Pjetër Arbnori: Politikan shqiptar

Pjetër Arbnori (Durrës, 18 janar 1935 - Napoli, 8 korrik 2006) ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Ai është quajtur "Mandela i Ballkanit", për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste per 28 vjet.

Pjetër Arbnori
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
19912001
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
6 prill 1992 – 24 korrik 1997
Paraprirë ngaKastriot Islami
Pasuar ngaSkënder Gjinushi
Të dhëna vetjake
U lind më18 janar 1935
Durrës
Vdiq më8 korrik 2006
Napoli, Itali
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePD
Punësimipolitikan, shkrimtar

Biografia

U lind më 18 janar 1935 në Durrës, në gjirin e një familjeje shkodrane me prejardhjen nga lokaliteti buzëliqenor i Shirokës, i biri i Filip Tomës dhe Gjystinës. I ati oficer xhandarmërie, mori pjesë në qëndresën kundër pushtimit italian më 7 prill në Durrës, drejtuar nga Abaz Kupi. Më 1940 familja qe vendosur në Ersekë dhe i ati shërbente në luftën italo-greke, Pjetri ndoqi në Mësonjëtoren e Korçës klasën e parë fillore. Dimrin e 1940 familja pa të atin, që shërbente në luftë, u kthye në Shkodër, ku blenë një shtëpi në Shirokë dhe Pjetri vijoi mësimet në shkollën lokale.

Më 1942 Filipi u vra në përpjekje me pritën e çetës së Teki Kolanecit, Petrit Dumes dhe Nevzat Haznedarit.

Pjetri klasën e tretë të fillores e ndoqi në Kolegjin Saverian dhe më pas shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "29 Nanduer", shkolla në të cilat figuronte i regjistruar Pjetër Filipi. Në vitet 1949-50 u organizua me shokë e bashkëmoshatarë në grupe trevetëshe që shtypnin dhe shpërndanin trakte, grumbullonin dhe transportonin traktet e Komitetit "Shqipëria e Lirë" që hidheshin nga avionët. Me të kryer maturën për violinë, duke pasë qenë në orkestrën e filarmonisë së Shkodrës, mësuesi i tij Prenk Jakova bëri të mundur që të shkonte mësues si fillim në shkollat e qytetit. Pasi u pushua nga puna, iu gjet një vend në një shkollë tetëvjeçare në Dukagjin. Më pas shkoi ushtar dhe nisi punën në bujqësi në fermën Xhafzotaj, më pas në SMT Shijak. Më 1957 iu dha leje që të vazhdonte me korrespondencë Universitetin Shtetëror të Tiranës. Me vendim të Komitetit të Partisë në Durrës u caktua mësues letërsie në Shkollën e Mesme Bujqësore në Golem, nën emrin Pjetër Toma.

Më 1962 u arrestua i akuzuar se kish dashur të formonte një parti social-demokrate, gjë për të cilën u dënua me 25 vjet burgim. Pas tetëmbëdhjetë viteve burgim e ridënuan me 10 vite të tjera burgim.

Në kushtet më të vështira në burg ai shkroi një pjesë të madhe të veprës së tij letrare. Në kohën që periudha e dënimit të tij po përfundonte, atë e dënuan përsëri me dhjetë vjet burg. Në gusht të vitit 1989 Pjetër Arbnori u lirua nga burgu. Arbnori kaloi 28 vjet në burgun e Burrelit. Ai u arrestua në moshën 26 vjeçare dhe u lirua kur ishte 54 vjeç.

Në janar të 1990 ai mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

Me ndihmën e tij u bë e mundur atdhesimi i eshtrave të shkrimtarit çam Bilal Xhaferri.

Në vitin 1997, Partia Demokratike tij humbi zgjedhjet ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryesuar nga Fatos Nano, pas trazirave të shkaktuara nga rënia e skemave e piramidale, që kishte shkaktuar shkatërrimin financiar të mijëra vetëve. Për Pjetër Arbnorin shpejt u bë e qartë se, ekzistonte rreziku që censura që ishte e zakonshme nën regjimin e vjetër të mund të rivendosej. Kështu, kur stacioni televiziv shtetëror nuk pranonte të transmetonte deklaratat dhe nismat e partisë opozitare, ai hyri në grevë urie. Fama e "Mandelës së Ballkanit" tërhoqi vëmendjen e shumë qeverive të botës perëndimore, mbështetja e të cilëve e detyroi koalicionin e shumicës së majtë në Parlament për të rishikuar qëndrimin e saj dhe të miratojë një garanci formale të pavarësisë së shtypit nga ndërhyrja e shtetit. Ndryshimi në ligj u njoh si "Amendamenti Arbnori".

Pjetër Arbnori vdiq në Napoli, Itali ku kishte shkuar pas një hemorragjie celebrale. Ai ishte i martuar dhe la dy fëmijë. Partia Demikoratike, që kishte ardhur në pushtet në këtë kohë, e nderoi atë duke zhvilluar një ceremoni zyrtare shtetërore.

Vepra letrare

  • “Kur dynden vikingët”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1992
  • “Mugujt e mesjetës”, roman, 1993
  • “Bukuroshja me hijen”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1994
  • “E bardha dhe e zeza”, roman, 1995
  • “E panjohura”, Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996
  • “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, roman, 1997, për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet burg.
  • “Vorbulla”, roman, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1997
  • “Letër nga burgu”
  • “Nga jeta në burgjet komuniste” (studime historike 1992)
  • “Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman, 2000
  • “Lufta për të mbetur njeri”, intervista, 1990-2000
  • “Historia e Anglisë”, Andre Morua, përkthim, 1996

Nderimet

  • Mësues i Popullit
  • Pishtar i Demokracisë
  • Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës
  • Urdhri "Nënë Tereza"
  • Gjergj Kastrioti Skënderbeu
  • Who is Who
  • Urdhri "Nderi i Kombit", dekorohet (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.

Politikë

  • Deputet në pesë legjislatura
  • Kryetari Kuvendi: 1992-1997
  • Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut
  • Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun.
  • Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
  • Anëtar i Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme
  • Kryetari Forumit: “Të drejtat e njeriut kundër dhunës policore”

Shiko dhe këtu

Pjetër Arbnori: Biografia, Vepra letrare, Nderimet  Wiki Libri: Kushkuj - Pjetër Arbnori


Referime

Literatura

  • Hysa, Shefki (2008). Diplomacia e vetëmohimit: zhvillime të çështjes çame: publicistkë. Tiranë: Kristalina-KH. ISBN 978-99956-650-3-6.
  • Musta, Agim; Memisha, Enver (2006). Antologji e plagëve nën terrorin komunist. Tiranë: Geer. ISBN 99943-38-12-9.

Tags:

Pjetër Arbnori BiografiaPjetër Arbnori Vepra letrarePjetër Arbnori NderimetPjetër Arbnori PolitikëPjetër Arbnori Shiko dhe këtuPjetër Arbnori ReferimePjetër Arbnori18 janar193520068 korrikDurrësiNapoli

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ndikimi i njeriut mbi floren dhe faunenNaim FrashëriNënë TerezaAstronomiaBaza e të dhënaveDrini i BardhëLazeriNdotja akustikeUjëvarat e MirushësMësonjëtorja e KorçësSinuzitiKryefjalaLëkuraKimiaDaulljaVeshiApoloniaAzia LindorePeshkopiaFeja në ShqipëriMajat më të larta malore në KosovëShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreKarbohidratetKloriGjithësiaKategoria SuperioreAziaLista e elementeve kimikëGjenetikaEnergjia e erësPulsi i zemrësQelizaTeknologjiaDita e TokësZbulimi i zjarritLugina e ValbonësShqipëria në vitet 1912-1939Asdren GjikolliDerivatiTurizmi në ShqipëriKinaSavanaVirusiLista e sulltanëve të Perandorisë OsmanePrizreniSpanjaHIV/AIDSPubertetiKalaja e PrezësEmiratet e Bashkuara ArabeMenopauzaAcidiParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaRryma elektrikeAutobiografiaSeladiniAustriaRebelimi i vitit 1997Rrezet ultravjollcëPanairi i botësPoeziaEdi RamaUniversiteti i PrishtinësVaso pashë ShkodraniMasturbimiSindroma DownEkosistemiSulfuriMuzika shqiptarePsikologjiaParafjalaThethiTiroidetProteinaVitamina DMutacioniDiabetiHarry PotterBulimia🡆 More