shqipëria

shqipëria
Hyrja

shqipëria

Shqipëria është një shtet në Evropën Juglindore. Kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndmi, Kosova në verilindje, Republika e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug dhe juglindje. Në perëndim laget nga Deti Adriatik, ndërsa në jugperëndim nga Deti Jon.

Paraardhësit e shqiptarëve janë ilirët, të cilët banonin një territor në Ballkanin perëndimor nga lumi Sava, Drava në veri dhe deri në Gjirin e Ambrakisë në jug. Trevat e banuara nga shqiptarët kanë qënë për shumë kohë pjesë të Perandorisë romake, bizantine dhe otomane. Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912.

Shqipëria është anëtare e OKB, NATO, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshilli i Evropës, Organizata Botërore e Tregtisë, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe një nga anëtarët themelues të Bashkimit për Mesdheun. Shqipëria ka qenë një kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga janari i vitit 2003, dhe aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE më 28 prill 2009.

Lexo më tej...

Flamuri | Stema | Himni

shqipëria
Artikulli i muajit

shqipëria

Riviera shqiptare (ose Bregdeti apo Bregu) është një zonë bregdetare në Qarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit nën Malësinë e Akrokerauneve në jug të Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar me Bregdetin shqiptar në tërësi që përfshin Rivierën si dhe plazhet e sheshta ranore të Shqipërisë qendore dhe veriore. Tradicionalisht, ky rajon fillon me Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatart Borsh, Himarë, Qeparo, Piqeras dhe përfundon me Lukovën.

Burime të tjera shënojnë Sarandën ose Ishullin e Tongos si pikë mbarimi dhe Vlorën ose Gadishullin e Karaburunit si pikë fillimi. Riviera shqiptare u shpall nga Frommer's si Destinacioni më i Çmuar i vitit 2012.

shqipëria
A e dini se...

  • ... Skënderbeu me ushtinë e tij kanë vrare mbi 1,500,000 ushtarë osmane.
  • ... Shqipëria dhe Spanja janë të parët për ditët diellore në Evropë.
  • ... Shqiptarët dhe Grekët ishin banorët e parë në Evropë.
  • ... Bregdeti shqiptar është 316km i gjatë.
  • ... Ahmet Zogu - Mbreti i Shqipërisë ka hyre në librin e rekordeve gines si njeriu i cili ka thithur më shume cigare në botë.
  • ... Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura "qark" të cilat ndahen më tutje në 61 nën-njësi të quajtura "bashki". Kryeqyteti Tirana ka një status të veçantë. ...

shqipëria
Fotografia e muajit

Bregdeti shqiptarë
Bregdeti shqiptarë

Bregdeti i Shqipërisë

shqipëria
Jetëshkrimi i muajit

Abdyl Frashëri(1839 - 1892 )

Patriot demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Lindi në Frashër (Përmet) në familjen e një spahiu të vogël të deklasuar; vëllaj i madh i Naim Frashërit dhe Sami Frashërit. Abdyl Frashëri e kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së ...

shqipëria
Thënie

Burri lidhet për gjuhë, kali për kapistre.

— Elbasan

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.

— Kolonjë

Ku është besa aty është dhe shpresa.

— Korça

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.

— Korça

Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj.

— Korça

Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.

— Korça

Ruaje atedhenë si Shqiponja folenë.

Gjuha ruhet atje ku shkruhet.

— Korça

shqipëria
Portale të ngjashme

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ArkitekturaFaik bej KonicaNarcisizmiBashkimi EvropianPlastikaZona urbaneLufta e KosovësKarnavaletSistemi muskulorIlir MetaMatematikaPenisiPërcjellësit elektrikStema e ShqipërisëHistoria e TokësDeti AdriatikAthinaLuledielli24 PrillBalenaAriZvicraArbëria në MesjetëDua LipaBasketbolliOrkideaMbretëria e DardanisëKonfliktet Malazez-ShqiptarKukësiKometaBosnja dhe HercegovinaVallet shqiptareLista e llojeve të sportitLepuriNelson MandelaToskërishtjaPersonat me aftesi te kufizuaraInteligjenca artificialeLista e shkrimtarëve shqiptarëViktor CanosinajSkeleti i njeriutBurimet natyrore të KosovësAeroplaniDemografia e KosovësGjithësiaDhelpraParahistoriaZona ruraleAnkthiEnergjia elektrikeTingulliPsoriazaSistemi i tretjesMjedisi natyrorAlkooliSëmundja e LeukemisëVirusiSëmundjet e trashëgueshmeTeoria e probabilitetitIliadaKuzhina shqiptareDemenca23 PrillMesjetaMetriCikli i UjitNëna surrogateHidrokarburetGrupet e gjakutWarnerMediaNdotja e ujitUjkuGjakuPashkëtKalaja e ElbasanitADNGjeometriaDrita elektrike🡆 More