Popujt Dardikë

Popujt apo fiset Kalash(Kalasha), Hunza e Pamir jane njerez vendas Dardik (Dardiket janë një grup njerëzish qe kryesisht gjenden në Gilgit-Baltistan te Pakistanit verior dhe Khyber Pakhtunkhwa, Jammu te Indisë veriore dhe Kashmir, dhe Afganistanin lindor.) Ky komunitet flet gjuhe Dardike e cila ka ngjashmeri te madhe me gjuhen shqipe, kryesisht me shume ngjashmeri me gjuhen Ilire.

Religjioni i tyre është sikurse te Ilirët ajo Pagane dhe mu për këtë shkak popujt e tjerë për rreth tyre i quajn Jezit apo të pa fe.

FISET

Fisi Hunza

Këta njerëz nuk janë produkt i legjendës, nuk banojnë në një vend qe është utopi mitike. Ata e quajnë veten të Hundozë dhe jetojnë në atë që njihet si çati e botës - majat malore të Himalajeve. Për të qenë më të saktë, vendi Hunza, me një popullsi prej vetëm 30,000, është vendosur në pikën ekstreme veriore të Indisë, ne kufijë me Kashmir, Kinë, Indi dhe puqen me Afganistan. Thuhet se ky grup i vogël njerëzish, që banojnë në një luginë të paarritshme rreth 3000 metra mbi nivelin e detit, janë të prerë pak a shumë plotësisht nga bota e jashtme. Thuhet gjithashtu se ata janë populli më i lumtur në tokë.

Fisi Kalash(Fisi i bardhe)

Në malet e Hindu Kushit në Pakistan, gjashtë mijë apo më shumë njerëz jetojnë të cilët duken të shëndosha dhe shumë të ndryshme nga fqinjët e tyre. Ata pretendojnë se kanë jetuar në zonë për mijëra vjet dhe ata të duken në cdo menyre, Europian. Shumica e Kalasheve kanë sy blue dhe flokë të verdha, disi një anomali në Pakistan! Disa besojnë se ata janë pasardhës të ushtrise se Aleksandrit të Madh edhe pse origjina e tyre etnike e vërtetë ështe ende e pavërtetuar. Fillimisht eshte menduar se kane lidhje me Greket, por pastesteve te ADN-s nuk eshte vertetuar kjo gje. Asnjehere nuk jane bere teste te ADN-s per te vertetuar se a kane lidhje me Shqiptaret, edhe pse ngjasimet jane tmerresisht te medha. Ata jetojnë në Kalasha Desh - e cila përkthehet si tri luginat e Kalash - dhe që është kufiri games se ketyre popujve. Ekzistojnë vetëm rreth pesë mijë folës të gjuhës qe kan mbetur tanime, Kalasha, kjo do të thotë se ajo është e rrezikuar në mënyrë kritike. Megjithatë, mendohet se gjuha ndoshta kurrë nuk kishte më shumë se disa dhjetëra mijëra folës ndonjehere.

Fisi Pamir

Në rrethin Malit-Badakhshan të Republikës taxhike, në luginat e thella, e te larta malore të Pamirit perëndimor jetojnë Pamirianet. Ata e quajnë veten "taxhikët Pamirian" për të dalluar veten nga taxhikët fqinje (mbiemri "Pamirian" ka fituar kuptime të veçanta etnike në kohët e fundit, vlene te permendet se vendi Pamir eshte jashtzakonisht i bukur qe nderlidhet menjehere me fjalen pamje e mire e gjithashtu edhe me vet emrin PAMIR). Hulumtuesit I kanë quajtur ata "fiset Iranian të Pamirit Perëndimor", "malësorë të lumit tee perm Pyandj", "popujt e Pamirit", "Prepamir Popujt," dhe "taxhikët Pamirian.". Pamirianet ran nën ndikimin e fortë të fqinjëve të tyre, veçanërisht te taxhikëve, dhe asimilimi i Pamirianeve nga taxhikët vazhdon. Ky proces shumë i vjetër është shoqëruar me zhvillimin e dygjuhësisë. Ndër Pamirian që jetojnë përtej kufirit, përveç gjuhës se tyre amtare (në të cilat ata janë analfabetë), ata gjithashtu, për pjesën më të madhe, zoterojne një gjuhë të dytë, në të cilën ata marrin arsimimin e tyre formal. Kjo gjuhe eshte konsideruar shume unike per vendin ku ata jetojne, por koheve te fundit jane zbuluar shume fjale qe kan ngjasim me gjuhen shqipe e ate ilire.Ata kanë ngjyrë të bardhë lëkure, jane kryesisht te gjate, fizionomia e fytyres se tyre perkon kryesisht me fizionomine e fytyres se Ilireve te lashte. Fytyre e gjate qe ka forme e cila perkon me nje drejtkendesh nga largesia, fytyre simetrike, hunde e drejte dhe mesatare, balli I madh dhe I gjere. Kane shtat te gjate. Keto tipare jane ne kundershtim te plote me tiparet e Pakistanezeve dhe popujve rreth Pakistanit. Ky është një fakt të cilin edhe ata vetë e pranojnë.

Kultura

Muzika e tyre autoktone e njëjtë me muzikën folklorike shqipe, dhe me të dëgjuar, nuk do të keni mundësi të dalloni cila është muzikë shqiptare apo cila është muzikë e ketyre popujve. Për më tepër, vallëzimet e tyre tradicionale ngjajnë shumë me vallëzimet shqiptare (Vallja e tyre e shqiponjave eshte identike me vallen shqipe te shqiponjave) dhe simbolet e tyre janë simbolet identike të cilat janë përdorur prej ilireve të lashtë. Sikur muzik ashtu edhe doket, madje edhe besimi i disa fiseve i ngjajnë shumë atyre të Ilirëve. Dhe traditë e këtyre besimtarëve ishte nëse dikush ndërronte besimin ai izolohej ose duhej ta braktiste tëresisht fashatin.

Lidhjet me Shqiptaret dhe Ballkanin

Këto fise të Pakistanit pretendojnë se janë pasardhësit e drejtpërdrejt të Aleksandrit të Madh. Ata flasin një gjuhë e cila është e ngjashme në shumë fjalë me gjuhën shqipe, kanë veshjet kombëtare të cilat u ngjajnë shumë veshjeve antike shqiptare, ata madje edhe i thërrasin me emrin shallvare. Muzika e tyre autoktone e njëjtë me muzikën folklorike shqipe, dhe me të dëgjuar, nuk do të keni mundësi të dalloni cila është muzikë shqiptare apo cila është muzikë e Hunza. Vallëzimet e tyre tradicionale ngjajnë shumë me vallëzimet shqiptare dhe simbolet e tyre janë simbolet identike të cilat janë përdorur prej ilireve të lashtë. Sipas këtyre dëshmive edhe pas 23 shekujve, ende ka gjurmë të shqiptarëve në Pakistan, madje dhe ne Egjipt. Fatkeqsisht ende asgje nuk eshte vertetuar gjenetikisht, po ngjasimet jane shume te medha.

Fiset me prejardhje shqiptare ne Pakistan[lidhje e vdekur] Kalash The White Tribe Pamir People Pamirs Health Secrets of Hunzas

Tags:

Popujt Dardikë FISETPopujt Dardikë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Piramidat e EgjiptitIndiaLufta e Parë BotëroreShkupiKarnavalet brazilianeShtetet e Bashkuara të AmerikësGjergj FishtaTelefoniSavanaTretësiratHistoria e TiranësLuiz EjlliMatematikaVlerësimi i nxënësveKarbohidratetTestosteroniFutbolliRevolucioni i dytë industrialNdajfoljaParalelogramiFotoaparatiDashuriaGrupet e gjakutLetërsia shqipeDevejaDrini i BardhëDante AligieriLeukocitSëmundja infektiveDritaMehmet FatihuJaponiaLista e vendbanimeve ilireShqipëriaBletaHans Kristian AndersenBimësiaFyelliAeroporti i PrishtinësInternetiMeshariAtmosferaMigrenaJudaizmiLuigj GurakuqiTrupat e Sistemit DiellorMamuthi leshatorParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaKryefjalaSuediaBujqësiaIsa BoletiniMbipeshaAmerika JugoreAzotiDubaiBakteriGjeniKultura e ShqipërisëHistoria e gjeometrisëOsteoporozaÇarls DarvinKuvendi EvropianTrupi i njeriutMejozaFoshnjaKometaDuhaniZinxhiri ushqimorEdi RamaJava (gjuhë programimi)Mësonjëtorja e KorçësPaneli diellorTargat e automjeteve të KosovësAlbert AjnshtajniShiu acidikXhensila MyrtezajLasgush Poradeci🡆 More