Politika Fiskale

Me politikë fiskale kuptojmë aksione të caktuara nga ana e qeverisë, aksione këto të ndërmarrura në fushën e tatimeve, të pagesave transferuese si dhe shpenzimet qeveritare me të cilat ndikohet në nivelin e rritjes ekonomike etj.

Politika fiskale

Politika fiskale në vete ngërthen disa qëllime siç janë: të zvogëlojë ndikimin e cikleve ekonomike në rritjen ekonomike, në punësim, poashtu të ndihmoj në drejtim të rritjes së saj në mënyrë që të sigurojë nivel të punësimit më të lartë. Si rol kyç në rritjen e tatimeve luajnë edhe shpenzimet qeveritare, të cilat ndikojnë negativisht në rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve. Mirëpo ajo çfarë duhet qeveria të bëjë kundrejt kësaj gjendje është që të bëjë uljen e tatimeve pa e zvogluar ose rritur nivelin e shpenzimeve, pra duke tentuar që Politikat fiskale tatimet t`i mbaj të pandryshueshme. Këtu mund të ndeshemi me fazen e ekspansionit, d.m.th ku shpenzimet e firmave dhe konsumatorëve rriten, ekonomia në këto kushte futet në fazën e ekspansionit. Nga kjo na bënë të kuptojmë se kur ulen tatimet, individëve dhe firmave u mbetën më shumë të ardhura për të shpenzuar, poashtu politika fiskale nganjëherë përdoret edhe për të ngadalsuar rritjen ekonomike. Në kuadër të politikës fiskale hyjnë edhe të hyrat publike, me të hyra publike kuptojm të gjitha ato mjete që shteti i arkëton në buxhetin e vet për qëllim të plotësimit të nevojave publike siç janë: shkolla, universitetet, spitalet etj. Këto mjete sigurohen nga tatimet të cilat qytetarët janë të obliguar të paguajnë.

Tatimet

Gjithashtu pjesë e politikës fiskale janë edhe tatimet, me tatime kuptojm pagesa të detyrueshme që shteti i cakton popullit, e me mjetet që grumbullohen nga këto pagesa, shteti tenton t`i mbuloj shpenzimet publike.

Tatimet kanë edhe një rol të rëndësishëm, ku përmes tyre shteti ndikon në vëllimin dhe në strukturën e investimeve.

Tatimet klasifikohen në tatime:

  • të drejtpërdrejta dhe
  • te tërthorta.

Tatimet e drejtpërdrejta

përfshihen produktet e krijuara, të ardhura e siguruara dhe vet pasuria, këtu bëjnë pjesë:

  • tatimi mbi pasurin,
  • tatimi mbi fitimin,
  • tatimi në të ardhura etj.

Tatimet e tërthorta

Tatimi mbi

  • qarkullimin,
  • doganat,
  • akcizat,
  • taksat etj.

Shpenzimet publike

Përfaqësojnë një pjesë të produktit të brendshëm bruto, që ndahet për plotësimin e nevojave të përgjithshme të vendit.

Ekuilibri buxhetor

Me buxhet nënkuptojmë një harmoni ndërmjet të hyrave publike dhe shpenzimeve publike, teprica e tyre quhet suficit, kurse tejkalimi i shpenzimeve në krahasim me të hyrat, njihet si deficit. Kur rriten të ardhurat e qeverisë kjo bënë të kuptojmë se janë mbledhur më shumë tatime dhe taksa.

Huat publike

Kur shteti nuk është i aftë që t`i mbulojë vetvetiu shpenzimet (nevojat) shtetërore, atëherë ai i praktikon huat publike, këto hua janë të kthyshme. Mangësite e Huave publike janë; Shteti krijon varësi nga Huaja Publike, gjithashtu krijohen edhe grupe të caktuara të shoqërisë të cilët krijojnë varshmëri nga kthimi i Huasë publike, e mete tjetër është se edhe kamata duhet kthyer.

Tags:

Politika Fiskale Politika fiskalePolitika FiskaleQeveriaTatimi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Armët e SkënderbeutVenaFlamuri i ShqipërisëElefantiShkupiEgjipti i lashtëSportiFosiletPunime artizanaleHistoria e DurrësitMetaletMajmuniIshemiaIndiaMutacioniEdi RamaIliriaRomeo dhe ZhuljetaTumori i truritQemal StafaKuvendi EvropianAli PodrimjaAjriEfekti serrëKosova në Luftën e Dytë BotëroreZënia e Diellit (Eklipsi)BioteknologjiaKlima e ShqipërisëMadhësitë fizikeTiroidetDemencaLulekuqjaLegjendaLimfocitiRugova (rajon)Gjeografia e IranitAfrikaSistemi diellorHumanizmiMid'hat FrashëriPashallëku i JaninësBunkerët në ShqipëriHistoria e TiranësLista e aktorëve të teatrit shqiptarInternetiIsa BoletiniArti në ShqipëriBashkimi SovjetikValët elektromagnetikeRobotikaNeptuniShoqëriaFluturaQytetet e ShqipërisëFabulaButrintiBullizmiVeshkaLidhëza bashkërenditëseKundrinoriVojo KushiShqiptarët në Maqedoninë e VeriutDhelpraLahutaArtriti ReumatologjikPerandoria RomakeAngliaAriGravitetiShtetet anëtare të Bashkimit EvropianAnton PashkuMustafa Qemal AtaturkuForca e Sigurisë së KosovësHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiTrëndafiliTrupat e Sistemit DiellorEmrush XhemajliVerdhëza🡆 More