faik Konica, Sotir Peci, Fan Noli, etj.

Referime

Literatura

Tags:

Preng Doçi BiografiaPreng Doçi VepraPreng Doçi ReferimePreng Doçi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ilir Shaqiri (këngëtar)Egjipti i lashtëIkametiOrkideaMuzeu Historik KombëtarDita Ndërkombëtare e PunëtorëveLidhëzaEkuadoriAleksandri i MadhVitaminaDritaIslamiUjëvarat e MirushësLista e llojeve të sportitTurkmenistaniRrotullimi i Tokës rreth DiellitFosiletEmpatiaMatilda MakoçiYlliPiramidat e EgjiptitPërcjellësit elektrikLumi i NerodimësSarajet e bardhaFilozofiaPolimeriTë drejtat e njeriutBualli afrikanRrugaBesimet folklorike shqiptareËndrraEkonomiaSëmundjet e syritEnergjiaTiranaSistemi diellorMeteoriMatematikaShpallja e Pavarësisë së KosovësShiu acidikMargarita TutulaniBarokuAdolf HitleriDaulljaZgjoi /Hive (film)AlkooliTingulliMali i DajtitLeje DrejtimiMatjaKadri RoshiAntigona (mitologji)PeshaBeratiPashkëtVullkaniFiset ilireStatistikaIsmail KadareDokumentet e Gjuhes ShqipeHormonetMarsiDerivatiKloriLibrazhdiFigura stilistikeMacjaAbdyl FrashëriArtizanati i KukësitLeukocitHistoria e ShkodrësNëna surrogateDrogaRuandaGreqiaQytetet e ShqipërisëDita e ÇlirimitLufta e Parë Botërore🡆 More