Portet E Shqipërisë

Portet kryesore e Shqipërisë janë në Durrës, Shëngjin, Vlorë dhe Sarandë.

artikull-listë e Wikimedias
Portet E Shqipërisë
Portet kryesore e Shqipërisë

Portet në bregdetin shqiptar kanë funksionuar që në kohët e lashta, si në Dyrrah, Ulqin, Tivar, Aulonë (Vlorë), Apoloni, Onhezmi (Sarandë) etj. Gjatë periudhës së principatave u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg dhe Spinaricë, zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.

Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Portet kryesore

Porti i Shëngjinit

Porti i Shëngjinit ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë, rreth 8 km nga qyteti i Lezhës. Nga qershori i vitit 2009 është aktivizuar linja e tragetit Shëngjin - Bari i Italisë. Ky fakt e shndërron portin edhe në vendkalim kufitar duke bërë të nevojshme ndërtimin e terminalit për trajtimin e udhëtarëve dhe trageteve, stacionimin e policisë kufitare dhe doganave. Qeveria shqiptare e ka caktuar atë të Shëngjinit si portin preferencial për Republikën e Kosovës.

Porti i Durrësit

Porti i Durrësit ndodhet në Shqipërinë e mesme. Ky është porti me i madh dhe i rëdësishëm i vendit dhe shërben si vendkalim kufitar që në kohë të hershme. Ka lidhje trageti të përditshme me portin e Barit dhe lidhje disa ditë në javë me portet e Ankonës dhe Triestes në Itali. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindërtua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj. Porti kryesor i vendit mbetet ai i Durrësit.

Porti i Vlorës

Porti i Vlorës është porti i dytë më i madh në Shqipëri dhe ndodhet në jug të Shqipërisë. Ka lidhje trageti të rregullta me portin e Brindizit në Itali.

Porti i Sarandës

Porti i Sarandës është porti i katërt në Shqipëri dhe ndodhet në jug të vendit. Ka lidhje trageti me ishullin e Korfuzit në Greqi.

Portet e karburanteve

Porto Romano

Porti i karburanteve MBM gjendet në Porto Romano, Durrës.

Petrolifera

Porti i karburanteve Petrolifera Italo Albanese Sh.A. gjendet në Gjirin e Vlorës.

Portet tjera

Porti i Himarës

Porti i Himarës ndodhet në jug të Shqipërisë në rrethin e Vlorës. Ndonjëherë shërben si vendkalim kufitar pasi aty mbërrijnë dhe nisen anije turistike nga Korfuzi i Greqisë.

Statistika

Transporti detar
Porti Volumi i mallrave të përpunuara

(2021)

Trafiku i pasagjerëve

(2021)

ton gjithsej
Durrës 6,191,738 688,586
Vlorë 121,743 101,017
Shëngjin 226,309
Sarandë 63,791

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Portet E Shqipërisë Portet kryesorePortet E Shqipërisë Portet e karburantevePortet E Shqipërisë Portet tjeraPortet E Shqipërisë StatistikaPortet E Shqipërisë Shih edhePortet E Shqipërisë ReferimePortet E Shqipërisë Lidhje të jashtmePortet E ShqipërisëDurrësiSarandaShqipëriaShëngjiniVlora

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AmerikaDevejaPjetër BudiTom SojerAmerika JugoreFormat e shtjelluara të foljesInteligjenca artificialeProlaktinaPjetër BogdaniRevolucioni industrialËndrraTargat e automjeteve të ShqipërisëTurbinat me erëTelefoniGreqiaAli AhmetiBiosferaAutobiografiaSami FrashëriRilindjaFahrije HotiFusha magnetikeNamazi i SabahutTeorema e PitagorësBashkimi EvropianFoshnjaNinullaGjallesat në zhdukjeKundrinoriDaulljaKarizmaGjilaniErnest HemingwayLimfocitiShqiponjaMehmed pashë BushatlliuLiqeni i ShkodrësRadioaktivitetPejgamberët në IslamKatroriAmerika VerioreHistoriaDritëro AgolliForcat e Armatosura të ShqipërisëQyteti i KukesitHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiShenjat astrologjikeFerizajiFara e ZezëEkosistemiDita Botërore e MjedisitPërcjellësit elektrikFabulaAlfabeti shqipRrethi i MatitYndyraFjalë të urtaKarbohidratetTurqiaStreptokoketKaliHonore de BalzakPiramida e KeopsitAriuLëvizjaMjedisi natyrorÇarls DarvinRrezet ultravjollcëLekë DukagjiniFamiljaPeshkuBurimet natyrore të KosovësVideosexFiset shqiptareAkiliLista e shteteve të EvropësEnergjia dielloreEritrocitiTetova🡆 More