Praga

Praga është kryeqyteti i Çekisë, e njëkohësisht qyteti më i madh në vend dhe metropoli më i rëndësishëm historik i krahinës së Bohemisë.

Ai renditet i 14-ti për nga madhësia në listën e qyteteve më të mëdha të Bashkimit Europian. Aktualisht qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 496 km2 me popullsi prej rreth 1,3 milion banorësh. Zona metropolitane e Pragës kishte në vitin 2004 (sipas Eurostat) rreth 2 milionë banorë.

Praga
Praha
Kryeqyteti i Pragës
Hlavní město Praha
Pamje nga Praga
Pamje nga Praga
Flamuri i Praga
Stema Praga
Nofka(t): 
Brukseli i Lindjes
Parimet: 
"Praga Caput Rei publicae"(Latinisht)
"Praga, Kreu i Republikës"
"Praga mater urbium"(Latinisht)
"Praha matka měst"(Çekisht)
"Praga, Nëna e Qyteteve"
"Praga Caput Regni"(Latinisht)
"Praga, Kreu i Mbretërisë"
Praga is located in Earth
Praga (Earth)
Koordinatat: 50°5′N 14°25′E / 50.083°N 14.417°E / 50.083; 14.417
ShtetiRepublika Çeke Republika Çeke
ThemelimiShekulli i 15-të
Qeveria
 • KryetariZdeněk Hřib (Piratët)
Sipërfaqja
 • Kryeqytet496 km2 (192 sq mi)
 • Sipërfaqe urbane
298 km2 (155 sq mi)
Lartësia më e lartë
399 m (1.309 ft)
Lartësia më e ulët
177 m (581 ft)
Popullsia
 (1 janar 2021)
 • Kryeqytet1.335.084
 • Dendësia2.700/km2 (7.000/sq mi)
 • Metro
2.709.418
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodet postare
100 00 – 199 00
Targat e automjeteveA, AA – AZ
PBR (nominal)2019
 – Gjithsej€60 miliard
 – Per capita€46,400
HDI (2019)0.968 – very high
Faqja zyrtarewww.praha.eu

Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës. Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin-kështjellë më të madh në botë, është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit. Në vitin 2007, 4 009 000 turistë vizituan qytetin. Viti 2006 e renditi Pragën si qytetin e tetë më të vizituar në Evropë e 2007-a të shtatin dhe në vendin e 19-të në rang botëror. Pseudonimet për Pragën përfshijnë "qyteti i artë" dhe "qyteti i njëqind majave". Ky i fundit u përdor për herë të parë nga historiani Josef Hormayer në fillim të shekullit 19-të. Në atë kohë këto maja i numëroi matematicienti e filozofi Bernard Bolzano, i cili arriti deri në 103 (duke përjashtuar ndërtesat private).

Fillimet e historisë

Vendi ku më vonë do ndërtohej Praga ka qenë i banuar që në periudhën e Paleolitit. Disa mijëra vjet më parë, rrugë tregtare që lidhnin Evropën Veriore me atë Jugore kalonin nëpër këto toka, duke ndjekur luginën e lumit. Rreth vitit 500 p.e.s, fisi Kelt i njohur si Boii, ishin të parët banorë të njohur të kësaj zone. Boii-t e emërtuan krahinën Bohemia dhe lumin Vltava. Ndërmjet shek. VI p.e.s dhe shek. IX e.s., fisi gjerman Marcomanni emigroi për në Bohemi dhe fise të tjera gjermanike vijuan gjatë shek. V e.s., por në shek VI. elita e tyre dhe shumica e popullsisë lëvizën për në zonën e Danubit që i hapi rrugë një fisi Sllav që pushtonte nga perëndimi, të ngulej në këtë zonë. Fisi Sllav Çek erdhi në Bohemi në shek. VI dhe u bë themeluesi i kombit çek.

Sipas legjendës, princesha Libuše, udhëhqëse e fisit Çek, u martua me një bujk të thjeshtë me emrin Přemysl dhe themeloi dinastinë me të njëjtin emër. Kështjella e princeshës, Libusin, ndodhej në Boheminë qendrore. Në një profetësi, thuhet se ajo parashikoi lavdinë e Pragës. Ajo pati një vegim: "Shikoj një qytet të madh, lavdia e të cilit do prekë yjet! Shikoj një vend në mes të një pylli, ku një shkëmb i thepisur ngrihet mbi lumin Vltava. Është një burrë, i cili po gdhend pragun (çekisht: prah) e shtëpisë. Një kështjellë e quajtur Pragë (Praha) do të ndërtohet aty. Sapo princët dhe dukët të ndalojnë para pragut, ata do ti përulen kështjellës dhe qytetit përreth saj. Do të nderohet, do jetë i famshëm, dhe lavde do ti thurë e gjithë bota."

Panoramë e Pragës nga kodra Petřín

Mesjeta

Që në fillimet e shek. XII, Praga ishte një qytet në zhvillim, mbi të cilin ngrihej kështjella madhështore. Tregtari Ibrahim Ibn Jacob e përshkruante Pragën në shek. X si një "qytet prej guri", që në atë periudhë ishte cilësi e qyteteve të pasur. Praga e atëhershme ndodhej në zonën e sotme të Qytetit të Vjetër (çekisht Staré Město). Emërtimin i Vjetër, respektivisht në gjuhën latine Maior, që do të thotë gjithashtu i Madh, qyteti e mori kur Přemysl II. Otakar i dha të drejta zonës nën kështjellës në vitin 1257, që ishte e banuar që prej shek. X. Kështu u themelua Qyteti i Vogël i Pragës, ose Lagjja e Vogël (çekisht Malá Strana). Fluksi dhe veprimtaria e artizanëve dhe tregtarve në të dy qytetet u rrit vrrullshëm sidomos gjatë sundimit të Karlit IV.

Praga 
Panoramë e Pragës e fund shek. XV.

Praga u kthye në rezidencë perandorake dhe Karli IV synonte ta kthente në qendrën e Perandorisë së Shenjtë Romane. Sipërfaqja e përkufizuar nga muret e lagjeve të Pragës shumë shpejt u mbipopullua, deri sa perandori mori vendimin dhe në vitin 1348 themeloi Qytetin e Ri të Pragës (Lagjen e Re), që shtrihej në zonën midis Vyšehrad dhe Qytetit të Vjetër. Ky u mbush dhe u popullua gradualisht me rezidenca, kisha, manastire e tregje. "Madhësia dhe shkëlqimi i Pragës së asaj periudhe krahasohej me atë të Romës, Firences, Parisit, Këlnit" shkruan František Palacký për kryeqytetin e Karlit IV.

Bashkimi i Qyteteve të Pragës

Praga 
Kisha Tyn në Sheshin e Qytetit të Vjetër

Përpjekja e parë për të bashkuar qytetin e vjetër dhe të ri u zhvillua në 1518 me nxitjen e qytetarëve të Qytetit të Vjetër të drejtuar nga Jan Paška. Në vitin 1523, mbreti Ludvík Jagellonský konfirmoi njësimin e Këshillit të qytetit dhe legalizoi bashkimin e lagjeve. Praga e bashkuar u nda përsëri në vitin 1528. Bashkimi i qyteteve të Pragës në një njësi administrative u arrit vetëm në vitin 1784, gjatë sundimit të perandorit Joseph II. Qyteti mbretëtor i Pragës përbëhej nga Qyteti i Vjetër, Qyteti i Ri, Lagjja e Vogël dhe Kështjella e Pragës, së cilëve iu bashkngjitën gradualisht edhe Josefov, Vyšehrad e Holešovice.

Në fund të shekullit XIX, niveli i indstustrializimit së Pragës, zhvillimi me shpejtësi i sistemit hekurudhor e ndërtimi i fabrikave ishin disa herë më lart dhe të pakrahasueshëm në të gjithë territorin çek. Në vitin 1893 filloi rinovimi urban i Pragës, i cili preku lagjen çifute Josefov dhe Podskalí; filloi të zhvillohen linjat hekurudhore elektrike, e në vitin 1901 qytetit ju bashkua lagjja Libeň.

Pavarësia e shtetit çek u shpall në fund të Luftës së parë botërore, të cilit ju bashkua edhe Sllovakia. Kjo periudhë u shoqërua me shkatërrimin ose heqjen e disa simboleve të monarkisë austro-hungareze, si psh Kolonës Marian në Sheshin e Qytetit të Vjetër, e më vonë një monument i Marshallit Vaclav Radecky në Sheshin e Qytetit të Vogël dhe një statujë e perandorit dhe mbretit Franc I. në bregun Smetana, ku u rikthye në vitin 2003.

Praga vazhdoi të modernizohej e zhvillohej si kryeqytet i shtetit të sapoformuar Çekosllovak. Në 1922 u themelua Praga e Madhe (çekisht Velká Praha), e cila përfshinte të gjithë lagjet e rrethinat deri në atë kohë të pavarura si Vinohrady, Nusle apo Košíře. Qyteti, ku jetonin popullsi çeke, gjermane e çifute, u shndërrua në qendër të rëndësishme kulturore.

Qytetet partner

Shiko edhe këtë

Referime

Lidhje të jashtme

Praga  Commons: Praga – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale



Tags:

Praga Fillimet e historisëPraga MesjetaPraga Bashkimi i Qyteteve të PragësPraga Qytetet partnerPraga Shiko edhe këtëPraga ReferimePraga Lidhje të jashtmePragaLista e qyteteve më të mëdha të BERepublika Çeke

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Arsimi në ShqipëriKëngët e MilosaosLeonardo da VinçiPrishtinaNaum VeqilharxhiNjerëz dhe FateElektromagnetiAriLetërsia e vjetër shqiptareZgjebjaLufta e FtohtëMultiple sklerozaNumrat dhjetorAlbert AjnshtajniPedagogjiaEnergjia dielloreSiguria kibernetikeLista e festave në ShqipëriElefantiTumori i truritGlobalizimiErnest KoliqiFacebookCristiano RonaldoOlen CesariHarta e BotësMigjeniTrupi i njeriutPjetër BogdaniShpikje te ndryshmeLopaGreqiaKosovaLigji i ArkimeditArabia SauditeEmrush XhemajliBurreliBakteriFerma VIPDante AligieriDita e TokësFeminizmiHebrenjtëForca e Sigurisë së KosovësDendësia e popullsisëNdotja e ujitTë drejtat e njeriutMejozaSistemi diellorLuigj GurakuqiKalatë e ShqipërisëÇifteliaHekuriRiciklimiQelizaSpanjaEnergjia elektrikeLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeDeti MesdhePlisi (lashtësi)PitagoraVullkaniLista e kafshëve të egraAhmet KrasniqiDielliAventurat e Tom SojeritDon Kishoti i MançësAlkaloidetKafejaTelefoniAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianNdotja e ajritBeratiLogopediaLumi i DanubitNumriKuzhina shqiptareÇamëria🡆 More